{"id":5330,"date":"2020-07-30T15:58:55","date_gmt":"2020-07-30T15:58:55","guid":{"rendered":"https:\/\/www.newmessage.org\/sq\/?p=5330"},"modified":"2021-07-08T17:13:00","modified_gmt":"2021-07-08T17:13:00","slug":"spiritual-revolution","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.v6.newmessage.org\/sq\/spiritual-revolution\/","title":{"rendered":"Revolucioni"},"content":{"rendered":"<p><em>Si\u00e7 i \u00ebsht\u00eb shpallur<\/em><br \/>\n<em>Lajm\u00ebtarit t\u00eb Zotit<\/em><br \/>\n<em>Marshall Vian Summers<\/em><br \/>\n<em>m\u00eb 24 maj 2011<\/em><br \/>\n<em>n\u00eb Boulder, Kolorado<\/em><\/p>\n<p>Keni lindur me dy mendje, Mendjen q\u00eb Zoti ka krijuar dhe mendja q\u00eb \u00ebsht\u00eb formuar dhe kusht\u00ebzuar nga bota, mendja juaj tok\u00ebsore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, keni k\u00ebto dy mendje.<\/p>\n<p>Me mendjen tok\u00ebsore jeni ndoshta shum\u00eb t\u00eb familjarizuar, meq\u00eb ju dominon gati qind p\u00ebrqind t\u00eb koh\u00ebs. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se jeni t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ose p\u00ebr t\u00eb gjitha mendimet ose impulset e saj, sepse njer\u00ebzit kan\u00eb shum\u00eb frik\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb disa pjes\u00eb t\u00eb mendjes s\u00eb tyre tok\u00ebsore &#8211; pjes\u00ebt e err\u00ebta dhe t\u00eb frik\u00ebsuara, pjes\u00ebt e rrezikshme, pjes\u00ebt misterioze.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqen p\u00ebr t\u00eb ardhmen, pjes\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga p\u00ebrvoja e tyre aktuale, dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse shumica e njer\u00ebzve nuk mund t\u00eb ulen qet\u00ebsisht p\u00ebr pes\u00eb minuta. Kan\u00eb frik\u00eb nga mendja e tyre, mendja tok\u00ebsore.<\/p>\n<p>Por ka nj\u00eb Mendje m\u00eb t\u00eb thell\u00eb brenda jush, Mendja q\u00eb Ne quajm\u00eb Dije. P\u00ebrfaq\u00ebson pjes\u00ebn tuaj q\u00eb nuk e ka l\u00ebn\u00eb kurr\u00eb Zotin. Nuk \u00ebsht\u00eb fetare, sepse kur jeni t\u00eb lidhur me Zotin, nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr fe. Feja nuk ka asnj\u00eb kuptim. \u00cbsht\u00eb thjesht realitet. Por ka nj\u00eb realitet m\u00eb t\u00eb thell\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb madh se realiteti q\u00eb p\u00ebrjetoni n\u00eb mendjen tuaj tok\u00ebsore.<\/p>\n<p>Pra, keni k\u00ebto dy mendje. Ato jan\u00eb aq shum\u00eb t\u00eb ndryshme. Nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e fuqishme se tjetra. Q\u00ebllimi i t\u00eb gjitha praktikave shpirt\u00ebrore \u00ebsht\u00eb t&#8217;ju sjell\u00eb tek Mendja e thell\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb thjesht t\u00eb kesh besim tek Zoti, ose besim n\u00eb profet\u00ebt, ose besim tek besimet dhe parimet fetare t\u00eb veta.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i v\u00ebrtet\u00eb i praktik\u00ebs shpirt\u00ebrore \u00ebsht\u00eb t&#8217;ju sjell\u00eb tek Mendja e thell\u00eb, p\u00ebr t\u00eb lidhur mendjen tuaj tok\u00ebsore me Mendjen e thell\u00eb. Sepse Mendja e thell\u00eb nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb mendjen tuaj tok\u00ebsore, dhe mendja juaj tok\u00ebsore duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb Mendjen e thell\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb vet\u00ebm k\u00ebtu q\u00eb gjeni integritet t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. \u00cbsht\u00eb vet\u00ebm k\u00ebtu q\u00eb jeni plot\u00ebsisht vetvetja. \u00cbsht\u00eb vet\u00ebm k\u00ebtu q\u00eb gjeni fuqin\u00eb, q\u00ebllimin dhe fatin tuaj t\u00eb madh. \u00cbsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel q\u00eb mund t\u00eb dalloni v\u00ebrtet marr\u00ebdh\u00ebnie dhe t\u00eb dini me k\u00eb t\u00eb jeni dhe me k\u00eb mos t\u00eb jeni, pavar\u00ebsisht nga t\u00ebrheqje ose nxitje t\u00eb tjera. Nuk ka vler\u00eb ose shp\u00ebrblim m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb bot\u00eb, ose n\u00eb \u00e7do bot\u00eb n\u00eb univers, sesa t\u00eb rilidhesh me Mendjen e thell\u00eb.<\/p>\n<p>Mendja e thell\u00eb ju th\u00ebrret. E ka t\u00ebrheqjen e Per\u00ebndis\u00eb. \u00cbsht\u00eb atje ku lidheni me Per\u00ebndin\u00eb. \u00cbsht\u00eb atje ku Vullneti i Zotit komunikon me ju, jo n\u00eb fjal\u00eb por n\u00eb impulse, n\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb thell\u00eb &#8211; matan\u00eb fush\u00ebs se pes\u00eb shqisave, matan\u00eb fush\u00ebs s\u00eb intelektit, matan\u00eb fush\u00ebs s\u00eb ideve dhe ideologjis\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb T\u00ebrheqja e Madhe. Por njer\u00ebzit kan\u00eb frik\u00eb, at\u00ebher\u00eb rrin\u00eb t\u00eb z\u00ebn\u00eb. Rrin\u00eb t\u00eb fiksuar, me gj\u00ebra nga jasht\u00eb, duke ndjekur plot gj\u00ebra, shumic\u00ebn e t\u00eb cilave nuk mund t\u2019ju plot\u00ebsojn\u00eb kurr\u00eb &#8211; plot me frik\u00eb, plot me ambicie, plot me ankesa, plot me fantazi. Kjo \u00ebsht\u00eb q\u00eb dominon mendjen tuaj tok\u00ebsore.<\/p>\n<p>Puna k\u00ebtu b\u00ebhet jo thjesht e dobishme dhe e r\u00ebnd\u00ebsishme, por n\u00eb fakt obsesive dhe shp\u00ebrqendruese. Sepse n\u00ebse nuk mund t\u00eb jeni me vetveten p\u00ebr pes\u00eb minuta, si mund t\u00eb jeni m\u00eb k\u00ebdo tjet\u00ebr, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb? Si mund t\u00eb jeni me ndonj\u00eb gj\u00eb? Si mund t\u00eb jeni kreativ? Si mund t\u00eb jeni dep\u00ebrtues? Si mund t\u00eb jeni reflektues dhe t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr gabimet tuaja?<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit e din\u00eb se jan\u00eb t\u00eb dob\u00ebt dhe t\u00eb gabuesh\u00ebm, por mundohen t\u00eb p\u00ebrforcojn\u00eb besimet e tyre si shfaqjeje fuqie, shfaqje t\u00eb madhe fuqie. Besimi i vendosur, besimtari i p\u00ebrkushtuar, \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb bllok betoni &#8211; i pandjesh\u00ebm, i vdekur, i pal\u00ebvizsh\u00ebm, rezistent, i shk\u00ebputur, mbrojt\u00ebs, gjykues. Kjo \u00ebsht\u00eb mendja personal n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00ebrheqje dhe ngurt\u00ebsimi. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb burg pa murr, por aq e fiksuar q\u00eb asgj\u00eb nuk mund ta l\u00ebviz\u00eb.<\/p>\n<p>Jeni t\u00eb lidhur me gj\u00ebra q\u00eb as nuk mund t\u00eb shihni, t\u00eb lidhur nga frika &#8211; frika e t\u00eb qenit t\u00eb gabuar, frika e t\u00eb qenit t\u00eb humbur, frika e t\u00eb paturit b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gabim n\u00eb jet\u00ebn tuaj dhe t\u00eb paturit p\u00ebr ta p\u00ebrballuar.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb krenaria, p\u00ebrve\u00e7 frik\u00eb e maskuar si di\u00e7ka tjet\u00ebr? \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebbesimi, p\u00ebrve\u00e7 pasiguri e treguar si di\u00e7ka tjet\u00ebr?<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb filluar t&#8217;i p\u00ebrgjigjeni natyr\u00ebs suaj t\u00eb thell\u00eb, Mendjes suaj t\u00eb madhe brenda jush, fillon nj\u00eb revolucion &#8211; nj\u00eb revolucion ku fuqit\u00eb e m\u00ebparshme p\u00ebrmbysen, gradualisht, edhe p\u00ebrm\u00ebs koh\u00ebra mundimi, nga di\u00e7ka shum\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme, t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe kuptimplot\u00eb.<\/p>\n<p>Ideologjit\u00eb p\u00ebrmbysen. Lidhjet e m\u00ebparshme p\u00ebrmbysen. Vet\u00ebmosnjohja p\u00ebrmbyset. Zot\u00ebt e jet\u00ebs suaj t\u00eb m\u00ebparshme tregohen t\u00eb rrem\u00eb dhe t\u00eb dob\u00ebt, dhe me kalimin e koh\u00ebs p\u00ebrmbysen. Parimet tuaja fetare tregohen shum\u00eb t\u00eb kufizuara dhe nuk mund t&#8217;i flasin misterit t\u00eb jet\u00ebs suaj, dhe edhe ata mund t\u00eb p\u00ebrmbysen. Edhe gj\u00ebra q\u00eb ishin t\u00eb dobishme p\u00ebr ju dhe q\u00eb ju soll\u00ebn tek revolucioni, edhe ato mund t\u00eb tregohen t\u00eb panevojshme tani. Nuk mund t\u00eb mb\u00ebshteteni tek ato.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit vijn\u00eb tek Shpallja e Re e Zotit, ose edhe tek Shpalljet e m\u00ebparshme t\u00eb Zotit, duke k\u00ebrkuar paqe dhe ngush\u00ebllim, por n\u00ebse jan\u00eb v\u00ebrtet serioz me angazhimin e tyre, at\u00ebher\u00eb fillon nj\u00eb lloj revolucioni, i cili nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb paq\u00ebsor, jo shum\u00eb ngush\u00ebllues. I gjith\u00eb Ferri l\u00ebshohet n\u00eb rrug\u00ebn e Qiellit.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb brenda jush, por duhet t\u00eb kaloni p\u00ebrmes mendjes p\u00ebr t\u00eb shkuar atje. Dhe mendja \u00ebsht\u00eb plot me shum\u00eb gj\u00ebra &#8211; gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb cilat nuk jeni fare t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm, demon\u00eb t\u00eb krijuar vet\u00eb, demon\u00eb t\u00eb krijuar nga t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb fantazma t\u00eb nat\u00ebs. Duken t\u00eb friksh\u00ebm, keni frik\u00eb p\u00ebr t&#8217;iu afruar. Por jan\u00eb thjesht fantazma.<\/p>\n<p>N\u00eb procesin e marrjes s\u00eb Hapave drejt Dijes, keni momente t\u00eb mrekullueshme leht\u00ebsimi dhe njohje, dhe keni koh\u00ebra t\u00eb tjera ku keni v\u00ebrtet mundime, mundime sepse duhet t\u00eb zgjidhni di\u00e7ka tjet\u00ebr nga ajo q\u00eb keni besuar m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>E shihni rezultatin e nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje para se ta filloni, dhe duhet ta pranoni k\u00ebt\u00eb. Filloni t\u00eb shihni t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb gj\u00ebrat, dhe kjo bie n\u00eb konflikt me at\u00eb q\u00eb doni nga ato. Filloni t\u00eb shihni se q\u00ebllimet tuaj t\u00eb m\u00ebparshme nuk jan\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me fatin tuaj t\u00eb madh, dhe duhet t\u00eb keni fuqin\u00eb p\u00ebr t&#8217;i v\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb. Ndiheni t\u00eb thirrur p\u00ebr t\u00eb vajtur n\u00eb disa vende, dhe duhet t\u00eb keni fuqin\u00eb dhe lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb vajtur n\u00eb k\u00ebto vende. Duhet t\u00eb thyeni zinxhir\u00ebt e detyrimit ndaj disa njer\u00ebz dhe situata q\u00eb nuk jan\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs suaj t\u00eb madhe. Duhet ta keni fuqin\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo fuqi, kjo liri, kjo vendosm\u00ebri, kjo ndershm\u00ebri, t\u00eb gjitha vijn\u00eb nga Dija, sepse Dija \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb. Dija \u00ebsht\u00eb e ndershme. Dija \u00ebsht\u00eb e vendosur. Dija \u00ebsht\u00eb e fuqishme.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb aq shum\u00eb n\u00eb kontrast me mendjen tuaj tok\u00ebsore, e cila nuk ka asnj\u00eb nga k\u00ebto cil\u00ebsi, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. \u00cbsht\u00eb e dob\u00ebt. \u00cbsht\u00eb e gabuar. \u00cbsht\u00eb patetike. \u00cbsht\u00eb e zvarritur. D\u00ebnon vetveten dhe t\u00eb tjer\u00ebt. \u00cbsht\u00eb e dob\u00ebt. \u00cbsht\u00eb hakmarr\u00ebse. \u00cbsht\u00eb e fiksuar.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, mendja juaj tok\u00ebsore ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb Dijen. K\u00ebtu fuqit\u00eb, zgjuarsin\u00eb dhe prirjet e saj t\u00eb m\u00ebdha v\u00ebrtet shfryt\u00ebzohen, dhe ajo [mendja] shpengohet dhe i jepet q\u00ebllim dhe integrim m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb jet\u00ebn tuaj.<\/p>\n<p>Por para se kjo mund t\u00eb ndodh\u00eb, duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb revolucion &#8211; nj\u00eb revolucion shpirt\u00ebror, nj\u00eb revolucion kund\u00ebr ideve dhe detyrimeve, kund\u00ebr frik\u00ebs, kund\u00ebr manive, kund\u00ebr ankesave &#8211; nj\u00eb revolucion p\u00ebr t&#8217;ju liruar p\u00ebr t\u00eb gjetur at\u00eb q\u00eb po ju th\u00ebrret dhe q\u00eb ju ka pritur p\u00ebr aq gjat\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebtu gjeni se t\u00eb qenit me Dijen \u00ebsht\u00eb krejt ndryshe nga t\u00eb qenit t\u00eb humbur n\u00eb mendimet tuaja, dhe e shihni se njer\u00ebzit nuk jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm ndaj vetvetes ose nj\u00ebri-tjetrit sepse jan\u00eb t\u00eb humbur n\u00eb mendimet e tyre. K\u00ebtu e gjeni se e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb si dielli dhe mendimet jan\u00eb si ret\u00eb q\u00eb e err\u00ebsojn\u00eb. K\u00ebtu e gjeni se Dija \u00ebsht\u00eb e fort\u00eb dhe e p\u00ebrhershme &#8211; nuk ndryshon nga dita n\u00eb dit\u00eb &#8211; dhe q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb kontrast me mendjen tuaj tok\u00ebsore, e cila \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjendje fluksi dhe hutimi pavar\u00ebsisht nga pohimet e saj t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e dob\u00ebt brenda jush duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e fort\u00eb. Dija nuk mund dhe nuk do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb mendjen tuaj tok\u00ebsore. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e fuqishme se mendja juaj tok\u00ebsore. Nuk ka frik\u00eb nga bota. Nuk ka frik\u00eb nga vdekja. A mund t\u00eb pohoni se keni k\u00ebt\u00eb guxim p\u00ebr vetveten? N\u00eb gjith\u00eb ndershm\u00ebri, nuk mundeni.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e dob\u00ebt shpengohet duke sh\u00ebrbyer at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e fort\u00eb. Pjesa e mendjes suaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb e dob\u00ebt shpengohet duke sh\u00ebrbyer pjes\u00ebn tuaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb e fort\u00eb. Trupi \u00ebsht\u00eb i dob\u00ebt, por p\u00ebrt\u00ebritet dhe fuqizohet duke sh\u00ebrbyer di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Zoti nuk ju d\u00ebnon. Zoti nuk \u00ebsht\u00eb i interesuar n\u00eb patologjin\u00eb tuaj, obsesionet tuaja ose zbavitjet tuaja. Zoti thjesht ju th\u00ebrret, p\u00ebrmes pranis\u00eb s\u00eb Dijes brenda jush dhe pranis\u00eb s\u00eb Dijes n\u00eb ata q\u00eb mund t\u00eb takoni, e cila \u00ebsht\u00eb mjaft e fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb dep\u00ebrtuar p\u00ebrmes zbavitjeve dhe preokupimeve tuaja p\u00ebr t\u00eb fituar v\u00ebmendjen tuaj. Kjo \u00ebsht\u00eb kur njer\u00ebzit kan\u00eb momente frym\u00ebzimi, momente parandjenje, momente njohje, momente dep\u00ebrtimi, momente sigurie.<\/p>\n<p>Shpallja e Re e Zotit ka sjell\u00eb Hapat drejt Dijes, dhe ka shum\u00eb prej tyre. Pjes\u00eb e q\u00ebllimit t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb t\u00eb drejtoj\u00eb mendjen tuaj tok\u00ebsore t\u00eb mendoj\u00eb n\u00eb harmoni me Mendjen tuaj t\u00eb thell\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb revolucioni t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i leht\u00eb, dhe tranzicioni m\u00eb i but\u00eb, m\u00eb i rrjedhsh\u00ebm dhe m\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ato [Hapat drejt Dijes] sjellin nj\u00eb kontrast midis gjendjes s\u00eb Dijes dhe gjendjes tok\u00ebsore t\u00eb mendjes suaj, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mund t\u00eb shihni gjendjen tuaj tok\u00ebsore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb objektive, m\u00eb t\u00eb dhembshur, me dashamir\u00ebsi dhe pranim m\u00eb t\u00eb madh. Sepse Dija nuk ju d\u00ebnon. Thjesht ju th\u00ebrret. Dhe t\u00ebrheqja e Per\u00ebndis\u00eb \u00ebsht\u00eb aq e fort\u00eb pasi filloni ta ndjeni, ta pranoni dhe ta lejoni n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn tuaj.<\/p>\n<p>Por n\u00eb koh\u00ebra mundimi, do t\u00eb duket sikur jeni n\u00eb luft\u00eb me vetveten. Nj\u00eb betej\u00eb e madhe po zhvillohet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar se kush do t\u00eb ket\u00eb ep\u00ebrsi \u2013 mendja juaj personale q\u00eb kund\u00ebrvihet, duke munduar t\u00eb humb\u00eb veten p\u00ebrseri n\u00eb romancat e saj, ndjekjet e saj, pronat e saj, etik\u00ebn e saj pun\u00ebtore obsesive, ideologjin\u00eb e saj fetare, fushatat e saj politike, t\u00eb gjitha k\u00ebto gj\u00ebra q\u00eb ju t\u00ebrheqin larg, larg, larg \u2013 larg nga t\u00ebrheqje dhe Prania e Dijes brenda jush.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrparoni dhe b\u00ebheni m\u00eb t\u00eb urt\u00eb, do t\u00eb jeni n\u00eb gjendje t\u00eb dalloni mundimin dhe t\u00eb kuptoni se \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e procesit t\u00eb m\u00ebsimit, sepse \u00e7do m\u00ebsim k\u00ebrkon \u00e7m\u00ebsim. \u00c7do m\u00ebsim k\u00ebrkon tejkalimin e nocioneve, besimeve, supozimeve dhe ideve t\u00eb kaluara. \u00c7do m\u00ebsim i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb rimendim, rivler\u00ebsim, dhe riaplikim t\u00eb asaj q\u00eb dini n\u00eb jet\u00ebn tuaj. M\u00ebsimi k\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb thjesht t\u00eb kalosh provime ose t\u00eb recitosh gj\u00ebra n\u00eb moment nd\u00ebrsa k\u00ebrkohen. \u00cbsht\u00eb edukim i v\u00ebrtet\u00eb \u2013 i thjesht\u00eb, i fuqish\u00ebm, shpengues dhe konstruktiv.<\/p>\n<p>\u00c7do situat\u00eb m\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb revolucion. Ju k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb b\u00ebheni m\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm, t\u00eb b\u00ebni kujdes, t\u00eb zgjuheni nga gjendja juaj endrrore, t\u00eb tejkaloni at\u00eb q\u00eb ka drejtuar jet\u00ebn tuaj m\u00eb par\u00eb \u2013 sundimtar\u00ebt e rrem\u00eb t\u00eb besimit, ideologjis\u00eb, manis\u00eb, frik\u00ebs dhe fantazis\u00eb.<\/p>\n<p>Ju shihni n\u00eb bot\u00ebn rreth jush revolucione kund\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsve shtyp\u00ebs kur njer\u00ebzit nuk mund t\u00eb durojn\u00eb m\u00eb kufizimet, korrupsionin dhe brutalitetin q\u00eb mbik\u00ebqyrin jet\u00ebn dhe kushtet e tyre, dhe jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb rrezikojn\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb ndryshimin t\u00eb mundsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ju q\u00eb keni tashm\u00eb jetuar me gj\u00ebra q\u00eb dini se duhet t\u00eb b\u00ebni q\u00eb nuk po b\u00ebni, duhet t\u00eb arrini n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb ku nuk ka kthim brenda vetvetes, ku nuk mund t\u00eb duroni m\u00eb natyr\u00ebn shtyp\u00ebse t\u00eb mendjes suaj. Nuk mund t\u00eb duroni m\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si jeni me njer\u00ebzit ose m\u00ebnyr\u00ebn se si jeni me vetveten, at\u00ebher\u00eb fillon revolucioni.<\/p>\n<p>Por revolucioni duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb synim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Duhet t\u00eb jet\u00eb liri p\u00ebr di\u00e7ka dhe jo thjesht liri nga di\u00e7ka. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb aty ku Shpallja ju jep nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse Dija ju shpengon, sepse \u00ebsht\u00eb synimi juaj.<\/p>\n<p>Mendja punon n\u00eb harmoni kur sh\u00ebrben di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb madhe. Por ajo q\u00eb sh\u00ebrben duhet t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, e dobishme, autentike. Duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e madhe. Duhet t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Revolucioni juaj nuk mund t\u00eb jet\u00eb thjesht p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar nj\u00eb fuqi t\u00eb m\u00ebparshme. Duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr t\u00eb themelosur nj\u00eb gjendje t\u00eb re qenieje.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb ndryshoni jet\u00ebn tuaj t\u00eb jashtme pafund, duke udh\u00ebtuar rrreth e rrotull, duke pasur gjithmon\u00eb p\u00ebrvoja t\u00eb reja. Por Ne flasim p\u00ebr revolucionin brenda \u2013 at\u00eb gj\u00ebn\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit nuk do t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb, at\u00eb gj\u00ebn\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit do t\u00eb shmangen, duke k\u00ebrkuar pafund at\u00eb q\u00eb i ka d\u00ebshtuar aq shum\u00eb her\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Revolucioni i v\u00ebrtet\u00eb nuk do t\u00eb ndizet nga ankimi dhe inati, por nga nj\u00eb thirrje e thell\u00eb q\u00eb nuk ka inat, q\u00eb nuk ka ankim. \u00cbsht\u00eb kjo q\u00eb e ndez revolucionin brenda. Sepse ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e dhembshur dhe e fuqishme q\u00ebndron n\u00eb kontrast t\u00eb theksuar me at\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb. Dhe nuk mund t\u2019i keni t\u00eb dyja. Nj\u00ebra duhet t\u00eb drejtoj\u00eb. Tjetra duhet t\u00eb ndjek\u00eb. Dija nuk do t\u00eb ndjek\u00eb. Thjesht do t\u00eb t\u00ebrhiqet n\u00ebse nuk nderohet dhe dallohet.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb q\u00ebllimi juaj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i kufizuar, dhe kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull sepse kjo ju jep nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb qart\u00eb pa dykuptim\u00ebsi, duke e minimizuar rrezikun e keqkuptimit dhe keqperceptimit.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e m\u00ebsuar n\u00eb t\u00eb gjitha fet\u00eb, por fet\u00eb jan\u00eb ndryshuar, t\u00eb mbuluara me rituale dhe ceremoni, ideologji dhe interpretim. Do t\u00eb duhej nj\u00eb m\u00ebsues i urt\u00eb brenda njer\u00ebs prej tyre p\u00ebr t\u2019ju sjell\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb t\u00eb past\u00ebr.<\/p>\n<p>Shpallja e Re e Zotit nuk \u00ebsht\u00eb e ngarkuar me k\u00ebto gj\u00ebra. I paraqet Hapat drejt Dijes n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shpres\u00eb e re p\u00ebr njer\u00ebzimin n\u00eb mundim dhe n\u00eb r\u00ebnie.<\/p>\n<p>Pranojeni revolucionin. Jini nj\u00eb revolucionar vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. L\u00ebreni revolucionin t\u00eb stimulohet nga di\u00e7ka t\u00eb madhe, t\u00eb fuqishme dhe t\u00eb dhembshur. Shiheni veten duke vajtur p\u00ebrmes tij. L\u00ebreni q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb. Pranojeni. Vazhdoni t\u00eb ecni p\u00ebrpara. Kuptojeni se ndryshimi nuk \u00ebsht\u00eb paq\u00ebsor. \u00cbsht\u00eb sfidues dhe i pasigurt\u00eb. Mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i parehatshem ndonj\u00ebher\u00eb. Pranojeni k\u00ebt\u00eb dhe ecni p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb hipni n\u00eb k\u00ebt\u00eb mal n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mund t\u00eb shihni. Mos ndaloni gjat\u00eb p\u00ebr k\u00ebdo ose di\u00e7ka, p\u00ebrdryshe beteja do t\u00eb ket\u00eb mbaruar. Rruga juaj do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e but\u00eb. Do t\u00eb ket\u00eb probleme. Do t\u00eb ket\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi. Do t\u00eb ket\u00eb tundime nga bota. Do t\u00eb ket\u00eb zakone t\u00eb vjetra q\u00eb mund t\u00eb rishfaqen, por pasi t\u00eb b\u00ebheni t\u00eb fort\u00eb me Dijen, asnj\u00ebra nga k\u00ebto gj\u00ebrat nuk mund t\u2019ju mbaj\u00eb m\u00eb mbrapa.<\/p>\n<p>Keni nj\u00eb thirrje t\u00eb madhe n\u00eb bot\u00eb. Duhet t\u00eb p\u00ebrgatiteni para se t\u00eb dini se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb. Duhet t\u00eb shkoni p\u00ebrmes nj\u00eb revolucioni para q\u00eb t\u00eb jeni n\u00eb gjendje t\u00eb pranoni nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe nj\u00eb nd\u00ebrgjegje m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb jet\u00eb. Duhet t\u00eb jeni t\u00eb ankoruar n\u00eb Dijen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb keni guximin, qart\u00ebsin\u00eb, vet\u00ebndershm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb rol m\u00eb t\u00eb madh dhe nj\u00eb sh\u00ebrbim m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebn sundimtar\u00ebt e vjet\u00ebr, kjo nuk \u00ebsht\u00eb e mundshme. At\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb revolucion, nj\u00eb revolucion brenda, nj\u00eb revolucion n\u00eb t\u00eb menduarit tuaj dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si lidheni me t\u00eb tjer\u00ebt dhe me t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<div id=\"s3gt_translate_tooltip_mini\" class=\"s3gt_translate_tooltip_mini_box\" style=\"background: initial !important; border: initial !important; border-radius: initial !important; border-spacing: initial !important; border-collapse: initial !important; direction: ltr !important; flex-direction: initial !important; font-weight: initial !important; height: initial !important; letter-spacing: initial !important; min-width: initial !important; max-width: initial !important; min-height: initial !important; max-height: initial !important; margin: auto !important; outline: initial !important; padding: initial !important; position: absolute; table-layout: initial !important; text-align: initial !important; text-shadow: initial !important; width: initial !important; word-break: initial !important; word-spacing: initial !important; overflow-wrap: initial !important; box-sizing: initial !important; display: initial !important; color: inherit !important; font-size: 13px !important; font-family: X-LocaleSpecific, sans-serif, Tahoma, Helvetica !important; line-height: 13px !important; vertical-align: top !important; white-space: inherit !important; left: 10px; top: 35px; opacity: 0.3;\">\n<div id=\"s3gt_translate_tooltip_mini_logo\" class=\"s3gt_translate_tooltip_mini\" title=\"Translate selected text\"><\/div>\n<div id=\"s3gt_translate_tooltip_mini_sound\" class=\"s3gt_translate_tooltip_mini\" title=\"Play\"><\/div>\n<div id=\"s3gt_translate_tooltip_mini_copy\" class=\"s3gt_translate_tooltip_mini\" title=\"Copy text to Clipboard\"><\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si\u00e7 i \u00ebsht\u00eb shpallur Lajm\u00ebtarit t\u00eb Zotit Marshall Vian Summers m\u00eb 24 maj 2011 n\u00eb Boulder, Kolorado Keni lindur me dy mendje, Mendjen q\u00eb Zoti ka krijuar dhe mendja q\u00eb \u00ebsht\u00eb formuar dhe kusht\u00ebzuar nga bota, mendja juaj tok\u00ebsore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, keni k\u00ebto dy mendje. Me mendjen tok\u00ebsore jeni ndoshta shum\u00eb t\u00eb familjarizuar, meq\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":68,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[69],"tags":[63],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.v6.newmessage.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5330"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.v6.newmessage.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.v6.newmessage.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.v6.newmessage.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/68"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.v6.newmessage.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5330"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/www.v6.newmessage.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5330\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5352,"href":"https:\/\/www.v6.newmessage.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5330\/revisions\/5352"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.v6.newmessage.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5330"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.v6.newmessage.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5330"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.v6.newmessage.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5330"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}