{"id":5250,"date":"2018-08-06T15:58:28","date_gmt":"2018-08-06T15:58:28","guid":{"rendered":"http:\/\/www.newmessage.org\/sq\/?p=5250"},"modified":"2021-05-09T16:27:28","modified_gmt":"2021-05-09T16:27:28","slug":"zoti-ka-folur-perseri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.v6.newmessage.org\/sq\/zoti-ka-folur-perseri\/","title":{"rendered":"4. Zoti ka folur p\u00ebrs\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: left;\"><em>Si\u00e7 i \u00ebsht\u00eb shpallur<\/em><br \/>\n<em>Lajm\u00ebtarit t\u00eb Zotit<\/em><br \/>\n<em>Marshall Vian Summers<\/em><br \/>\n<em>m\u00eb 24 Shkurt 2011<\/em><br \/>\n<em>n\u00eb Boulder, Kolorado<\/em><\/p>\n<p>Zoti ka folur p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p>Zoti ka folur p\u00ebrs\u00ebri sepse bota po p\u00ebrballon sprovat e saj m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, sfidat e saj m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira.<\/p>\n<p>Familja njer\u00ebzore ka krijuar nj\u00eb mjerim mjedisor q\u00eb ka fuqin\u00eb ta d\u00ebmtoj\u00eb qytet\u00ebrimin e saj \u2013 nj\u00eb mjerim prej shum\u00eb faktor\u00ebsh, nj\u00eb mjerim q\u00eb do ta ndryshoj\u00eb mjedisin tuaj, q\u00eb do t\u2019i shteroj\u00eb tokat tuaja, q\u00eb do t\u2019i thaj\u00eb lumenjt\u00eb tuaj; nj\u00eb mjerim q\u00eb do t\u2019i jap\u00eb fund rritjes dhe zgjerimit tuaj; nj\u00eb mjerim q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb produkti i dekadave dhe shekujve t\u00eb keqp\u00ebrdorimit t\u00eb bot\u00ebs, pa menduar p\u00ebr t\u00eb nes\u00ebrmen, sikur bota t\u00eb ishte nj\u00eb dhurat\u00eb pa fund q\u00eb mund t\u00eb shfryt\u00ebrohej pa kufij.<\/p>\n<p>Dhe fet\u00eb e bot\u00ebs, t\u00eb cilat ishin t\u00eb iniciuara t\u00eb gjitha nga Zoti, jan\u00eb n\u00eb grindje m\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn \u2013 ndonj\u00ebher\u00eb me dhun\u00eb, shpesh me vrull \u2013 n\u00eb grindje me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, ndeshen p\u00ebr ep\u00ebrsi dhe njohje, duke pohuar n\u00eb shum\u00eb raste se jan\u00eb m\u00eb e madhja ose i vetmi manifestim i v\u00ebrtet\u00eb i Shpalljes s\u00eb Zotit, rruga e vetme e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ndiqet.<\/p>\n<p>Zoti ka folur p\u00ebrs\u00ebri sepse njer\u00ebzimi e ka pla\u00e7kitur bot\u00ebn dhe po p\u00ebrballon tani nj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi q\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb privime dhe konflikte t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Zoti ka folur p\u00ebrs\u00ebri sepse feja nuk ka arritur t\u00eb gjej\u00eb unitetin e saj, p\u00ebrve\u00e7 midis shum\u00eb pak njer\u00ebz dhe organizata.<\/p>\n<p>Nuk ka arritur t\u2019i tejkaloj\u00eb identitetet fisnore t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb duheshin kap\u00ebrcyer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb themeluar nj\u00eb komunitet bot\u00ebror \u2013 p\u00ebr t\u00eb tejkaluar grupin direkt t\u00eb vet, identin rajonal t\u00eb vet, zakonet dhe kultur\u00ebn e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb veta, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb komuniteti bot\u00ebror.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb evolucioni i njer\u00ebzimit, nj\u00eb evolucion q\u00eb sjell nj\u00eb diversitet shum\u00eb t\u00eb madh shprehje kulturore, por q\u00eb i l\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb jetojn\u00eb, t\u00eb komunikojn\u00eb dhe t\u00eb ndajn\u00eb krijimet e tyre me nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>Zoti ka folur p\u00ebrs\u00ebri megjith\u00ebse ka shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb thon\u00eb se kjo nuk \u00ebsht\u00eb e mundshme, q\u00eb profeti i fundit e pati mesazhin e madh dhe t\u00eb fundit p\u00ebr bot\u00ebn. Por kush mund ta thot\u00eb k\u00ebt\u00eb? As Lajm\u00ebtar\u00ebt e Zotit nuk mund t\u2019i b\u00ebjn\u00eb k\u00ebto pohime.<\/p>\n<p>Sepse Zoti komunikon kur t\u00eb doj\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb i lidhur nga idet\u00eb ose besimet njer\u00ebzore. \u00c7far\u00eb arrogance \u00ebsht\u00eb t\u00eb mendosh q\u00eb Krijuesi i t\u00eb gjitha universeve \u00ebsht\u00eb i kufizuar nga supozimet dhe qortimet njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse Zoti ka folur p\u00ebrs\u00ebri, sepse duhet nj\u00eb korrigjim i madh q\u00eb duhet t\u00eb vij\u00eb n\u00eb kuptueshm\u00ebrin\u00eb tuaj t\u00eb Pranis\u00eb dhe Fuqis\u00eb Hyjnore n\u00eb jet\u00ebn tuaj, n\u00eb bot\u00eb dhe matan\u00eb bot\u00ebs n\u00eb Komunitetin e Madh t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb univers.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzimi ndodhet n\u00eb pragun e hap\u00ebsir\u00ebs, n\u00eb pragun p\u00ebr t\u00eb hasur nj\u00eb Komunitet t\u00eb Madh jete \u2013 nj\u00eb Komunitet i Madh q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb kompleks, m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb dhe m\u00eb sfiduese se gjith\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb perballuar ndonj\u00ebher\u00eb familja njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb sikur njer\u00ebzimi t\u00eb ishte nj\u00eb adoleshent q\u00eb po hyn n\u00eb bot\u00ebn e t\u00eb rriturve, plot me m\u00ebndjemadh\u00ebsi dhe arroganc\u00eb, sigurisht, por i pavet\u00ebdijsh\u00ebm dhe rrezikshm\u00ebrisht naiv ndaj realitet\u00ebve dhe v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb t\u00eb rriturve.<\/p>\n<p>Fet\u00eb e bot\u00ebs, t\u00eb cilat u dhan\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar qytet\u00ebrimin njer\u00ebzor, nuk ishin t\u00eb planifikuara p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur njer\u00ebzimin p\u00ebr Komunitetin e Madh. Ky nuk ishte q\u00ebllimi ose funksioni i tyre.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo tani p\u00ebrparimi dhe procesi evolucionar e kan\u00eb sjell\u00eb njer\u00ebzimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb prag t\u00eb madh. Sepse jetoni n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb me burime n\u00eb ulje dhe me popullsi n\u00eb rritje, duhet ta p\u00ebrballoni realitetin, v\u00ebshtir\u00ebshin\u00eb dhe oportunitetin e madh t\u00eb p\u00ebrballjes s\u00eb nj\u00eb Komuniteti t\u00eb Madh jete.<\/p>\n<p>Sepse matan\u00eb frikave tuaja, matan\u00eb akthit tuaj, matan\u00eb shmangies dhe mohimit tuaj, do t\u00eb jeni n\u00eb gjendje t\u00eb shihni se Dallg\u00ebt e M\u00ebdha t\u00eb ndryshimit q\u00eb po vijn\u00eb n\u00eb bot\u00eb dhe ndeshja e njer\u00ebzimit me nj\u00eb univers plot me jet\u00eb intelligjente jan\u00eb dy gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, dy motivimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb do ta sjellin njer\u00ebzimin p\u00ebrfundimisht t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb dhe t\u00eb themeloj\u00eb nj\u00eb rend bot\u00ebror funksional dhe t\u00eb drejt\u00eb, nj\u00eb stabilitet bot\u00ebror q\u00eb nuk ka eksistuar ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Ky stabilitet nuk mund t\u00eb b\u00ebhet n\u00ebn nj\u00eb sundim shtyp\u00ebs, p\u00ebrndryshe nuk do t\u00eb funksionoj\u00eb. Tani po vendoset nga nevojshm\u00ebria. Sepse kombet t\u00eb konkurrojn\u00eb dhe t\u00eb luftojn\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin ka vet\u00ebm p\u00ebr ta pla\u00e7kitur bot\u00ebn gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb e m\u00eb shpejt. Dhe me nj\u00eb klim\u00eb dhe nj\u00eb mjedis q\u00eb po ndryshon, kombet do t\u00eb duhet t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb n\u00ebse duan t\u00eb mbijetojn\u00eb dhe t\u2019i sigurojn\u00eb popujt e tyre.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb jeta n\u00eb nj\u00eb nivel aq t\u00eb thjesht\u00eb, elementar, e humbur p\u00ebr mendjen moderne q\u00eb mendon p\u00ebr d\u00ebshirat dhe frikat e saj, fantasit\u00eb dhe krijimet e saj me nj\u00eb indulgjenc\u00eb aq obsesive saq\u00eb nuk mund ta shoh\u00eb realitetin e jet\u00ebs.<\/p>\n<p>Pla\u00e7kiteni mjedisin dhe ka p\u00ebr t\u2019ju d\u00ebmtuar. Do t\u00eb veproj\u00eb kund\u00ebr jush. Luftoni me nj\u00ebri-tjetrin, dhe lufta do t\u00eb b\u00ebhet e vazhdueshme. Grindjet e vjetra do t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebriten dhe grindje t\u00eb reja do t\u00eb krijohen.<\/p>\n<p>Bota ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Shpallje t\u00eb Re. Sepse Krishterimi nuk mund ta sph\u00ebtoj\u00eb bot\u00ebn. Islami nuk mund ta shp\u00ebtoj\u00eb bot\u00ebn. Budizmi dhe Hinduizmi nuk mund ta shp\u00ebtojn\u00eb bot\u00ebn. Dhe Judaizmi nuk ishte planifikuar ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Tani q\u00eb ka nj\u00eb komunitet bot\u00ebror me nd\u00ebrvarje t\u00eb madhe, brisht\u00ebsi dhe prekshm\u00ebri t\u00eb madhe, nga shembja e brendshme si dhe nga konkurrenca dhe nd\u00ebrhyrja e jashtme, \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr njer\u00ebzimin p\u00ebr t\u2019u rritur.\u00a0 \u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr nj\u00eb ndryshim zemre, p\u00ebr njer\u00ebzit e t\u00eb gjith\u00eb kombeve \u2013 p\u00ebr ta marr\u00eb parasysh realitetin e gjendjes, nj\u00eb kuptueshm\u00ebri t\u00eb Dallg\u00ebve t\u00eb M\u00ebdha t\u00eb ndryshimit dhe p\u00ebr fuqin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb ndikuar dhe p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar nj\u00eb bot\u00eb stabile.<\/p>\n<p>Esht\u00eb koha p\u00ebr Zotin p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebrs\u00ebri. Zoti e di k\u00ebt\u00eb, me siguri, por shum\u00eb pak njer\u00ebz e kan\u00eb kuptuar.<\/p>\n<p>Shum\u00eb njer\u00ebz po presin p\u00ebr plot\u00ebsimin e profecive t\u00eb tyre t\u00eb hershme \u2013 kthimin e Imamit, t\u00eb Maitres\u00eb ose t\u00eb Jezusit. Por ata nuk do t\u00eb kthehen. Dhe ata q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb p\u00ebr t\u00eb pohuar keto tituj dhe k\u00ebto identite nuk do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ndri\u00e7uar ose t\u00eb pajisur shpirt\u00ebrisht, por ata nga komuniteti i Madh q\u00eb jan\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga budallall\u00ebku dhe shpresat njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Zoti ka folur p\u00ebrs\u00ebri. N\u00ebse e kuptoni sinqerisht nevoj\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u2013 nevoj\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb n\u00eb jet\u00ebn tuaj, n\u00eb komunitetin tuaj, n\u00eb familjen tuaj, n\u00eb kombin tuaj, midis kombeve tuaja &#8211;\u00a0 at\u00ebher\u00eb do ta shihni se nj\u00eb Shpallje e Re \u00ebsht\u00eb e domosdoshme dhe se v\u00ebrtet po jetoni n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb Shpalljeje.<\/p>\n<p>Por k\u00ebtu duhet q\u00eb ta keni shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb, sepse Zoti nuk po ju jep nj\u00eb superhero t\u00eb ri p\u00ebr t\u00eb besuar. Zoti nuk po ju jep nj\u00eb doktrin\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb ndjekur me k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb d\u00ebnimi n\u00ebse d\u00ebshtoni. Zoti nuk po ju k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb besoni n\u00eb nj\u00eb m\u00ebsues. Zoti nuk po ju k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb keni nj\u00eb teologji ose\u00a0 filozofi t\u00eb vetme.<\/p>\n<p>Zoti po i sjell individ\u00ebve, n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, fuqin\u00eb e Dijes, dhe me k\u00ebt\u00eb fuqi, p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb bot\u00ebs. Zoti nuk po i jep njer\u00ebzimit nj\u00eb ide t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb luftoj\u00eb n\u00eb mospajtim. Po ju jep di\u00e7ka m\u00eb thelb\u00ebsore, di\u00e7ka q\u00eb mund t\u2019i jepni v\u00ebrtet vet\u00ebm nj\u00eb komuniteti bot\u00ebror q\u00eb po p\u00ebrballon rreziqe dhe trazira t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Shpallje m\u00eb e avancuar \u2013 jo e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb historira t\u00eb thjeshta ose anekdota, jo e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb qortime, jo e pasqyruar n\u00eb figura baritore t\u00eb thjeshta, jo e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb identite mistike me premtimin e ndri\u00e7imit, por e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr ta sjell\u00eb individin n\u00eb nj\u00eb gjendje pranimi dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsie, jo vet\u00ebm p\u00ebr vete, por p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar qytet\u00ebrimin njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit nuk do ta kuptojn\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb fillim sepse nuk e shohin rrezikun e madh p\u00ebrball\u00eb njer\u00ebzimit. Ata mendojn\u00eb se jeta do t\u00eb vazhdoj\u00eb ashtu si\u00e7 ka qen\u00eb m\u00eb par\u00eb, ndoshta m\u00eb problematike, m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe m\u00eb e pasigurt. Nuk e kuptojn\u00eb se po jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb re \u2013 nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb ka ndryshuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakuptueshme, nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb e nj\u00ebjta si bota n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u rrit\u00ebn, bota e prind\u00ebrve dhe paraardh\u00ebsve t\u00eb tyre. Dhe do t\u00eb shohin se pa ud\u00ebzimin e Dijes jan\u00eb t\u00eb humbur n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb \u2013 kjo bot\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet gjithmon\u00eb e m\u00eb e turbullt, gjithmon\u00eb e m\u00eb e pasigurt.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb caktuar nuk mund t\u00eb shp\u00ebtoni nga kjo. Nuk mund t\u00eb jetoni n\u00eb nj\u00eb gjendje fantazie ose mohimi, duke faj\u00ebsuar dhe pasur inat kund\u00ebr prind\u00ebrve, kultur\u00ebs, organizatave ose qeverive tuaja.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb b\u00ebheni t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm, dhe sa m\u00eb shpejt t\u00eb ndodh\u00eb kjo p\u00ebr individin, aq m\u00eb shpejt do t\u00eb fillojn\u00eb ta merrni n\u00eb konsiderat\u00eb jet\u00ebn tuaj.<\/p>\n<p>Por ajo q\u00eb do ta udh\u00ebzoj\u00eb njer\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ndikon dhe i p\u00ebrcakton vendimet tuaja. N\u00ebse jeni udh\u00ebheq\u00ebsi i nj\u00eb kombi ose nj\u00eb njeri i varf\u00ebr q\u00eb jeton jasht\u00eb qytetit, \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb frym\u00ebzon vendimet tuaja dhe at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb d\u00ebgjoni dhe t\u00eb shihni brenda jush dhe t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb do ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ndryshimin n\u00eb at\u00eb q\u00eb vendosni t\u00eb b\u00ebni p\u00ebrball\u00eb Dallg\u00ebve t\u00eb M\u00ebdha t\u00eb ndryshimit dhe niveli i urt\u00ebsis\u00eb q\u00eb mund t\u00eb sillni n\u00eb rrethanat tuaja, pavar\u00ebsisht se sa t\u00eb v\u00ebshtira jan\u00eb.<\/p>\n<p>Zoti po i jep njer\u00ebzimit di\u00e7ka q\u00eb njer\u00ebzimi vet\u00eb nuk e di se ka nevoj\u00eb \u2013 at\u00eb elementin ky\u00e7, pjes\u00ebn q\u00eb mungon, pjes\u00ebn q\u00eb vet\u00ebn Zoti mund t\u00eb jap\u00eb, forc\u00ebn, fuqin\u00eb dhe vizionin q\u00eb vet\u00ebm Zoti mund t\u00eb jap\u00eb.<\/p>\n<p>Pa t\u00eb, teknologjia juaj nuk do t\u2019ju shp\u00ebtoj\u00eb. Zgjuarsia juaj nuk do t\u2019ju shp\u00ebtoj\u00eb. Fati nuk do t\u2019ju shp\u00ebtoj\u00eb. Mohimi ose shmangia nuk do t\u2019ju shp\u00ebtojn\u00eb. T\u00eb zhyteni n\u00eb hobit\u00eb ose zbavitjet tuaja nuk do t\u2019ju shp\u00ebtoj\u00eb. Kyo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse Zoti ka folur p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p>Mesazhi \u00ebsht\u00eb i ndersh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb aq i ndersh\u00ebm q\u00eb njer\u00ebzit do t\u2019i shmangen. \u00cbsht\u00eb aq i ndersh\u00ebm sa ndoshta do ta hutoj\u00eb personin q\u00eb e merr n\u00eb fillim. \u00cbsht\u00eb aq i ndersh\u00ebm sepse ju k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb jeni aq t\u00eb ndersh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ju k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb jeni at\u00eb q\u00eb Zoti ka krijuar brenda jush dhe q\u00eb t\u00eb drejtoni at\u00eb pjes\u00ebn tuaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb produkti i jet\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb \u2013 nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e madhe, por nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e drejt\u00eb n\u00ebse do t\u00eb jeni n\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrballoni nj\u00eb bot\u00eb n\u00eb r\u00ebnie dhe realitetin e Komunitetit t\u00eb Madh, ku papjekuria dhe budallall\u00ebku do t\u2019ju d\u00ebmtojn\u00eb dhe do t\u2019ju b\u00ebjn\u00eb t\u00eb dob\u00ebt.<\/p>\n<p>Bota ka ndryshuar. Shpalljeve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Zotit duhet t\u2019i jepet tani faza tjet\u00ebr e shprehjes s\u00eb tyre \u2013 jo p\u00ebr t\u2019i z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsuar, por p\u00ebr t\u2019i ngritur, p\u00ebr t\u2019i past\u00ebruar dhe p\u00ebr t\u2019i sjell\u00eb n\u00eb harmoni me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Jan\u00eb t\u00eb gjitha rrug\u00eb p\u00ebr te Dija. Kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7far\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb jan\u00eb.<\/p>\n<p>Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera nga qeverit\u00eb, individ\u00ebt dhe institucionet, nga kombet q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb fuqi dhe sundim. Jan\u00eb bashkuar me kultur\u00ebn, zakonet dhe pik\u00ebpamjet lokale deri n\u00eb pik\u00ebn ku theksi dhe q\u00ebllimi i tyre mund t\u00eb jet\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u dalluar.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u2019i sjell\u00eb njer\u00ebzit tek esenca e spiritualitetit, e cila \u00ebsht\u00eb fuqia dhe prania e Dijes brenda individit, fuqia dhe prania e Dijes \u2013 zgjuarsia e madhe q\u00eb Zoti i ka dh\u00ebn\u00eb \u00e7do personi, duke punuar p\u00ebrmes grupeve dhe kombeve t\u00eb njer\u00ebzve, duke mb\u00ebshtetur lirin\u00eb dhe faljen, njohjen, komunikimin, pun\u00ebn, mundimin, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb thjest nj\u00eb opsion tani, sepse bota q\u00eb po p\u00ebrballoni do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe shum\u00eb m\u00eb k\u00ebrkuese. Dhe vendimet q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb merrni do t\u00eb ken\u00eb shum\u00eb pasoja p\u00ebr ju dhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb talleni p\u00ebrball\u00eb Dallg\u00ebve t\u00eb M\u00ebdha t\u00eb ndryshimit. Ndodheni n\u00eb pragun e Komunitetit t\u00eb Madh. Vet\u00ebm Zoti mund t\u2019ju p\u00ebrgatis\u00eb p\u00ebr k\u00ebto dy realitete t\u00eb m\u00ebdha. Dhe Zoti po ju jep p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsat thelb\u00ebsor t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrgatitjeje.<\/p>\n<p>Zoti i jep bot\u00ebs at\u00eb q\u00eb ka nevoj\u00eb, por njer\u00ebzit nuk mund ta shohin. Duan nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs luft\u00ebtar. Duan nj\u00eb fuqi ushtarake. Duan Barab\u00ebn, jo Jezusin. Duan zotin e tok\u00ebs, jo Zotin e Qiejve. Duan fuqi materiale. Duan zgjidhje materiale. Duan q\u00eb problemet e tyre t\u00eb zgjidhen p\u00ebr ta. Duan t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb frenat n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb pranojn\u00eb dhurat\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Mrekullia e Mesazhit t\u00eb Ri nga Zoti \u00ebsht\u00eb mrekullia e t\u00eb gjitha Shpalljeve. \u00cbsht\u00eb mrekullia e shpalljes personale. \u00cbsht\u00eb mrekullia e shpengimit personal. \u00cbsht\u00eb mrekullia e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe kontribut\u00ebs personale dhe individuale p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt. \u00cbsht\u00eb mrekullia e dh\u00ebnjes. \u00cbsht\u00eb mrekullia e faljes. \u00cbsht\u00eb mrekullia e rezonanc\u00ebs me tjetrin n\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, matan\u00eb fush\u00ebs s\u00eb intelektit. \u00cbsht\u00eb mrekullia e realitetit tuaj t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb shprehet n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrkohshme.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb do t\u2019i udh\u00ebzoj\u00eb vendimet tuaja do ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ndryshimin n\u00eb p\u00ebrcaktimin e rezultatit. Zoti jua ka dh\u00ebn\u00eb z\u00ebrin dhe nd\u00ebrgjegjen p\u00ebr t\u2019ju udh\u00ebzuar, por nuk \u00ebsht\u00eb z\u00ebri ose nd\u00ebrgjegja juaj. \u00cbsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb Z\u00ebri m\u00eb t\u00eb madh dhe t\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrgjegje m\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Zoti nuk e udh\u00ebheq bot\u00ebn, nuk e drejton motin. Zoti nuk \u00ebsht\u00eb burimi i fatkeq\u00ebsive dhe katastrofave, stuhive, t\u00ebrmeteve dhe p\u00ebrmbytjeve. Kjo \u00ebsht\u00eb thjesht funksionimi i natyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Zoti ju ka d\u00ebrguar n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe t\u00eb paparashikueshme, aq e bukur sa \u00ebsht\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjetur fuqin\u00eb e Dijes, dhe me k\u00ebt\u00eb fuqi t\u00eb udh\u00ebzoheni p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb at\u00eb q\u00eb jeni p\u00ebrcaktuar p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb pik\u00ebrisht atje ku kontributa juaj mund t\u00eb ket\u00eb impaktin m\u00eb t\u00eb madh.<\/p>\n<p>E gjitha kjo e tejkalon intelektin njer\u00ebzor, me siguri, sepse nuk do ta kuptoni kurr\u00eb funksionimin e Krijimit dhe t\u00eb Qiellit, t\u00eb cil\u00ebt strihen larg matan\u00eb universit fizik, i cili \u00ebsht\u00eb aq i gjer\u00eb sa asnj\u00eb rac\u00eb nuk ka mundur ndonj\u00ebher\u00eb ta kuptoj\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tij ose kuptimin e plot\u00eb t\u00eb tij.<\/p>\n<p>K\u00ebtu praktika dhe mistika bashkohen. K\u00ebtu e jashtmja dhe e brendshmja krijojn\u00eb lidhjen e tyre t\u00eb domosdoshme. K\u00ebtu mendja drejtohet nga nj\u00eb zgjuarsi e madhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb intelektit mund t\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb urt\u00eb. K\u00ebtu njer\u00ebzit marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsi, jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb pun\u00ebt e tyre n\u00eb rregull, por edhe p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar familjen njer\u00ebzore kudo q\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e tyre mund t\u00eb kontribuohen.<\/p>\n<p>Do t\u2019ju duhet ta shihni bot\u00ebn me shum\u00eb dhembshuri n\u00eb t\u00eb ardhmen. Do t\u00eb shihni shum\u00eb d\u00ebshtim dhe humbje. Do t\u00eb shihni budallall\u00ebk t\u00eb madh dhe indulgjencat e p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb njer\u00ebzimit duke u b\u00ebr\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb ekstreme.<\/p>\n<p>Do t\u2019ju duhet t\u00eb falni dhe ta shihni bot\u00ebn me dhembshuri. Nuk mund t\u00eb jeni plot\u00ebsisht t\u00eb \u00e7lidhur nga ajo, sepse jeni t\u00eb lidhur me t\u00eb, jeni d\u00ebrguar p\u00ebr ta sh\u00ebrbyer dhe q\u00ebllimi dhe fati juaj jan\u00eb t\u00eb lidhur me t\u00eb.<\/p>\n<p>Synimi nuk \u00ebsht\u00eb paqja e brendshme. Synimi \u00ebsht\u00eb kontributa. Edhe shenjtor\u00ebve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj iu desh ta kuptonin k\u00ebt\u00eb dhe t\u00eb d\u00ebrgoheshin n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar, p\u00ebr t\u00eb predikur dhe p\u00ebr t\u00eb kontribuar kudo q\u00eb t\u00eb mundeshin.<\/p>\n<p>Arritjet tuaja n\u00eb bot\u00eb, ose edhe arritjet tuaja shpirt\u00ebrore, jan\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer, p\u00ebr ta leht\u00ebsuar barr\u00ebn e atyre rreth jush, p\u00ebr t\u2019i inkurajuar njer\u00ebzit p\u00ebr t\u2019u kthyer tek Fuqia dhe Prania q\u00eb \u00ebsht\u00eb Burimi i tyre dhe lidhja e tyre me Per\u00ebndin\u00eb \u2013 duke p\u00ebrdorur \u00e7far\u00ebdolloj besime, simbole, piktura ose personazhe q\u00eb gjejn\u00eb m\u00eb frym\u00ebzuese.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebndsishme dhe e domosdoshme \u00ebsht\u00eb ndjekja dhe njohja q\u00eb jetoni me dy mendje \u2013 mendja tok\u00ebsore dhe mendja e thell\u00eb e Dijes.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb fis, nj\u00eb grup ose nj\u00eb koh\u00eb n\u00eb histori ose p\u00ebr t\u00eb kaluar nj\u00eb episod t\u00eb madh n\u00eb historin\u00eb e madhe t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb njer\u00ebzimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Zoti ka folur tani p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr gj\u00ebra m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha \u2013 gj\u00ebra matan\u00eb t\u00eb zakonshmes dhe gj\u00ebra q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb zakonshme dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Zoti ka folur p\u00ebr Komunitetin e Madh, p\u00ebr Dallg\u00ebt e M\u00ebdha t\u00eb ndryshimit, p\u00ebr kuptimin e realitetit tuaj t\u00eb brendsh\u00ebm dhe p\u00ebr ndjekjen e domosdoshme p\u00ebr t\u00eb rimarr lidhjen tuaj me Dijen, e cila \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr t\u2019ju udh\u00ebzuar, p\u00ebr t\u2019ju mbrojtur dhe p\u00ebr t\u2019ju sjell\u00eb n\u00eb veprat e m\u00ebdha t\u00eb jet\u00ebs suaj.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrparim i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr individin. Dhe do t\u00eb jen\u00eb individ\u00ebt q\u00eb do ta b\u00ebjn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ndryshimin n\u00eb p\u00ebrcaktimin e fatit dhe t\u00eb ardhmes s\u00eb njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Dhe ajo q\u00eb udh\u00ebzon vendimet tuaja \u2013 n\u00ebse \u00ebsht\u00eb ambicia, besimi, frika, krenaria dhe kuptueshm\u00ebria e tyre t\u00eb m\u00ebparshme ose frym\u00ebzimi i madh q\u00eb vet\u00ebm Dija mund t\u00eb sjell\u00eb \u2013 do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb rezultatin n\u00eb \u00e7do situat\u00eb.<\/p>\n<p>Zoti ka folur p\u00ebrseri. Duhet t\u00eb vini te Shpallja p\u00ebr t\u00eb par\u00eb. Mos jini budallenj, t\u00eb rini m\u00ebnjan\u00eb dhe t\u00eb mundoheni ta gjykoni ose ta kuptoni, sepse nuk do ta kuptoni. Dhe thjesht ta gjykoni do t\u00eb tregoj\u00eb budallall\u00ebkun dhe munges\u00ebn tuaj t\u00eb ndershm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koh\u00eb e madhe Shpalljeje. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb koh\u00eb e madhe p\u00ebrgatitjeje p\u00ebr t\u00eb ardhmen. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb koh\u00eb e madhe p\u00ebr ta sjell\u00eb jet\u00ebn tuaj n\u00eb balanc\u00eb dhe harmoni dhe p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb re, nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, por edhe nj\u00eb bot\u00eb shpenguese n\u00ebse njer\u00ebzimi zgjedh t\u00eb ndjek\u00eb at\u00eb q\u00eb Zoti i ka dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si\u00e7 i \u00ebsht\u00eb shpallur Lajm\u00ebtarit t\u00eb Zotit Marshall Vian Summers m\u00eb 24 Shkurt 2011 n\u00eb Boulder, Kolorado Zoti ka folur p\u00ebrs\u00ebri. Zoti ka folur p\u00ebrs\u00ebri sepse bota po p\u00ebrballon sprovat e saj m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, sfidat e saj m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Familja njer\u00ebzore ka krijuar nj\u00eb mjerim mjedisor q\u00eb ka fuqin\u00eb ta d\u00ebmtoj\u00eb qytet\u00ebrimin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":22,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[46],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.v6.newmessage.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5250"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.v6.newmessage.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.v6.newmessage.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.v6.newmessage.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/22"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.v6.newmessage.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5250"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/www.v6.newmessage.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5250\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5381,"href":"https:\/\/www.v6.newmessage.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5250\/revisions\/5381"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.v6.newmessage.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5250"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.v6.newmessage.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5250"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.v6.newmessage.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5250"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}