Revolucioni

Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 24 maj 2011
në Boulder, Kolorado

Keni lindur me dy mendje, Mendjen që Zoti ka krijuar dhe mendja që është formuar dhe kushtëzuar nga bota, mendja juaj tokësore. Në këtë moment, keni këto dy mendje.

Me mendjen tokësore jeni ndoshta shumë të familjarizuar, meqë ju dominon gati qind përqind të kohës. Kjo nuk do të thotë se jeni të vetëdijshëm për të ose për të gjitha mendimet ose impulset e saj, sepse njerëzit kanë shumë frikë të përjetojnë disa pjesë të mendjes së tyre tokësore – pjesët e errëta dhe të frikësuara, pjesët e rrezikshme, pjesët misterioze.

Njerëzit vazhdojnë të përpiqen për të ardhmen, pjesërisht për të shpëtuar nga përvoja e tyre aktuale, dhe kjo është arsyeja pse shumica e njerëzve nuk mund të ulen qetësisht për pesë minuta. Kanë frikë nga mendja e tyre, mendja tokësore.

Por ka një Mendje më të thellë brenda jush, Mendja që Ne quajmë Dije. Përfaqëson pjesën tuaj që nuk e ka lënë kurrë Zotin. Nuk është fetare, sepse kur jeni të lidhur me Zotin, nuk ka nevojë për fe. Feja nuk ka asnjë kuptim. Është thjesht realitet. Por ka një realitet më të thellë dhe më të madh se realiteti që përjetoni në mendjen tuaj tokësore.

Pra, keni këto dy mendje. Ato janë aq shumë të ndryshme. Njëra është shumë më e fuqishme se tjetra. Qëllimi i të gjitha praktikave shpirtërore është t’ju sjellë tek Mendja e thellë. Nuk është thjesht të kesh besim tek Zoti, ose besim në profetët, ose besim tek besimet dhe parimet fetare të veta.

Qëllimi i vërtetë i praktikës shpirtërore është t’ju sjellë tek Mendja e thellë, për të lidhur mendjen tuaj tokësore me Mendjen e thellë. Sepse Mendja e thellë nuk mund të shërbejë mendjen tuaj tokësore, dhe mendja juaj tokësore duhet të shërbejë Mendjen e thellë.

Është vetëm këtu që gjeni integritet të vërtetë. Është vetëm këtu që jeni plotësisht vetvetja. Është vetëm këtu që gjeni fuqinë, qëllimin dhe fatin tuaj të madh. Është vetëm në këtë nivel që mund të dalloni vërtet marrëdhënie dhe të dini me kë të jeni dhe me kë mos të jeni, pavarësisht nga tërheqje ose nxitje të tjera. Nuk ka vlerë ose shpërblim më të madh në botë, ose në çdo botë në univers, sesa të rilidhesh me Mendjen e thellë.

Mendja e thellë ju thërret. E ka tërheqjen e Perëndisë. Është atje ku lidheni me Perëndinë. Është atje ku Vullneti i Zotit komunikon me ju, jo në fjalë por në impulse, në një nivel më të thellë – matanë fushës se pesë shqisave, matanë fushës së intelektit, matanë fushës së ideve dhe ideologjisë.

Kjo është Tërheqja e Madhe. Por njerëzit kanë frikë, atëherë rrinë të zënë. Rrinë të fiksuar, me gjëra nga jashtë, duke ndjekur plot gjëra, shumicën e të cilave nuk mund t’ju plotësojnë kurrë – plot me frikë, plot me ambicie, plot me ankesa, plot me fantazi. Kjo është që dominon mendjen tuaj tokësore.

Puna këtu bëhet jo thjesht e dobishme dhe e rëndësishme, por në fakt obsesive dhe shpërqendruese. Sepse nëse nuk mund të jeni me vetveten për pesë minuta, si mund të jeni më këdo tjetër, në të vërtetë? Si mund të jeni me ndonjë gjë? Si mund të jeni kreativ? Si mund të jeni depërtues? Si mund të jeni reflektues dhe të vetëdijshëm për gabimet tuaja?

Njerëzit e dinë se janë të dobët dhe të gabueshëm, por mundohen të përforcojnë besimet e tyre si shfaqjeje fuqie, shfaqje të madhe fuqie. Besimi i vendosur, besimtari i përkushtuar, është si një bllok betoni – i pandjeshëm, i vdekur, i palëvizshëm, rezistent, i shkëputur, mbrojtës, gjykues. Kjo është mendja personal në një gjendje tërheqje dhe ngurtësimi. Është një burg pa murr, por aq e fiksuar që asgjë nuk mund ta lëvizë.

Jeni të lidhur me gjëra që as nuk mund të shihni, të lidhur nga frika – frika e të qenit të gabuar, frika e të qenit të humbur, frika e të paturit bërë një gabim në jetën tuaj dhe të paturit për ta përballuar.

Çfarë është krenaria, përveç frikë e maskuar si diçka tjetër? Çfarë është vetëbesimi, përveç pasiguri e treguar si diçka tjetër?

Për të filluar t’i përgjigjeni natyrës suaj të thellë, Mendjes suaj të madhe brenda jush, fillon një revolucion – një revolucion ku fuqitë e mëparshme përmbysen, gradualisht, edhe përmës kohëra mundimi, nga diçka shumë më të fuqishme, të vërtetë dhe kuptimplotë.

Ideologjitë përmbysen. Lidhjet e mëparshme përmbysen. Vetëmosnjohja përmbyset. Zotët e jetës suaj të mëparshme tregohen të rremë dhe të dobët, dhe me kalimin e kohës përmbysen. Parimet tuaja fetare tregohen shumë të kufizuara dhe nuk mund t’i flasin misterit të jetës suaj, dhe edhe ata mund të përmbysen. Edhe gjëra që ishin të dobishme për ju dhe që ju sollën tek revolucioni, edhe ato mund të tregohen të panevojshme tani. Nuk mund të mbështeteni tek ato.

Njerëzit vijnë tek Shpallja e Re e Zotit, ose edhe tek Shpalljet e mëparshme të Zotit, duke kërkuar paqe dhe ngushëllim, por nëse janë vërtet serioz me angazhimin e tyre, atëherë fillon një lloj revolucioni, i cili nuk është shumë paqësor, jo shumë ngushëllues. I gjithë Ferri lëshohet në rrugën e Qiellit.

E vërteta është brenda jush, por duhet të kaloni përmes mendjes për të shkuar atje. Dhe mendja është plot me shumë gjëra – gjëra për të cilat nuk jeni fare të vetëdijshëm, demonë të krijuar vetë, demonë të krijuar nga të tjerë, të gjithë fantazma të natës. Duken të frikshëm, keni frikë për t’iu afruar. Por janë thjesht fantazma.

Në procesin e marrjes së Hapave drejt Dijes, keni momente të mrekullueshme lehtësimi dhe njohje, dhe keni kohëra të tjera ku keni vërtet mundime, mundime sepse duhet të zgjidhni diçka tjetër nga ajo që keni besuar më parë.

E shihni rezultatin e një marrëdhënieje para se ta filloni, dhe duhet ta pranoni këtë. Filloni të shihni të vërtetën në gjërat, dhe kjo bie në konflikt me atë që doni nga ato. Filloni të shihni se qëllimet tuaj të mëparshme nuk janë në të vërtetë në përputhje me fatin tuaj të madh, dhe duhet të keni fuqinë për t’i vënë mënjanë. Ndiheni të thirrur për të vajtur në disa vende, dhe duhet të keni fuqinë dhe lirinë për të vajtur në këto vende. Duhet të thyeni zinxhirët e detyrimit ndaj disa njerëz dhe situata që nuk janë pjesë e jetës suaj të madhe. Duhet ta keni fuqinë për ta bërë këtë.

Kjo fuqi, kjo liri, kjo vendosmëri, kjo ndershmëri, të gjitha vijnë nga Dija, sepse Dija është e lirë. Dija është e ndershme. Dija është e vendosur. Dija është e fuqishme.

Është aq shumë në kontrast me mendjen tuaj tokësore, e cila nuk ka asnjë nga këto cilësi, në të vërtetë. Është e dobët. Është e gabuar. Është patetike. Është e zvarritur. Dënon vetveten dhe të tjerët. Është e dobët. Është hakmarrëse. Është e fiksuar.

Në të vërtetë, mendja juaj tokësore ka për qëllim të shërbejë Dijen. Këtu fuqitë, zgjuarsinë dhe prirjet e saj të mëdha vërtet shfrytëzohen, dhe ajo [mendja] shpengohet dhe i jepet qëllim dhe integrim më të madh në jetën tuaj.

Por para se kjo mund të ndodhë, duhet të ketë një revolucion – një revolucion shpirtëror, një revolucion kundër ideve dhe detyrimeve, kundër frikës, kundër manive, kundër ankesave – një revolucion për t’ju liruar për të gjetur atë që po ju thërret dhe që ju ka pritur për aq gjatë.

Këtu gjeni se të qenit me Dijen është krejt ndryshe nga të qenit të humbur në mendimet tuaja, dhe e shihni se njerëzit nuk janë të pranishëm ndaj vetvetes ose njëri-tjetrit sepse janë të humbur në mendimet e tyre. Këtu e gjeni se e vërteta është si dielli dhe mendimet janë si retë që e errësojnë. Këtu e gjeni se Dija është e fortë dhe e përhershme – nuk ndryshon nga dita në ditë – dhe që kjo është në kontrast me mendjen tuaj tokësore, e cila është gjithmonë në një gjendje fluksi dhe hutimi pavarësisht nga pohimet e saj të sigurisë.

Ajo që është e dobët brenda jush duhet të shërbejë atë që është e fortë. Dija nuk mund dhe nuk do të shërbejë mendjen tuaj tokësore. Është shumë më e fuqishme se mendja juaj tokësore. Nuk ka frikë nga bota. Nuk ka frikë nga vdekja. A mund të pohoni se keni këtë guxim për vetveten? Në gjithë ndershmëri, nuk mundeni.

Ajo që është e dobët shpengohet duke shërbyer atë që është e fortë. Pjesa e mendjes suaj që është e dobët shpengohet duke shërbyer pjesën tuaj që është e fortë. Trupi është i dobët, por përtëritet dhe fuqizohet duke shërbyer diçka më të madhe.

Zoti nuk ju dënon. Zoti nuk është i interesuar në patologjinë tuaj, obsesionet tuaja ose zbavitjet tuaja. Zoti thjesht ju thërret, përmes pranisë së Dijes brenda jush dhe pranisë së Dijes në ata që mund të takoni, e cila është mjaft e fortë për të depërtuar përmes zbavitjeve dhe preokupimeve tuaja për të fituar vëmendjen tuaj. Kjo është kur njerëzit kanë momente frymëzimi, momente parandjenje, momente njohje, momente depërtimi, momente sigurie.

Shpallja e Re e Zotit ka sjellë Hapat drejt Dijes, dhe ka shumë prej tyre. Pjesë e qëllimit të tyre është të drejtojë mendjen tuaj tokësore të mendojë në harmoni me Mendjen tuaj të thellë në mënyrë që revolucioni të jetë më i lehtë, dhe tranzicioni më i butë, më i rrjedhshëm dhe më i përshtatshëm.

Ato [Hapat drejt Dijes] sjellin një kontrast midis gjendjes së Dijes dhe gjendjes tokësore të mendjes suaj, në mënyrë që mund të shihni gjendjen tuaj tokësore në mënyrë më objektive, më të dhembshur, me dashamirësi dhe pranim më të madh. Sepse Dija nuk ju dënon. Thjesht ju thërret. Dhe tërheqja e Perëndisë është aq e fortë pasi filloni ta ndjeni, ta pranoni dhe ta lejoni në përvojën tuaj.

Por në kohëra mundimi, do të duket sikur jeni në luftë me vetveten. Një betejë e madhe po zhvillohet për të përcaktuar se kush do të ketë epërsi – mendja juaj personale që kundërvihet, duke munduar të humbë veten përseri në romancat e saj, ndjekjet e saj, pronat e saj, etikën e saj punëtore obsesive, ideologjinë e saj fetare, fushatat e saj politike, të gjitha këto gjëra që ju tërheqin larg, larg, larg – larg nga tërheqje dhe Prania e Dijes brenda jush.

Ndërkohë që përparoni dhe bëheni më të urtë, do të jeni në gjendje të dalloni mundimin dhe të kuptoni se është pjesë e procesit të mësimit, sepse çdo mësim kërkon çmësim. Çdo mësim kërkon tejkalimin e nocioneve, besimeve, supozimeve dhe ideve të kaluara. Çdo mësim i vërtetë është rimendim, rivlerësim, dhe riaplikim të asaj që dini në jetën tuaj. Mësimi këtu nuk është thjesht të kalosh provime ose të recitosh gjëra në moment ndërsa kërkohen. Është edukim i vërtetë – i thjeshtë, i fuqishëm, shpengues dhe konstruktiv.

Çdo situatë mësimi është si një revolucion. Ju kërkon që të bëheni më të pranishëm, të bëni kujdes, të zgjuheni nga gjendja juaj endrrore, të tejkaloni atë që ka drejtuar jetën tuaj më parë – sundimtarët e rremë të besimit, ideologjisë, manisë, frikës dhe fantazisë.

Ju shihni në botën rreth jush revolucione kundër udhëheqësve shtypës kur njerëzit nuk mund të durojnë më kufizimet, korrupsionin dhe brutalitetin që mbikëqyrin jetën dhe kushtet e tyre, dhe janë në gjendje të rrezikojnë gjithçka për ta bërë ndryshimin të mundshëm.

Ju që keni tashmë jetuar me gjëra që dini se duhet të bëni që nuk po bëni, duhet të arrini në këtë pikë ku nuk ka kthim brenda vetvetes, ku nuk mund të duroni më natyrën shtypëse të mendjes suaj. Nuk mund të duroni më mënyrën se si jeni me njerëzit ose mënyrën se si jeni me vetveten, atëherë fillon revolucioni.

Por revolucioni duhet të ketë një synim të vërtetë. Duhet të jetë liri për diçka dhe jo thjesht liri nga diçka. Dhe kjo është aty ku Shpallja ju jep një qëllim të vërtetë. Kjo është arsyeja pse Dija ju shpengon, sepse është synimi juaj.

Mendja punon në harmoni kur shërben diçka më të madhe. Por ajo që shërben duhet të jetë e vërtetë, e dobishme, autentike. Duhet të jetë më e madhe. Duhet të jetë e vërtetë. Revolucioni juaj nuk mund të jetë thjesht për të rrëzuar një fuqi të mëparshme. Duhet të jetë për të themelosur një gjendje të re qenieje.

Mund të ndryshoni jetën tuaj të jashtme pafund, duke udhëtuar rrreth e rrotull, duke pasur gjithmonë përvoja të reja. Por Ne flasim për revolucionin brenda – atë gjënë që njerëzit nuk do të përballojnë, atë gjënë që njerëzit do të shmangen, duke kërkuar pafund atë që i ka dështuar aq shumë herë më parë.

Revolucioni i vërtetë nuk do të ndizet nga ankimi dhe inati, por nga një thirrje e thellë që nuk ka inat, që nuk ka ankim. Është kjo që e ndez revolucionin brenda. Sepse ajo që është e dhembshur dhe e fuqishme qëndron në kontrast të theksuar me atë që nuk është. Dhe nuk mund t’i keni të dyja. Njëra duhet të drejtojë. Tjetra duhet të ndjekë. Dija nuk do të ndjekë. Thjesht do të tërhiqet nëse nuk nderohet dhe dallohet.

Atëherë qëllimi juaj është shumë i kufizuar, dhe kjo është në rregull sepse kjo ju jep një rrugë të qartë pa dykuptimësi, duke e minimizuar rrezikun e keqkuptimit dhe keqperceptimit.

Kjo është e mësuar në të gjitha fetë, por fetë janë ndryshuar, të mbuluara me rituale dhe ceremoni, ideologji dhe interpretim. Do të duhej një mësues i urtë brenda njerës prej tyre për t’ju sjellë në këtë rrugë të pastër.

Shpallja e Re e Zotit nuk është e ngarkuar me këto gjëra. I paraqet Hapat drejt Dijes në mënyrë të qartë. Është një shpresë e re për njerëzimin në mundim dhe në rënie.

Pranojeni revolucionin. Jini një revolucionar vetëm në këtë mënyrë. Lëreni revolucionin të stimulohet nga diçka të madhe, të fuqishme dhe të dhembshur. Shiheni veten duke vajtur përmes tij. Lëreni që të ndodhë. Pranojeni. Vazhdoni të ecni përpara. Kuptojeni se ndryshimi nuk është paqësor. Është sfidues dhe i pasigurtë. Mund të jetë shumë i parehatshem ndonjëherë. Pranojeni këtë dhe ecni përpara.

Duhet të hipni në këtë mal në mënyrë që mund të shihni. Mos ndaloni gjatë për këdo ose diçka, përdryshe beteja do të ketë mbaruar. Rruga juaj do të jetë më e butë. Do të ketë probleme. Do të ketë vështirësi. Do të ketë tundime nga bota. Do të ketë zakone të vjetra që mund të rishfaqen, por pasi të bëheni të fortë me Dijen, asnjëra nga këto gjërat nuk mund t’ju mbajë më mbrapa.

Keni një thirrje të madhe në botë. Duhet të përgatiteni para se të dini se çfarë është. Duhet të shkoni përmes një revolucioni para që të jeni në gjendje të pranoni një përgjegjësi dhe një ndërgjegje më të madhe në jetë. Duhet të jeni të ankoruar në Dijen në mënyrë që të keni guximin, qartësinë, vetëndershmërinë për të marrë një rol më të madh dhe një shërbim më të madh në botë.

Nën sundimtarët e vjetër, kjo nuk është e mundshme. Atëherë duhet të ketë një revolucion, një revolucion brenda, një revolucion në të menduarit tuaj dhe në mënyrën se si lidheni me të tjerët dhe me të gjithë botën.