Category Archives: The New World

6. Të qëndrosh te grëmina

Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 10 prill 2014
në Boulder, Kolorado

Pa një Mesazh të Ri nga Zoti, rënia e botës bëhet e parashikueshme, shkatërruese dhe tragjike. Pa një Shpallje të Re nga Zoti për ta përgatitur njerëzimin për Dallgët e Mëdha të ndryshimit që po vijnë, dhe për hasjen e njerëzimit me raca të tjera në univers, të cilin tani po përballon, rënia e njerëzimit bëhet e parashikueshme. Nëse mjaft njerëz nuk mund ta marrin Shpalljen e Re të Zotit, rënia do të vazhdojë. Është plotësisht e parandalueshme, por ora është vonë.

Megjithatë, Shpallja e Zotit është në botë, e dhënë për ta përgatitur njerëzimin për këto dy pragje të mëdha; e dhënë për të nxitur një ndërgjegje më të thellë, një qëllim më të thellë në mjaft njerëz për ta kthyer baticën, për t’i dhënë njerëzimit oportunitetin për t’u përgatitur për përvojën e botës së re.

Zoti e di këtë, me siguri, por njerëzit janë të papërgatitur. Matanë të qenit të papërgatitur, ata janë gjithashtu injorantë dhe të pavullnetshëm për të mësuar – duke menduar se e dinë se çfarë është realiteti, duke u mbështetur mbi përvojën e tyre nga e kaluara, duke mos e kuptuar që ndodhen në pragun e një ndryshimi të madh.

Profecia e Dallgëve të Mëdha është dhënë si pjesë e Shpalljes së Re. Përgatitja për këtë, për individin, është dhënë si pjesë e Shpalljes. Një Pamje e qartë duhet tani të bëhet të kësaj bote të ardhshme, në qoftë se kjo përgatitje nuk i kushtohet mjaft vëmendje, në qoftë se Shpallja e Re e Zoti injorohet ose mohohet. Duhet ta kuptoni këtu atë që do të shihni dhe përballoni në kohët që do të vijnë dhe atë që fëmijët tuaj do të duhet të përballojnë si pasojë, dhe gjeneratat matanë tyre.

Zoti i flet njerëzimit vetëm në kohë oportuniteti të madh, kohë ndryshimi të madh, kohë kur historia e botës mund të ndryshohet, farat që të mbillen në mjaft njerëz për të vënë në lëvizje forca të mëdha, fuqi të mëdha, për t’u përdorur ose për të mirë ose për keq. Por tani njerëzimi ndodhet në një prag ndryshe nga çdo që ka pasur për të përballuar – një mjedis në ndryshim, një klimë në ndryshim, një botë me burime që po pakësohen, një botë me paqëndrueshmëri ekonomike dhe politike në rritje.

Nëse njerëzimi të ishte një racë e urtë, do të ishte përgatitur për dekada për këtë. Do të ishte kuptuar. Do të ishte parashikuar mjaftueshmërisht, dhe do të ishin bërë sakrifica dhe përgatitjet do të ishin vendosur prej kohësh.

Por njerëzimi ende nuk është një racë e urtë. Nuk e kupton botën në të cilën jeton dhe kufijtë e botës. Nuk e kupton që jeton brenda një Komuniteti të Madh jete në univers, ku liria është e rrallë dhe ku bota të tilla si e juaj janë shumë të vlerësuara nga të tjerët. Është një racë e shqetësuar me të kaluarën e saj dhe me vështirësitë dhe obsesionet e saj aktuale.

Këtu ata që janë parashikues, që mund të shohin dhe kuptojnë, që mund të dallojnë forcat që po lëvizin në botë, do të ndihen vetëm dhe të izoluar për pjesën më të madhe dhe janë në gjendje të kuptojnë atë që duhet bërë në këto kohë, në këto kohë të mëdha përgatitjeje që po ju ngelen.

Zoti e kupton këtë, me siguri, dhe kjo është arsyeja pse Shpallja është në botë. Do t’ju japë gjithçka që do t’ju duhet, nëse mund të përgjigjeni, nëse mund të përgatiteni, nëse mund të ndryshoni kuptueshmërinë tuaj dhe prioritetet tuaja në mënyrë të mjaftueshme për të ndërmarrë këtë përgatitje me sukses. Por duhet të kuptoni alternativën nëse e neglizhoni këtë, nëse i shmangeni. Nuk është një pamje e lehtë, por duhet të kuptohet.

Në dekadat që do të vijnë, klima do të ndryshojë më dramatikisht sesa është e parashikuar aktualisht. Kombet do të mbarojnë burimet. Prodhimi i ushqimit do të kufizohet për shkak të ndikimeve mjedisore të mëdha. Luftëra dhe revolucione rajonale do të shpërthejnë, por pa zgjidhje, duke i lënë kombet të paafta për t’u marrë edhe me rrethanat e tyre aktuale, aq më tepër me kërkesat e së ardhmes. Fetë do të bëhen më të përçara dhe të ndara ndërsa njerëzit ndihen të kërcënuar dhe vetëm duan të shoqërohen me grupin e tyre – grupin e tyre etnik, grupin e tyre shoqëror, grupin e tyre fetar, në kundërshtim të të tjerëve, që gjithashtu bëhen të polarizuar përballë ndryshimi dhe paqëndrueshmërie të madhe.

Kjo fillon një periudhë të gjatë rënieje dhe shpërbërjeje, ndërsa kombet bëhen më të izoluara, ndoshta duke kërkuar aleanca, por më të izoluara rajonalisht, dhe të pavullnetshëm ose të paaftë për të ndihmuar njëri-tjetrin përmes sfidave të mëdha që do të vijnë. Një njerëzim në rritje do të përballet me humbjen në shumë vende të ushqimit, ujit dhe energjisë së nevojshme për të mbështetur qytetërimin siç e kanë njohur.

Kjo nuk është një seri problemesh dhe situatash konvergjente që vetëm teknologjia mund të zgjidhë, sepse teknologjia do të tejkalohet. Këto janë dallgët e mëdha konvergjente të ndryshimit, ndryshim që ndodh në çdo nivel të imagjinueshëm, i gjithë menjëherë. Kjo është prekshmëria që njerëzimi ka krijuar gjatë dekadave të neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë.

Megjithatë Shpallja është në botë. Zoti ka folur përsëri, për herë të parë në mbi një mijë vjet. Paralajmërimi është vendosur. Bekimi i është dhënë fuqisë së vërtetë që njerëzimi ka për të lundruar kohët e vështira përpara dhe çfarë mund të thotë ndërtimi i unitetit dhe bashkëpunimit njerëzor në një nivel të paparë në këtë botë, i ndërtuar tani nga krejt nevoja, i ndërtuar tani nga dhembshuria dhe përgjegjësia, i ndërtuar tani në mënyrë të tillë që njerëzimi mund të ketë një shans, një shans më të madh, por jo një shans që do të zgjasë përgjithmonë.

Sepse rezultati do të vendoset në dekadat që do të vijnë në lidhje me llojin e botës që njerëzimi do të duhet të përballojë, do nëse do të jetë në gjendje të rezistojë bindjen dhe ndërhyrjen e universit rreth tij, e cila aq shpesh ndodh në kohë të tilla si kjo kur popujt vendas bëhen të dobët dhe të konfliktuar.

Mos mendoni se jeni këtu rastësisht, sepse jeni dërguar në botë për të përballuar këto situata, për të shtuar pjesën tuaj të nevojshme por të vogël. Kjo është e vërtetë për këdo në botë. Dhe megjithëse gjysma e njerëzimit është e aq e shtypur nga varfëria dhe shtypja politike dhe fetare, ata mund të duken të bëjnë shumë pak, thirrja është megjithatë aty për të gjithë ata që janë në gjendje dhe mjaft të lirë për t’u përgjigjur.

Po situata mos të ishte aq e tmerrshme, atëherë Zoti nuk do të kishte nevojë të fliste përsëri. Njerëzimi do të kishte kohë dhe rezerva për të kuptuar situatën dhe për t’u përgatitur në mënyrë të përshtatshme. Por e keni kaluar këtë prag disa kohë më parë – pa e ditur, pa dashur – dhe tani do të jetë një garë deri në fund, gara për të shpëtuar qytetërimin njerëzor.

Nëse mjedisi juaj bëhet i pabanueshëm, gjithçka do të humbet. Kjo është një pasojë e përdorimit të njerëzimit të botës, përpjekjeve të tij për të sunduar natyrën dhe për ta kthyer drejt vullnetit të tij dhe synimeve të tij. Nuk është një mallkim nga Zoti. Është një produkt i mungesës së vizionit, përgjegjësisë dhe bashkëpunimit këtu në botë.

Prandaj, Zoti nuk flet me dënim, por me fuqi dhe shpresë. Sepse ora është vonë dhe njerëzimi nuk mund të jetë neglizhent. Nuk mund të jetë i pamend. Nuk mund të jetë vetëshkatërrues përballë forcave të tilla ndryshimi.

Po ta kishit guximin dhe përulësinë për të përballuar atë që po vjen drejpërsëdrejti, do ta shihnit se Zoti duhet të flasë përsëri. Sepse fetë e botës nuk u vendosën për të përballuar këto pragje të mëdha. Dhe janë aq të përçara midis tyre, madje edhe brenda tyre, që nuk mund ta sjellin njerëzimin përpara. Përshkrimet e tyre ishin për kohët e vjetra, një botë që vërtet nuk ekziston më. Dhe megjithëse urtësia e tyre është e madhe dhe etika e tyre e rëndësishme, Zoti duhet të flasë përsëri, përndryshe njerëzimi sigurisht do të dështojë.

Shpallja do të rivendosë atë që është e urtë brenda individit, mjaft individëve të cilët do të jenë atëherë në gjendje të ushtrojnë ndikimin e tyre në botë dhe për t’u përgatitur dhe për të mbijetuar Dallgët e Mëdha të ndryshimit dhe për të ndërtuar një të ardhme matanë pragjeve që do të vijnë.

Është sfida e madhe që do ta bashkojë njerëzimin tani, asgjë më pak se kjo. Janë pasoja të mëdha, kohë të mëdha, që do t’i ngrenë njerëzit nga manitë për vetveten dhe mjerimi në nivele më të larta shërbimi në botë.

Sepse secili prej jush është dërguar në botë për të jetuar në këto kohë, dhe kontributi që ju është dhënë për të dhënë është brenda jush tani por ekziston matanë fushës së intelektit. Duhet të thirret përpara nga një Fuqi e Madhe – fuqia e madhe brenda jush dhe Fuqia e Madhe matanë jush.

Kjo është koha e Shpalljes. Kjo është koha e madhe e vendimit. Kjo është një kohë e madhe ku njerëzimi do të duhet të zgjedhë llojin e së ardhmes që do, duke i kuptuar plotësisht rreziqet e mëdha që tani përballon.

Nuk mund të jeni dembel në këto kohë. Nuk mund të jeni ambivalent, përndryshe realiteti do t’ju tejkalojë dhe do të sjellë fatkeqësi të madhe në jetën tuaj.

Lajmëtari është në botë, por ngelet i panjohur. Ai po bën gjithçka që mundet për të sjellë Mesazhin përpara, për t’i folur njerëzve, por ata duhet të kenë sytë për të parë dhe veshët për të dëgjuar, përndryshe do të jenë të shurdhër dhe të verbër, të paaftë për t’u përgjigjur.

Zoti tani nuk i sjell thjesht një përmirësim familjes njerëzore, jo thjesht një mesazh shprese dhe frymëzimi, por pikërisht atë gjënë që do ta shpëtojë familjen njerëzore – nga shembja brenda botës dhe nga sundimi nga forcat nga matanë. Janë vetëm rrethana të rënda që do të sjellin një Shpallje të tillë në botë. Dhe po përballoni rrethana të tilla në këtë moment.

Mos prisni për shiun e fortë, për thatësirën e madhe ose për stuhinë e madhe për t’ju bindur që jetoni në një kohë të tillë, sepse ata me sytë për të parë mund të shohin mbi horizontit stuhitë e mëdha që po grumbullohen aty. Ata mund ta dëgjojnë zërin e Dijes brenda vetes, Mendja e thellë që Zoti ka vendosur brenda tyre për t’i udhëzuar, për t’i mbrojtur dhe për t’i sjellë në një jetë më të madhe shërbimi dhe plotësimi në një botë që po kalon një ndryshim të madh.

Për ta parë përgjigjen, duhet ta shihni nevojën. Është tronditëse. Do të jetë e vështirë për të përballuar në fillim. Do të ndiheni të pashpresë dhe të paaftë. Por Shpallja e Re e Zotit është në botë, dhe Zoti ju ka dërguar me fuqinë për t’u përgjigjur, në pritje për t’u zbuluar brenda jush.

Duhet atëherë të përballoni tronditjen e së ardhmes, sepse qëndroni në greminën e përcaktimit të llojit të së ardhmes që do të jetë vërtet. Pa bashkëpunim të madh midis kombeve tani, njerëzimi do të bjerë në një cikël konfliktesh të pafundme në lidhje me kë do të ketë akses te burimet që ngelen. Këto konflikte do të jenë të dëshpëruara dhe shumë më shkatërruese sesa gjithçka që keni parë deri tani.

Duhet të ketë dhembshuri të madhe, pranim të madh, tolerancë të madhe për popujt e tjerë. Sepse nuk do të ndihmoni thjesht veten në këtë situatë. Do të thirreni për të ndihmuar të tjerët të cilëve nevojat janë të thella dhe dërmuese. Është një kohë bashkëpunimi i madh. Është një kohë shërbimi të madh.

Njerëzit ende kërkojnë të jenë të lumtur dhe të kenë atë që duan, matanë plotësimit të nevojave të tyre themelore në jetë. Por ka një thirrje më të madhe për ta, dhe për ju. Bota po e jep këtë thirrje tani. Mos mendoni për të ardhmen tuaj për sa i përket asaj që do t’ju bëjë të lumtur ose të jetë një punë e këndshme, por atë që bota ka nevojë që mund të jepni, ku talentet tuaja, kudo që mund të jenë, mund të jenë në shërbim të vërtetë të njerëzve.

Kjo do të ndryshojë jetën tuaj. Kjo do të ndryshojë marrëdhënien tuaj me vetveten – si ndiheni për veten dhe të tjerët. Do të ndryshojë gjithçka në mënyrën se si e shihni jetën tuaj – vlerën e saj dhe kuptimin e saj. Sepse kjo është mënyra se si Zoti do t’ju restaurojë, përmes përgatitjes dhe pastaj shërbimit të madh ndaj të tjerëve – duke e restauruar mendjen tuaj tokësore përmes shërbimit ndaj Mendjes së thellë brenda jush, e cila është e quajtur Dije.

Ata që kanë sytë për të parë do të shohin, dhe do të dëgjojnë fjalët tona dhe t’i marrin në zemër thellësisht. Të tjerët do t’i harrojnë ose do t’i hedhin poshtë, duke menduar se kjo është tepër radikale, tepër sfiduese, tepër e pamundshme, duke menduar se jeta nuk mund të jetë vërtet kështu. Lutuni për ta, sepse ata janë të dobët dhe ende nuk mund të përgjigjen.

Janë ata që mund të përgjigjen që do ta bëjnë të gjithë ndryshimin, por ata duhet të përgjigjen plotësisht. Ky nuk është një angazhim i rastësishëm. Kjo nuk është disa gjëra të thjeshta për të bërë. Kjo është diçka që do të ndryshojë rrjedhjen e jetës suaj, por aq më mirë që të ndryshoni rrjedhjen e jetës suaj sesa që rrethanat t’ju tejkalojnë dhe ta ndryshojnë jetën tuaj matanë kontrollit tuaj.

Kjo është Urtësia që vjen nga Dashuria e madhe e Krijuesit, sepse Zoti e do njerëzimin dhe nuk do ta shohë familjen njerëzore të shpërbëhet dhe të dështojë për arsye që ende nuk mund të shohë. Kjo është ashpërsia dhe qëndrueshmëria e Dashurisë së Zotit e dhënë tani një bote të tërë për ta shpëtuar nga dështimi dhe shembja, dhe për ta përgatitur për t’u angazhuar në një univers plot me jetë inteligjente, për të cilin njerëzimi nuk di asgjë fare.

Vetëm një Mesazh i Ri nga Zoti mund t’i sjellë këto gjëra, sepse vetëm Zoti e di natyrën e zemrës dhe shpirtit tuaj. Vetëm Zoti e di se si është jeta në universin kudo. Vetëm Zoti mund t’ju përgatisë – emocionalisht, mendërisht dhe praktikisht – për rrugën përpara.

Është vetëm duke ardhur te Shpallja që do të vini për të parë këto gjëra për të cilat ne flasim sot. Duhet ta bëni këtë qasje. Zoti do t’ju shpëtojë ju dhe jetën tuaj, por ju duhet ta bëni qasjen.

Bekimi është mbi botën tani, sepse Zoti ka folur përsëri. Një përgatitje e madhe i është dhënë botës, një frymëzim i madh, dhe themeli për bashkëpunim të vërtetë midis popujve dhe kombeve – e lindur nga domosdoshmëria, e lindur nga realiteti, e lindur nga e vërteta e arsyes pse jeni vërtet në botë dhe çfarë jeni këtu për të shërbyer matanë interesave dhe nevojave tuaja personale.

12. Tronditja e së ardhmes

Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 30 prill 2011
në Boulder, Kolorado

Zoti kërkon që ta përgatisë njerëzimin për një botë të re, një realitet të ri dhe për takimin e tij me jetën në univers, një takim që do të ndryshojë dhe përcaktojë të ardhmen dhe fatin e njerëzimit.

Po hyni në një botë të re – një botë me ndryshim mjedisor, një botë me mot të egër, një botë që do të jetë e paparashikueshme, një botë që do të jetë e çekuilibruar, me vështirësi ekonomike dhe politike të mëdha. Kombet do të tronditen nga revolucione dhe ekonomitë kombëtare do të dështojnë.

Është rezultati i disa forcave që kanë qenë në lojë për disa kohë. Të urtit mund ta parashikojnë këtë. Për të gjithë të tjerët do të jetë një tronditje e madhe, tronditja e së ardhmes.

Mos e shikoni këtë si një tragjedi të madhe ose diçka për të shmangur, neglizhuar ose mohuar, sepse e ka emrin tuaj mbi të. Jeni dërguar në botë për të shërbyer botën nën këto kushte.

Megjithëse ndoshta nuk keni qenë të ndërgjegjshëm për Dallgët e Mëdha të ndryshimit që po fillojnë të përhapen nëpër botë, ato megjithatë po lëvizin. Kjo nuk është kohë për vetëkënaqësi. Kjo nuk është kohë për të projektuar idetë ose besimet tuaja. Kjo nuk është kohë për të debatuar pafund.

Kjo është kohë për të parë dhe për të vazhduar për të parë, duke dalluar horizontin, duke dalluar rrethanat e ndryshueshme të jetës rreth jush, duke dalluar ndryshimin që po ndodh në jetën e njerëzve – ndryshim i paparashikuar, ndryshim dërrmues, përtej parametrave normalë të jetës.

Ndoshta jeta juaj ka ndryshuar brenda dhe jashtë, sikur të ishte në përgatitje për diçka të madhe që do t’ju duhet të shërbeni dhe të jeni pjesë të saj. Nëse kjo është përvoja juaj, atëherë mund të jeni të sigurt që po përgatiteni për botën e re, megjithëse në mënyrë të pavetëdijshme.

Zoti ju ka dhënë Dijen për t’ju udhëzuar dhe për t’ju përgatitur, por Dija funksionon poshtë sipërfaqes së mendjes ku njerëzit jetojnë. Është një Zgjuarsi më e Madhe. Dallon lëvizjen e botës, dhe i përgjigjet Krijuesit.

Shpallja e Re e Zotit do t’i flasë kësaj pjesës suaj më shumë sesa intelektit tuaj, sepse është pjesa juaj që nuk e ka lënë kurrë Zotin. Prandaj, është pjesa juaj që vërtet mund të përgjigjet. Është pjesa e juaj që është e urtë dhe e pakonfliktuar. Nuk ka frikë nga bota, sepse nuk mund të shkatërrohet.

Në sipërfaqen e mendjes suaj, do të vuani për çdo gjë të vogël dhe keni ankthe të mëdha për të ardhmen dhe mirëqenien tuaj – gjithmonë frikën e humbjes së ardhshme, gjithmonë frikën e gjërave të panumërta që mund t’ju ndodhin dhe atyre për të cilët kujdeseni.

Si mund të dini ndonjëherë ndonjë gjë në këtë nivel, kaq të mbushur me frikë dhe ambicie, kaq lehtësisht të shpërqendruar, kaq lehtësisht të manipuluar, kaq lehtësisht të kontrolluar, kaq lehtësisht të dominuar nga opinionet ose përcaktimet e të tjerëve?

Tronditja e së ardhmes do të jetë tronditje sepse jeni të papërgatitur. Nuk keni kushtuar vëmendje. Keni qenë të fiksuar me gjëra të tjera me rëndësi të vogël ose fare. Keni qenë të zënë me çështjet e ditës dhe me ndjenjat, kujtimet dhe keqardhjet tuaja, duke mos pasur parasysh botën përreth jush.

Me përgatitje, nuk ka tronditje. Ka vetëm konfirmin. Edhe ajo që është tronditëse nuk do t’ju mposhtë. Ndoshta do t’ju habisë dhe do t’ju shqetësojë në moment, por nuk do t’ju tejkalojë. Nuk do të paralizoheni nga ajo, të ngrirë nga frika pa asnjë ide se çfarë të bëni.

Kur anija të fillojë të përkulet dhe të marrë ujë, do të jeni gati. Nuk do të jeni të ngrirë. Nuk do të mbyteni me anijen.

Zoti ju ka dhënë fuqinë për t’ju shpëtuar, jo vetëm nga fatkeqësitë në botë, por nga çdo fatkeqësi dhe çdo llogaritje të gabuar që mund të bëni dhe përjetoni gjatë rrugës. Mund t’i luteni Zotit për shumë gjëra – për mbrojtje, për avantazhe, për një rezultat të lumtur – por Zoti ju ka dhënë dhuratën më të madhe të mundshme. Por nëse kjo është e panjohur, e rezistuar ose e kundërshtuar, çfarë tjetër mund të bëjë Zoti për ju?

Zoti nuk po i menaxhon punët e ditës. Zoti nuk po e lëviz gjakun nëpër venat e tua. Zoti nuk po i lëviz erërat apo nuk e vendos temperaturën. Kjo është një botë ngjarjesh kaskaduese. Nuk ka ndonjë rend në dukje.

Forcat e botës – forcat gjeologjike dhe biologjike – u vunë në lëvizje në fillimin e kohës. Ato po lëvizin vetë. Shkalla në të cilën njerëzimi e ka prishur ekuilibrin delikat të Tokës do të prodhojë ngjarje të mëdha dhe po prodhon ngjarje të mëdha edhe në këtë moment.

Por kush po i kushton vëmendje? Kush po e kupton shkakun dhe pasojën? Kush po e dëgjon fuqinë dhe praninë që jeton brenda tyre?

Njerëzit lëvizin midis eksitimit dhe frikës. Ata kërkojnë dashurinë si një lloj shpëtimi dhe dehjeje për t’i çliruar nga barra e vazhdueshme dhe mbulimi i frikës dhe keqardhjes, ndërsa dashuria e vërtetë mbetet mister për ta, dashuria e vërtetë që buron nga Dija.

Bota, në ndryshimin e saj të madh, mund t’ju shërbejë nëse mund t’i afroheni në mënyrë të saktë. Tronditja e së ardhmes mund t’ju përgatisë. Mund t’ju shkundë nga ëndrrat tuaja të lumturisë dhe fatkeqësisë. Mund t’ju sjellë në ndjenjat tuaja. Mund të kërkojë pikat tuaja të forta dhe vendosmërinë tuaj dhe me siguri dhembshurinë tuaj për njerëzit.

Po hyni në kohën e përgjegjësisë dhe bashkëpunimit njerëzor. Duhet të jeni pjesë e kësaj, përndryshe jeta juaj do të shkojë dëm. Jeta juaj do të jetë gjithmonë e kërcënuar.

Njerëzit duan të tërhiqen në një lloj lumturie të pangopur, pa kujdes, por kur e shihni këtë, është patetike. Është e trishtë. Nuk ka zgjuarsi. Nuk ka frymëzim. Nuk ka ndershmëri. Nuk ka asnjë lidhje të vërtetë me të tjerët. Nuk ka asnjë shërbim dhe kontribut. Ata e kanë nxjerrë veten jashtë kuptimit të jetës në jetën e tyre të prehjes së vazhdueshme.

Kjo nuk është për ju. Nuk e keni bërë rrugën e gjatë në këtë botë dhe nuk keni kaluar nëpër fazat e rritjes dhe zhvillimit si një person me të gjitha vështirësitë e saj thjesht për t’u vënë në kullotë diku.

Ata që ju dërguan në botë po llogarisin në zhvillimin dhe përgatitjen tuaj. Ata e dinë se kjo do të jetë burimi i kuptimit, lumturisë dhe kënaqësisë në jetën tuaj.

Pasuria do të zbehet në botë. Do të humbet nga shumë njerëz. Nevoja njerëzore do të bëhet aq e madhe sa do t’u bëjë thirrje njerëzve kudo që të shërbejnë dhe të marrin pjesë.

Anija tashmë po merr ujë, e shihni. Tashmë ka filluar të përkulet në njërën anë. Ata që e dinë këtë po thirren të përgjigjen, të përgatiten dhe të shohin se ku mund të ketë dobinë më të madhe kontributi i tyre.

Tronditja e së ardhmes është për ta pikërisht tani – tronditja e realizimit, tronditja kur duhet ta ktheni jetën tuaj në një drejtim të ri, tronditja e të kuptuarit se sa pak kuptim dhe qëllim ka pasur jeta juaj më parë dhe sa e keni harxhuar veten, kohën tuaj dhe energjinë tuaj të vlefshme mbi gjëra që kanë pak ose asnjë shpresë.

Kjo është tronditja e së ardhmes, tronditje e ardhshme, që po ndodh në këtë moment, ndërsa filloni të kini kujdes dhe t’i përgjigjeni shenjave të botës.

Zoti po ju thërret përmes këtyre shenjave. Zoti nuk po ju thërret të ktheheni në gjendjen tuaj qiellore, por të hyni në botë për qëllimin që keni ardhur.

Kjo do të sfidojë vlerat tuaja dhe prioritetet tuaja. Kjo do të ndryshojë atë që kërkoni në të tjerët. Kjo do të ndryshojë atë që vlerësoni në veten tuaj. Kjo do të ndryshojë marrëdhënien tuaj me kohën. Kjo do të ndryshojë përvojën tuaj të marrëdhënieve. Kjo do të ndryshojë marrëdhënien tuaj me mendjen dhe trupin tuaj. Kjo do të ndryshojë marrëdhënien tuaj me gjithçka. Kjo është tronditja.

Pasi ta keni kaluar këtë cep, nëse mund ta kaloni këtë cep, atëherë do të jeni në gjendje të përballoni pothuajse gjithçka. Edhe pse mund të përjetoni tronditje dhe shqetësim në moment, nuk do t’ju tejkalojë. Dija do të bëhet themeli juaj dhe nuk tronditet nga bota. As nuk është nga bota. Është këtu për të shërbyer botën.

Në sipërfaqen e mendjes suaj, do të vazhdoni të vuani për gjërat, por ato do të jenë gjëra me rëndësi dhe domethënie më të madhe, kuptim dhe pasojë më të madhe, në vend të gjërave të vogla që nuk kanë të ardhme dhe fat.

Dashuria juaj do të bëhet autentike dhe jo deluzive. Ajo do t’u drejtohet njerëzve që vërtet mund të marrin pjesë me ju, në vend të atyre me të cilët nuk keni të ardhme dhe fat.

Zoti po ju thërret të përgjigjeni, si brenda vetes, ashtu edhe ndaj shenjave të botës. Për të parë shenjat, duhet të shikoni dhe të kushtoni vëmendje, jo vetëm aty-këtu, por vazhdimisht. Ashtu si zogjtë në ajër dhe kafshët në fushë, ju po vëzhgoni mjedisin tuaj. Ashtu si ata, ju keni një nevojë të madhe për ta bërë këtë.

Gjithçka që vlerësoni – e ardhmja juaj, njerëzit për të cilët kujdeseni, madje edhe vetë jeta juaj – do të varet nga kjo. Nuk shikon me frikë. Nuk po jeton në një gjendje frike. Po shikon me sy të kthjellët, me fuqinë dhe praninë e Dijes. Kjo do të bëjë të gjithë ndryshimin nëse mund të shihni apo jo dhe nëse do ta shikoni botën me frikë dhe ankth apo me siguri, dhembshuri dhe vendosmëri.

Angazhimi juaj i parë është ndaj Dijes sepse ky është angazhimi juaj me Zotin. Nëse angazhimi juaj është autentik dhe jo i mbushur me ambiciet dhe idetë tuaja, atëherë do të keni një themel që do t’ju mundësojë të jeni burim force, qëllimi dhe sigurie për të tjerët. Nevoja për siguri në këtë moment është e jashtëzakonshme dhe po rritet çdo ditë që kalon.

Budallenjtë le të jenë budallenj. Injorantët le të jenë injorantë. Të vetëmashtruarit le të vetëmashtrohen. Le të humbasin në mendimet e tyre ata që janë të humbur në mendimet e tyre. Kërkoni ata që mund të përgjigjen. Kërkoni për ata që mund të zbresin nga anija që po mbytet. Kërkoni aleatët tuaj të vërtetë. Sepse tani do të keni nevojë për shokë të fortë. Nuk mund të kufizoheni nga njerëzit me mendje të dobët dhe ata që kanë shumë frikë të vazhdojnë.

Kjo do të ndryshojë gjithçka për ju, ashtu siç duhet të ndryshojë, ashtu siç ka nevojë të ndryshojë. Është bekimi i ndryshimit. Është vështirësia e ndryshimit. Është ajo që do t’ju bëjë të fortë dhe të fuqishëm.

Mos mendoni se do të jetë e lehtë, sepse nuk do të jetë e lehtë. Mos mendoni se do të ndodhë menjëherë sepse është një proces me shumë faza dhe hapa. Mos mendo se jeni tashmë aty, sepse nuk e dini se me çfarë do t’ju duhet të përballoni.

Tronditja e së ardhmes është me ju tani. Të urtit i shohin ngjarjet përpara dhe përgatiten në mënyrë të përshtatshme. Ata nuk presin që të tejkalohen në momentin e fundit. Ata shohin shenjat e botës. Ato përcaktojnë ndryshimin e motit, të atmosferës, në lëvizjen e gjërave dhe në përgjigje jo vetëm të njerëzve, por edhe të krijesave të natyrës. Ata po shikojnë.

Ata nuk janë të humbur në hobitë, në romancat apo obsesionet e tyre, vetëm për t’u tejkaluar në momentin e fundit. Ata nuk ndjekin besimin e konsensusit. Ata nuk ndjekin atë që u thuhet nga udhëheqësit e qeverisë ose të fesë. Ata nuk ndjekin mendimet e përgjithshme sepse njerëzit janë të verbër dhe nuk kushtojnë vëmendje. Ata nuk kanë frikë të përballen me sfidat dhe vështirësitë, dhe kështu ata nuk e pacifikojnë veten me supozime të rreme. Ata nuk i marrin shenjat e tyre nga të dobëtit dhe të frikësuarit.

Dhurata e Zotit është për të gjithë. Fuqia e Dijes është për të gjithë. Por kush mund të përgjigjet? Dhuratat e qiellit janë për të gjithë, madje edhe duke jetuar në një botë të vështirë dhe katastrofike. Por kush mund t’i marrë ato? Kush mund ta ndryshojë jetën dhe perspektivën e tyre për të qenë në gjendje ta përjetojnë këtë?

Edhe këtu tronditja e së ardhmes është një dhuratë – një dhuratë shpengimi. Zgjimi nga ndarja e frikshme e vetë është një ngjarje e jashtëzakonshme. Thërret Fuqitë e Qiellit te ju që po filloni të zgjoheni.

Lëreni Dijen të jetë udhërrëfyesi juaj dhe lëreni botën t’ju tregojë se ku po shkon dhe çfarë po shfaqet në horizont. Jini vigjilentë. Qetësoheni mendjen tuaj. Lërini mënjanë dëshirat dhe frikën tuaj të vazhdueshme duke ndërmarrë Hapat drejt Dijes. Merreni Shpalljen, Mesazhin e Ri për njerëzimin.

Jeni të bekuar madje që e dini këtë. Jeni të bekuar të dëgjoni Zërin Tonë. Jeni të bekuar që jeni të tronditur. Jeni të bekuar edhe kur jeni të zhgënjyer, sepse ky zhgënjim mund t’ju çlirojë nga e kaluara. Jeni të bekuar që jeni liruar. Jeni të bekuar kur njerëzit largohen nga ju. Jeni të bekuar kur gjërat bien. Sepse kjo fillon të shtrojë skenën për një jetë të re dhe një angazhim dhe marrëdhënie më të madhe me Hyjnoren dhe me veten dhe me të tjerët.

Kjo është bota që keni ardhur për t’i shërbyer dhe asgjë përveç këtij shërbimi nuk do të japë kuptim të vërtetë dhe marrëdhënie të vërteta për ju. Kuptojeni këtë dhe do të gjeni sekretin dhe çelësin e lumturisë më të madhe, një kuptim më të madh dhe një qëllim më të madh, që presin të zbulohen.

15. Vizioni

Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 27 janar 2013
në Boulder, Kolorado

Njerëzimi i ka farat e madhështisë, pavarësisht nga gabimet e tij, injoranca e tij dhe korrupsioni i tij. Sepse spiritualiteti është gjithmonë i gjallë në këtë botë, i cili ka vdekur dhe është harruar në aq shumë bota të tjera. Zjarri i dashurisë është gjithmonë i gjallë këtu, në mendjet dhe zemrat e shumë, shumë njerëzve – një zjarr që është ftohur në aq shumë bota të tjera në universin rreth jush.

Njerëzimi nuk di për shpresën e tij të madhe dhe potencialin e tij të madh, sepse po lufton me forcat që e kanë shkatërruar fuqinë e dashurisë dhe të Dijes në bota të tjera – forcat e lakmisë, dobisë, korrupcionit, konfliktit, luftës dhe privimit.

Mos mendoni se kjo është e veçantë për këtë botë ose për familjen njerëzore, sepse këto gjëra kanë qenë pjesë e evolucionit të çdo kombi të madh në universin rreth jush. Por shumë nga këto kombe matanë botës suaj nuk e kanë njohur kurrë lirinë, nuk e kanë njohur kurrë dhembshurinë. Të shtypura që nga fillimi, ata kanë evoluar teknologjikisht, por jo në ndonjë menyrë tjetër që është fare kumptimplot.

Njerëzimi nuk di për shpresën e tij të madhe dhe potencialin e tij për të ardhmen. Por e ardhmja që do t’i japë njerëzimit stabilitet, siguri dhe mbrojtje nga shembja brenda botes dhe nga ndërhyrja nga jashtë do të  jetë një botë shumë e ndryshme nga ajo që po shihni sot, dhe shumë e ndryshme nga ajo që shumica e madhe e njerëzve presin dhe për të cilën planifikojnë në këtë moment. Sepse nëse dëshirat dhe ambiciet e njerëzimit të plotësoheshin në të ardhmen, qytetërimi do të shembej dhe do të nënshtrohej nga kombe të tjera në univers, të cilët tashmë po e shohin botën me vendosmëri të madhe.

Bota e ardhme për njerëzimin, nëse është i suksesshëm në këtë transicion të madh, është një botë që shumë pak njerëz mund të shohin sot. Por përfaqëson rritje dhe pjekuri në univers, sidomos midis botëve të avancuara që kanë qenë në gjendje të mbjanë lirinë individuale, dhe të përfitojnë nga dhuratat e saj, dhe të minimizojnë efektet e shprehjeve të saj kaotike.

Ky është evolucioni. Por evolucioni ndjek zgjedhjet e racave inteligjente të cilave është pjesë. Nëse njerëzimi vazhdon në drejtim e tij të dëshpëruar, do të plaçkitë burimet e botës dhe do të destabilizojë klimën e botës aq shumë sa do të jetë e banueshme vetëm nga një përqindje shumë e vogël të popullsisë njerëzore, dhe me shtrëngime të mëdha për ata që mund të mbijetojnë. Mos mendoni se kjo nuk ka ndodhur ne universin rreth jush, sepse shembja mjedisore ka ndodhur herë të panumërta me pasoja të rënda dhe tragjike aq shpesh si rezultat.

Bota e ardhshme do të duhet të ndërtohet nga hiri i botës së vjetër dhe nga dëshira, dhembshuria dhe urtësia e atyre që mund të shohin dhe që e kuptojnë se njerëzimi po kthehet në një cep të madh dhe po kalon përmes një pragu të madh në këtë kohë.

Sepse bota e ardhshme që do të jetë më e madhe se e kaluara juaj do të duhet të ndërmerret në një kohë tranzicioni shumë të vështirë dhe të rrezikshme – një kohë ku shumë gjëra do të bien mënjanë; një kohë ku do të ketë një paqëndrueshmëri mjedisore, shoqërore dhe ekonomike të madhe dhe në rritje; një kohë ku do të ketë një rrezik të madh lufte dhe konkurrence për të përcaktuar se kush do të fitojë akses tek burimet që ngelet.

Kombet do të bëhen të paqëndrueshme. Do të ketë revolucione të dhunshme, edhe në vende të qëndrueshme. Do të ketë inate në rritje midis kombeve, në konkurrencë për ato pak pjesë të paprekura të botës. Mundësia për njerëzimin për të dështuar është shumë e madhe nën këto kushte dhe nuk duhet kurrë të nënvlerësohet. Mos jini të mashtruar nga optimizmi i verbër, sepse duhet të përballoni realitetin e të jetuarit në një botë me burime në ulje dhe paqëndrueshmëri mjedisore.

Këtu njerëzimi ka një zgjedhje të madhe, jo për t’u bërë thjesht nga krerët e kombeve, por nga qytetarët kudo për të përcaktuar se cilin drejtim do të ndjekin. A do të ndjekin rrugën e grindjes, konkurrencës dhe luftës? Apo do të kërkojnë mënyra për ta restauruar botën, për t’i administruar burimet e saj dhe për t’i ndarë në mënyrë të barabartë, në mënyrë që njerëzimi mund të ketë një të ardhme, një të ardhme më të madhe se e kaluara e tij? Këtu uniteti dhe bashkëpunimi njerëzor nuk janë të drejtuar nga një ideal i madh ose nga një filozofi fetare, por nga domosdoshmëria absolute vetë, sepse alternativat janë shumë të rënda dhe tragjike për t’u konsideruar.

Mos u ankoni për këtë ose të mendoni se është një fatkeqësi e madhe për ju, sepse jeni dërguar në botë në këtë kohë për të qenë pjesë e këtij tranzicioni të madh. Nëse mund të zbuloni Dijen e madhe që Zoti ka vendosur brenda jush – e cila është këtu për t’ju udhëzuar, për t’ju mbrojtur dhe për t’ju sjellë në një jetë më të madhe plotësimi dhe kontribute – atëherë do të jeni në gjendje të përdorni keto rrethana në mënyrë të dobishme, për të qenë pjesë e një force më të madhe për të mirën në botë, një forcë që do të duhet shumë dhe duhet të shprehet përmes synimeve dhe urtësisë së shumë individëve në shumë, shumë vende.

Ndodheni në një rrugëkryq të madh. Zgjidhni një drejtim dhe do të përcaktojë fatin tuaj. Zgjidhni një drejtim tjetër dhe do të përcaktojë fatin tuaj. Këtu duhet të keni vizion. Nuk mund të veproni thjesht nga nxitimi dhe dobia. Nuk mund të veproni thjesht nga dëshira për fuqi dhe pasuri në moment, përndryshe do të dorëzoni të ardhmen dhe do të krijoni një rezultat më të tmerrshëm sesa mund të imagjinoni.

Këtu Zoti nuk po e dënon njerëzimin. Ky nuk është zemërimi i Zotit, sepse Zoti nuk ka zemërim. Kjo është një shpikje njerëzore – një Zot i zemëruar për njerëz të zemëruar. Por Zoti e lejon njerëzimin që të përcaktojë fatin e vetë në botë, të zgjedhë rrjedhjen e veprimit të tij dhe të përcaktojë individualisht dhe kolektivisht se në çfarë rruge do të shkojë, duke përballuar këtë përçarje të madhe në rrugë.

Nëse njerëzimi zgjedh rrugën e grindjes, konkurrencës dhe luftës, atëherë mund ta ndiqni këtë në imagjinatën tuaj për të parë se sa të tmerrshme rrethanat do të jenë. Në fakt, është më e rënde sesa mund ta përfytyroni ndonjëherë.

Të zgjidhni alternativën është të zgjidhni të jetoni ndryshe, të përdorni shumë më pak nga burimet e botës dhe ta mendoni veten jo thjesht si pjesë e një grupi, fisi ose kombi vetëm, por si një qytetar të botës duke punuar tani për të ruajtur qëndrueshmërinë e botës dhe vazhdimësinë e qytetërimit njerëzor, i cili është ndërtuar në një periudhë kohe shumë të gjatë dhe ka avancuar dhe përparuar për shkak të punës fisnike të njerëzve të panumërt që i ka dhënë jetët e tyre për të ndërtuar disa aspekte të këtij qytetërimi. Megjithëse qytetërimi është shumë i papërsosur dhe plot me gabime dhe korrupsion, ka gjithmonë një potencial madhështor.

Nëse mund të udhëtonit rreth universit, rajonit tuaj lokal të hapësirës, do të shinit se sa i madh është ky potencial në kontrast me shumicën e kombeve të tjera. Do të ishit të shokuar dhe të tronditur nga mungesa e lirisë në këto fusha. Do të shihnit jetën në këto bota dhe do të kuptonit se do të ishte krejtësisht shtypëse për ju. Shumë janë zvogëluar në një masë të madhe përmes luftës dhe konfliktit, brenda tyre, midis tyre dhe kombeve të tjera në univers. Mësimet këtu janë të thella, të rënda dhe të rëndësishme për t’u kuptuar.

Merrni rrugën e lehtë, rrugën e të jetuarit në moment, të keni gjithçka që doni, dhe do të jeni motori i luftës në këtë jetë. Do të ndiqni rrugën që aq shumë bota kanë ndjekur drejt një rezultati të pashmangshëm privimi dhe kaosi.

Por Zoti ka dërguar një Mesazh të Ri në botë për të paralajmëruar për rezultatin këtu dhe për t’i dhënë njerëzimit një shpresë të madhe, sepse njerëzimi ka një shpresë të madhe. Pavarësisht nga historia e tij tragjike dhe gabimet e tij të pafundme, ka gjithmonë një shpresë të madhe. Dhe ju si individ e keni këtë shpresë të madhe sepse Zoti ka vendosur Dijen brenda jush për t’ju udhëzuar, Dijen që ende nuk e keni zbuluar, por për të cilën keni nevojë dëshpërimisht në të gjitha përpjekjet tuaja.

Vizioni është një botë e qëndrueshme. Kjo do të thotë që bota do t’ju japë gjithçka që ju duhet, sepse nuk mund të dilni në univers për të kërkuar burimet që keni shkatërruar këtu në tokë, përndryshe do të bini nën bindjen e fuqive të huaja. Ata madje do t’ju inkurajojnë që ta bëni këtë, sepse kjo është mënyra se si sundimi mund të fitohet në këtë botë nga ata që po ju vëzhgojnë nga larg.

Jo, Njerëzimi do të duhet të jetë i vetëmjaftueshëm. Do të duhet të jetë mjaft i bashkuar. Dhe do të duhet të jetë shumë i matur.

Sepse botët e lira nuk bashkëjetojnë lehtësisht me botët që nuk janë të lira. Këtu duhet të jeni shumë të kujdesshëm. Kjo do t’i ndryshojë idetë tuaja rreth udhëtimit në hapësirë dhe vizitimit të botëve të tjera, sikur të ishte ndonjë lloji kërkimi shpirtëror ose turizmi të mrekullueshëm. Lëjini mënjanë këto nocione, sepse janë qesharake dhe të panatyrshme në univers.

Njerëzimi do të duhet të bëhet shumë i përgjegjshëm dhe shumë i kujdesshëm në atë që emeton në hapësirë, si e udhëheq botën, si i ndan burimet, e kështu më tej.

Nga kjo pikë në kohë, mund të thoni: “mirë, nuk mund ta përfytyrojë fare një botë të tillë. Nuk mendoj se është e mundshme.” Por jo vetëm është e mundshme, është e domosdoshme. Sepse alternativa është shumë e tmerrshme për t’u konsideruar.

Prandaj, duhet të dëgjoni dhe të jeni të hapur për një realitet të ri dhe për pjesëmarrjen tuaj në ndërtimin e këtij realiteti, sepse nuk do të vijë nga vetvetja. Nëse individë të vendosur nuk janë të drejtuar drejt tij, atëherë njerëzimi do të marrë rrjedhën e veprimit tjetër. Do të bjerë në rrëmujë.

Prandaj, duhet të keni një zemër të madhe, fuqi të madhe, një qëllim të madh dhe një vizion të madh, të cilat Dija brenda jush do t’ju japë pasi të jeni gati për të marrë. Ju duhet kjo sepse keni nevojë të dilni nga jeta juaj patetike, përpjekjet tuaja patetike, idetë dhe angazhimet tuaja tragjike. Në krahasim me atë që jeni dhe atë që jeni dërguar këtu në të vërtetë për të bërë, jeta juaj aktualisht është patetike, fatkeqe dhe e keqdrejtuar.

Pranojeni këtë, sepse flet për madhështinë tuaj. Por për të pranuar madhështinë tuaj, ju duhet të përballoni dobësinë tuaj aq objektivisht sa të mundeni. Dhe duhet të mbani një vizion për njerëzimin që duket jopraktike, jorealiste, madje ndoshta e pamundshme, por e domosdoshme megjithatë. Sepse është një Vizion i Qiellit. Është Vullneti i Qiellit. Por Vullneti i Qielli duhet të shprehet përmes mendjeve, zemrave dhe veprave të njerëzve kudo.

E ardhmja juaj do të jetë shume e ndryshme. Do të ketë një popullsi njerëzore shumë më të vogël. Pjesë të gjera të botës do të duhet të lihen në gjendjen e tyre natyrore për të filluar rindërtimin e klimave të botës. Tregtia do të jetë shumë më lokale sesa është sot, sepse burimet për të sjellë gjëra nga anembanë botës nuk do të jenë aty në mënyrë të mjaftueshme, përveç në raste shumë të rralla. Lumenjtë do të duhet të pastrohen. Liqenët do të duhet të pastrohen. Qiejt do të duhen të pastrohen.

Do t’ju duhet të ruani kufijtë tuaj në hapësirë me shumë kujdes dhe të jeni shumë të kujdesshëm për ndonjë race tjetër që viziton këtu. Aleatët tuaj të pakët në rajonin tuaj lokal të hapësirës nuk do të kërkojnë të fitojnë marrëdhënie me ju derisa të arrini një gjendje të qëndrueshme dhe të vendosur në këtë botë të re, sepse e kuptojnë që prania e tyre këtu do të krijojë dyshim dhe hutim, sepse nuk e keni akoma aftësinë për të dalluar miqtë nga armiqtë në këtë aspekt.

Njerëzimi do të duhet ta fitojë lirinë e tij. Do t’i duhet ta fitojë izolimin e tij në univers. Do t’i duhet të tejkalojë adoleshencën dhe fantazitë e veta fëminore rreth rëndësisë së vetë në univers, dhe çfarë universi në të vërtetë është, dhe çfarë ndodh aty.

Për ta bërë këtë të mundshme, Krijuesi i të gjithë jetës ka dërguar, si pjesë të një Mesazhi të Ri për njerëzimin, një mësim rreth realitetit dhe spiritualitetit të jetës në univers për t’ju dhënë një raport të vërtetë rreth asaj që ndodh matanë kufijve tuaj dhe një kuptueshmëri të kthjellët rreth asaj që duhet të bëni këtu në tokë për t’u përgatitur për të qenë në këtë Komunitet të Madh si një racë e lirë dhe e vetëvendosur.

Bota juaj e ardhme do të jetë një botë ndryshimi klimatik dhe prodhimi ushqimor të kufizuar. Shkretëtirat do të rriten. Oqeanet do të rriten. Prandaj, tokat që mund të prodhojnë ushqim duhet të kultivohen dhe mbrohen në mënyrë shumë të kujdesshme. Lufta dhe grindjet midis kombeve do të kufizohen nga domosdoshmëria. Sa më shumë vetëmjaftueshmëri të jetë e mundur duhet të vendoset kudo që njerëzimi mund të mbajë pozicionin dhe infrastrukturën e tij.

Do të duhet të ketë shumë pajtueshmëri, dhe, në një farë mase, liria individuale do të kufizohet. Sepse në këtë botë, nuk mund të bëni çdo gjë, të keni çdo gjë ose të jeni çdo gjë që të doni. Por është në rregull sepse nuk keni ardhur në botë për ta kënaqur veten në këtë mënyrë. Jeni dërguar në botë për ta shërbyer botën dhe për të kontribuar për përparimin, ndërtimin dhe përmirësimin e qytetërimit njerëzor.

Ky është qëllimi juaj i vërtetë. Dhe nëse mund të gjeni natyrën tuaj të vërtetë dhe të filloni t’i përgjigjeni, do të shihni vërtet se kjo është e vërtetë pavarësisht nga personaliteti juaj, zakonet tuaja, besimet tuaja, feja juaj ose kombësia juaj.

Nëse mjaft njerëz mund të arrijnë të kuptojnë fuqinë e Dijes brenda tyre, Mendja e thellë që Zoti ka vendosur brenda tyre, atëherë një botë e tillë mund të krijohet dhe arrihet me sa më pak stres dhe shkatërrim.

Në të vërtetë, kundërshtari juaj i madh në të ardhmen do të jetë natyra vetë. Do t’ju duhet të gjeni mënyra se si të mbroheni nga paqëndrueshmëria në rritje të botës natyrore që është produkt i shpërdorimit, korrupsionit dhe ndotjes njerëzore. Do të jetë një luftë me natyrën më shumë se një luftë me njëri-tjetrin.

Natyra këtu është një kundërshtar i fuqishëm dhe duhet të kuptohet dhe respektohet mbi të gjitha gjërat. Por për momentin, njerëzimi e ka humbur kontaktin e vetë me natyrën. Mendon se mund ta kthejë botën në çdo gjë që do. Mendon se mund t’i kthejë shkretëtirat në toka bujqësore. Mendon se mund t’i kthejë qytetet në terrene lojërash. Mendon se mund t’i shfrytëzojë të gjitha fuqitë e tokës për indulgjencat, dëshirat dhe synimet e veta. Por kjo është parajsa e budallenjve, dhe të gjithë në Komunitetin e Madh që kanë kaluar përmes këtyre fazave zhvillimi e kuptojnë kuptimin e kësaj.

Liria njerëzore dhe liria në univers nuk është një e drejtë. Është një privilegj. Është një shpërblim i ndërtuar nga mundimet e palodhshme të gjeneratave të individëve që e kanë mundësuar lirinë që të ekzistojë, të ruhet dhe që dobitë e kreativitetit dhe produktivitetit të saj të madh mund të korren duke minimizuar vështirësitë dhe kaosin që mund të sjellë për njerëzit ndonjëherë, nëse jo të udhëzuar nga Dija.

Bota juaj e ardhshme do të duhet të ketë një popullsi shumë më të vogël, por kjo duhet të orkestrohet dhe jo të jetë rezultati i shkatërrimit të familjes njerëzore. Por tranzicioni midis botës që keni sot, që po shembet, dhe botës së ardhshme që është shpresa juaj e madhe, është një humnerë e madhe.

Është sikur të ndodheshit në buzën e një hendeku të madh dhe të shikonit përmes hendekut nga ana tjetër, duke e pyetur veten se si do të arrinit atje. Nuk ka ndonjë ashensor magjik që do t’ju ngrejë mbi këtij hendeku. Nuk ka ndonjë urë që do të shfaqet në mënyrë magjike për t’ju sjellë atje. Do t’ju duhet të zbrisni nga hendeku, të shkoni përmes tij dhe të gjeni rrugën për të shkuar lart nga ana tjetër.

Ka një rrugë, dhe Zoti po e tregon rrugën në Shpalljen e Re. Sepse Shpalljet e vjetra nuk mund ta sjellin këtë, sepse nuk është qëllimi i tyre. Nuk ishin të planifikuara për këtë. Por njerëzimi tani ka arritur në një prag të madh, ndoshta më të madhin që ka arritur ndonjëherë – destabilizimin e botës dhe hasjen e tij me një univers jete inteligjente, një univers jonjerëzor ku liria është e rrallë.

Duhet t’i kuptoni këto gjëra nëse doni të zbuloni qëllimin tuaj të madh për të qenë në botë. Duhet t’i kuptoni këto gjëra nëse doni të kuptoni natyrën tuaj të thellë dhe pse jeni në konflikt me vetveten rreth asaj që doni dhe keni nevojë. Duhet t’i kuptoni këto gjëra për të kuptuar që ka një zë urtësie brenda jush, dhe ka shumë zëra dobësie brenda jush. Duhet të jeni në gjendje për të qëndruar tek ajo që është e vërtetë, megjithëse duket e pamundshme, duke pasur parasysh botën sot. Duhet të keni Vizionin e Qiellit. Duhet të jetë në zemrën tuaj, jo vetëm në mendjen tuaj.

Mendoni për këtë botë të ardhshme. Nuk do të jetë një botë e lehtë. Nuk do të jetë parajsë. Nuk do të jetë një botë ku do të keni gjithçka që doni, pafund. Do të jetë një botë përgjegjësie dhe bashkëpunimi të madh. Do të jetë një botë ku do të duhet të kujdeseni për njerëzit e tjerë dhe të jeni një pjesëmarrës i vërtetë në kombin dhe kulturën tuaj. Do të jetë një botë ku korrupsioni njerëzor do të kufizohet edhe pse nuk mund të zhduket. Do të kufizohet nga domosdoshmëria, sepse njerëzimi nuk mund të përballojë luftën ose revolucionin në një botë të tillë.

Pozicioni juaj në botë do të jetë shumë më i brishtë sesa ka qenë në të kaluarën, dhe do të jeni të kërcënuar nga forca në universin që do të kërkojnë të fitojnë sundim këtu pa përdorimin e forcës, duke përdorur fuqinë e bindjes dhe nxitjes ose dekurajimit. Do të luftoni një klimë të paqëndrueshme dhe rrënjen e burimeve. Gjithçka do të duhet të përdoret mirë dhe në mënyrë të kujdesshme.

Por do të jetë një botë me fuqi shpirtërore të madhe dhe siguri të madhe, më të madhe se në çdo kohë të historisë njerëzore, nëse një botë e tillë mund të arrihet. Do të jetë një botë ku zgjuarsia njerëzore do të jetë shumë e vlerësuar. Dhe fuqia e Dijes do të jetë në dispozicion të më shumë njerëz sesa është rasti sot.

Duhet të dëgjoni atë që Unë po ju them. Kjo nuk është bota që doni. Është bota që do të jetë dhe që duhet krijuar. Dhe ju e doni, dhe do ta doni gjithmonë e më shumë ndërsa bota rreth jush bëhet gjithmonë e më e paqëndrueshme, gjithmonë e më sfiduese, gjithmonë e më e rrezikshme.

Këtu duhet të ndaloni të ankoheni për botën dhe ta përdorni këtë energji që harxhoni në një mënyrë të pakuptimtë dhe të shkapërderdhur duke u ankuar dhe i kritikuar të tjerët për të filluar për të ndërtuar Katër Shtyllat e jetës suaj, themeli i përgjithshëm për të përballuar një kohë ndryshimi dhe trazire të madhe. Duhet të merrni Hapat drejt Dijes për të gjetur fuqinë e madhe që Zoti ju ka dhënë, që ekziston matanë fushës së intelektit. Dhe duhet të shihni botën dukë ndjekur këshillën dhe udhëzimin e Shpalljes së Re të Zotit, e cila vetë e ka fuqinë dhe qartësinë për të krijuar një të ardhme më të madhe për njerëzimin.

Këtu të gjitha mësimet fetare të botës do të gjejnë rezonancën e tyre, nëse mund të kuptohen në mënyrë korrekte. Sepse janë dhënë për të ndërtuar qytetërimin njerëzor, qytetërimin botëror, dhe kanë qenë pjesërisht të suksesshme në këtë.

Tani qytetërimi njerëzor duhet të mbrohet dhe t’i qëndrojë Dallgëve të Mëdha të ndryshimit që po vijnë në botë, dhe duhet të mbrohet nga ndërhyrja, bindja dhe manipulimi nga forca nga matanë botës, që janë këtu për të përfituar nga dobësia, ndarjet dhe shpresat njerëzore.

Mos u tkurrni nga kjo, sepse kjo është jeta juaj. Është e ardhmja juaj. Është bota që do t’i dorëzoni fëmijëve tuaj. Kjo është bota me të cilën do të duhet të merreni kur të rriteni përfundimisht dhe të ndaloni t’ia jepni veten fatanzive dhe ta humbni kohën tuaj dhe jetën tuaj në angazhime të pakuptimta me të tjerët.

Është një botë që do të kërkojë pjekuri njerëzore, urtësi njerëzore dhe bashkëpunim njerëzor në një shkallë të paparë. Këtu njerëzimi mund të gjejë shpengimin e tij, fuqinë e tij dhe të plotësojë fatin e tij duke u bërë një racë e lirë dhe e vetëvendosur në univers.

Ky është vizioni. Duhet ta mbani këtë vizion për të ndërtuar një të ardhme të tillë dhe mos t’i lini tragjeditë e së kaluarës dhe injorancën e njerëzimit, budallallëkun e njerëzimit t’ju dekurajojnë dhe t’jau vjedhin këtë vizion. Përndryshe do ta humbni fatin tuaj këtu.

Këtu duhet ta falni të kaluarën tuaj. Duhet t’i falni të tjerët dhe të shihni se e gjitha kjo përfaqëson nevojën për Dije brenda jush. Dështimet tuaja, dështimet e tyre, dështimet e së kaluarës, dështimet e mundshme të së ardhmes duhet të shihen në mënyrë shumë të qartë dhe objektive dhe të dallohen si shfaqje, një shfaqje e gjerë dhe bindëse të nevojës për Dije.

Kjo është arsyeja pse Zoti ka dërguar Hapat drejt Dijes. Për herë të parë në historinë e kësaj bote, Zoti ka dhënë Hapat drejt Dijes për njerëzit kudo, jo vetëm për shenjtorët dhe të urtit, ose artistët dhe humanitarët e mëdhenj. Receta për sukses dhe paralajmërimi kundër dështimit po jepet tani si kurrë më parë.

Mos e mashtroni veten duke menduar se ky është një vlerësim negativ i së ardhmes. Është thjesht i ndershëm. Dhe nëse mund të jeni të ndershëm me veten dhe objektiv në si e shikoni botën, do t’i shihni këto gjëra. Janë të qarta për ata që mund të shohin.

Njerëzit ngulin këmbë për botën që duan sepse kanë frikë nga bota. Dhe janë aq të dhënë pas dëshirave, besimeve dhe preferencave të tyre që nuk mund të shohin në mënyrë të qartë se çfarë po ndodh rreth tyre, dhe as brenda tyre. Atëherë e keqadministrojnë shëndetin e tyre. I keqadministrojnë marrëdhëniet e tyre. E keqadministrojnë përdorimin e tyre të botës. Bien në grindje me veten, me të tjerët dhe me jetën vetë.

Shikoni me sy të qarta dhe do t’i shihni këto gjëra të shfaqura kudo rreth jush. Por nuk duhet të shihni me dënim për të pasur fuqinë, energjinë dhe fokusin për të mbajtur vizionin e madh që duhet të mbahet nga gjithmonë e më shumë njerëz.

Nëse Shpallja e Re e Zotit mund të bëhet e disponueshme për ta, do të jenë në gjendje të shohin. Dhe do të jenë në gjendje të shohin se Dija është forca më e fuqishme në univers, dhe që jeton brenda tyre, në pritje për t’u zbuluar.

Mbajeni mend, njerëzimi po përballon një vendim thelbësor në lidhje me kë drejtim do të shkojë. Dhe do të shkojë në rrugën që po shkon, përveç nëse mjaft njerëz vendosin ndryshe. Megjithëse nuk mund të krijojnë botën e re menjëherë, ata duhet të ndërtojnë themelin për të që të ekzistojë, gjë e cila do të kërkojë gjenerata mundimesh dhe veprimesh të dedikuara të njerëzve.

Mund ta pyesni veten: a do t’i bëjnë njerëzit këto lloj gjëra, pavarësisht nga interesat e tyre vetjake? Ne themi, nëse janë të udhëzuar nga Dija, do t’i bëjnë këto gjëra, sepse kjo është madhësia që jeton brenda tyre.

Këtu duhet të keni besim jo vetëm në rezultatin, por duhet të keni besim në fuqinë dhe praninë e Dijes brenda jush. Nëse ky është një realitet i largët i panjohur, atëherë duhet të merrni Hapat drejt Dijes për të gjetur burimin e fuqisë suaj, integritetit tuaj dhe të misionit tuaj të madh për të qenë këtu në botë në këtë kohë nën këto rrethana.

Bekimet e Qiellit shkojnë me ju në këtë. Çfarëdolloj feje që të jeni pjesë, në çfarëdo kombi që të jetoni, çfarëdoqoftë gjendja juaj shoqërore, çfarëdoqoftë realiteti juaj ekonomik – Thirrja është aty, fuqia e Dijes është aty. Duhet të vijë nga shumë njerëz tani dhe jo vetëm nga disa. Ky është Vullneti i Qielli. U bëftë ky atëherë synimi i njerëzimit.

13. Të jesh i përqendruar në një botë që shembet

Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 22 nëntor 2015
në Boulder, Kolorado

Të jesh i zgjuar do të thotë të jetosh në moment dhe të përgatitesh për të ardhmen – dy aspektet kryesore që kërkojnë zgjuarsi. Nuk mund të bëni njerën pa tjetrën, sepse nëse nuk e dini se si të jeni në moment, nuk do të kuptoni shenjat e botës. Nëse nuk përgatiteni për të ardhmen, bota do t’ju kapë në bafasi dhe do të jeni të paaftë dhe të pashpresë para saj.

Stuhitë e mëdha të botës po vijnë, Dallgët e Mëdha të ndryshimit, trazira e madhe. Sepse njerëzimi i ka mbjellë farat e kësaj për një kohë shumë të gjatë. Ndodheni në kufirin e përvojës së një bote të re. Nuk është fundi i botës, por një tranzicion i madh në nje realitet botëror të ri.

Në të vërtetë, jeni dërguar në botë për këtë qëllim – për të marrë pjesë në botë në këto rrethana që ndoshta kërkoni t’i shangeni ose të mohoni. Është sepse nuk e njihni veten. Ende nuk e keni krijuar lidhjen me Dijen e thellë që Zoti ka vendosur brenda jush – për t’ju përgatitur, pët t’ju udhëzuar, për t’ju sjellë në një jetë shërbimi dhe kuptimi më të madhe në një botë në ndryshim thelbësor.

Shqetësimi i Qiellit nuk është thjesht nëse do të plotësoheni në këtë moment ose çfarë mund të keni për sot, por që mund të përgatiteni për të ardhmen në mënyrë të tillë që prirjet tuaja mund të sillen përpara dhe që qëllimi i vërtetë që ju ka sjellë këtu mund të njihet, të ndiqet dhe të plotësohet në mënyrë të saktë.

Ndoshta mendoni vetëm për sot e për të nesërmen, ose po shikoni mbrapa vetes me shqetësim dhe pendim. Pa këtë Dije të thellë në ndërgjegjen tuaj, ende nuk mund të përgatiteni për atë që do të vijë. Dhe nuk e kuptoni të kaluarën tuaj. Në të vertetë, nuk kuptoni asgjë shumë mirë.

Prandaj, Zoti duhet t’ju përgatisë duke ju dhënë hapat që duhet të merrni për të gjetur këtë fuqi të thellë që përfaqëson pjesën tuaj të pavdekshme që nuk është e korruptuar nga bota, që nuk është e tmerruar nga bota, që as nuk është e influencuar nga bota. Është burimi i fuqisë suaj, guximit tuaj dhe integritetit tuaj. Është gjithashtu burimi i dashurisë suaj, dhembshurisë suaj dhe zemërbutësisë suaj.

Ndërsa mendja juaj mundohet të kuptojë, pjesa juaj e thellë tashmë di. Di mjaft që të merrni hapin tjetër që ju ka pritur.

Sepse duhet të jeni të përqendruar në një botë që shembet. Duhet të jeni të fortë. Duhet të jeni të vendosur. Duhet të dini se ku ta jepni veten dhe ku të tërhiqeni. Duhet të jeni të sigurt me kë të jeni dhe me kë mos të jeni, pavarësisht nga ndonjë tërheqje e mundshme ose intrigë që ka fituar kontrollin e mendjes suaj, e cila vrapon e lirë. Është kaotike, plot me ankesa, frikë dhe fantazi.

Ka për qëllim të jetë një shërbyes i Dijes së thellë brenda jush, e cila përfaqëson Veten tuaj të vërtetë. Por [mendja] është jashtë kontrollit. Ju dëmton. Ju sjell në rrugë të gabuar. Është e tërhequr në çdo rrugë nga bota rreth jush, dhe me të vërtetë do të tmerrohet nga ajo që do të vijë nëse Dija nuk është udhëzuesi dhe këshilltari i saj.

Prandaj, Zoti po ju jep atë që keni vërtet nevojë për sot, nesër dhe për pjesën tjetër të jetës suaj në botë. Njerëzit shohin drejt qiejve duke pritur për leje për të plotësuar dëshirat, ambiciet dhe nevojat e tyre, por Zoti jep atë që është me të vërtetë e domosdoshme.

Sepse Zoti e di pse jeni këtu, pse jeni dërguar dhe çfarë do të kërkojë nga ju për të përballuar një botë në ndryshim dhe Dallgët e mëdha të ndryshimit.

Jetoni në Ndarje, por një pjesë e juaj nuk është ndarë kurrë nga Zoti. Jeni gjithmonë të lidhur. Dhe Zoti do t’ju shpengojë nëpërmjet kësaj Dije – jo për t’ju nxjerrë jashtë botës, por për t’ju sjellë këtu me qëllim, kuptim dhe marrëdhënie të mëdha, gjëra që nuk mund të plotësoni në mënyrë tjetër, sado që të mundoheni.

Kini gjithçka që të mundeni, martoni këdo që të jetë atraktiv, dhe do të jeni gjithmonë të humbur. Sepse nuk mund ta gjeni veten pa fuqinë e Dijes. Nuk mund të jeni me të vërtetë të lumtur ose të kënaqur me jetën tuaj pa fuqinë e Dijes.

Zoti e ka tashmë zgjidhur dilemën tuaj. Është zgjidhur që në fillimin e kohës. Dhe ajo [Dija] jeton me ju sot. Jeton brenda të gjithë të tjerët. Dhe jeton brenda të gjitha qenieve të vetëdijshme në të gjithë universin. Ajo është matanë shkrimeve. Është matanë ideologjisë dhe filozofisë fetare. Është fuqia e vërtetë e Hirit në jetën tuaj.

Ajo është me ju këtu sot, në pritje që të vini tek ajo në përulësi dhe sinqeritet – duke mos provuar që ta përdorni si burim, sepse kjo nuk është e mundshme; duke mos provuar që ta përdorni për të fituar dashuri, pasuri ose siguri, sepse nuk mund ta përdorni Dijen në këtë mënyrë. Është budallallek dhe arrogancë që të mendoni që mund t’i bëni këto gjëra.

Por Dija po ju pret që të ktheheni, që të vini tek ajo, duke kërkuar udhëzim dhe këshillë, dhe me kalimin e kohës ta lëni që të riformojë jetën tuaj, gjë të cilën do të bëjë në mënyrë të natyrshme.

Kjo është ajo që do të thotë të jesh me të vërtetë i përqendruar, e shihni: që Dija është qendra e përvojës suaj, qendra e jetës suaj, qendra e Qenies suaj, qendra e vendimeve tuaj, qendra e përgjigjes suaj ndaj botës rreth jush pavarësisht se çfarë po ndodh.

Pa të, jeni të humbur në mendimet tuaja, në frikat tuaja dhe në preokupimet tuaja. Nuk mund të shihni se çfarë po vjen në horizont, dhe nuk e keni guximin ose vullnetin për t’u përgatitur. Jeni të dobët dhe të prekshëm, të bindur lehtësisht nga të tjerët, duke iu adaptuar vazhdimisht pritjeve të të tjerëve, ndoshta duke kërkuar marrëdhënie, por të pavetëdijshëm se kush jeni dhe se ku keni vërtet nevojë për të vajtur në jetë.

Nuk mund ta kuptoni këtë me intelektin tuaj. Është e gjerë. Është misterioze. Është e thellë. Është më e madhe se mirëkuptimi i kujtdo, por është në thelbin e përvojës suaj të vërtetë. Është ajo që do t’ju shpëtojë. Është ajo që do t’ju japë fuqi. Është ajo që do t’ju japë siguri dhe drejtim të vërtetë dhe me kalim e kohës do të sjellë marrëdhënie me vlerë të vërtetë në jetën tuaj.

Sepse pasi filloni të merrni Hapat drejt Dijes dhe vazhdoni ta bëni këtë, filloni t’jepni fund Ndarjes brenda jush – Ndarja e mendjes suaj tokësore me Mendjen tuaj të thellë brenda jush, e cila ju përfaqësonte para se të vinit në këtë botë dhe që do t’ju përfaqësojë pasi ta keni lënë këtë botë. Ndërsa shpirti udhëton, Dija ngelet e lidhur me Burimin e saj.

Nëse mund të kuptoni atë që Ne po ju tregojmë këtu sot, do të shihni se është gjëja më e rëndësishme që ndoshta mund të konideroni. Është gjëja më e rëndësishme ku mund të afroheni. Sepse ju duhet vetëm të shihni botën rreth jush për të parë ndjekjet dhe përpjekjet të pashpresë për lumturi dhe plotësim.

Kriza e Ndarjes vazhdon brenda çdo personi, pavarësisht se sa të pasur janë, pavarësisht se sa shumë kanë ose kontrollojnë. Mund të kenë të gjitha pajimet e bukurisë, pasurisë dhe fuqisë. Por nuk e njohin veten dhe janë gjithmonë të humbur.

Zoti nuk do t’i dënojë sepse janë të humbur, sepse Zoti ka vendosur Dijen brenda tyre. Por nuk mund të kthehen në gjendjen e tyre të vërtetë derisa të fillojnë t’i përgjigjen asaj që Zoti ka vendosur brenda tyre dhe të fillojnë një përgatitje që nuk e kanë shpikur për vete – një përgatitje praktike si dhe misterioze. Praktike në kuptim që do t’ju udhëzojë në të gjitha punët pratike, në të gjitha vendimet e rëndësishme, si e kuptoni veten, të tjerët dhe botën me qartësi të madhe. Por misterioze sepse nuk mund të kontrollohet ose të kuptohet nga mendja juaj ose mendja e të tjerëve.

Pasi vini në të vërtetën brenda vetes suaj, do të kuptoni se nuk mund ta plotësoni vetveten. Nuk mund të gjeni lumturi të vërtetë dhe ta mbani këtu. Nuk mund ta broni vetveten nga një botë që po bëhet gjithmonë e më kaotike dhe e pasigurtë me çdo ditë që kalon.

Duhet të gjeni qendrën tuaj në një botë që shembet. Ju duhej dje. Ju duhej pesë vjet më parë. Ju është dashur gjithmonë. Dhe tani do t’ju duhet me një rëndësi gjithmonë e më të madhe, sepse gjërat mbi të cilat vareni ose që supozoni se do të jenë aty për ju ndoshta nuk do të jenë aty për ju.

Shtrëngime të mëdha po vijnë në botë, jo sepse Perëndia e dëshiron por sepse njerëzimi e ka vënë në lëvizje. Nuk ka dënim tek Zoti, por ka shpengim aty – për çdo person, fetar apo jo, për çdo vend, çdo fis, çdo komb, çdo pozicion në jetë. Zoti e ka vendosur Dijen brenda të gjithëve, brenda jush, në pritje për t’u zbuluar.

Gjërat që mendoni që do t’ju mbajnë të sigurt në të ardhmen nuk do t’ju mbajnë të sigurt. Nuk mund ta mbështesni të ardhmen tuaj mbi supozime të dobëta që ndryshohen lehtësisht nga rrethana të ndyshueshme.

Duhet të jeni më të zgjuar se kaq. Duhet të jeni më të qëndrueshëm se kaq. Duhet të shikoni përpara për të parë se ku po veni dhe se çfarë po vjen drejt jush. Sepse Zoti ju ka dhënë sytë për të parë dhe veshët për të dëgjuar. Por këto nuk janë sytë me të cilat shihni dhe vëshët me të cilat dëgjoni, ende jo.

Në të ardhmen, dhjetëra mijëra, madje miliona njerëz do të zhvendosen nga niveli i deteve në rritje, nga ngrohja e botës dhe nga korrat që do të dështojnë kudo. Rrëmuja do të jetë pamasë. Dhe do ta shihni këtë me frikë dhe shqetësim të madh derisa mund të gjeni fuqinë e Dijes, e cila nuk ka frikë nga ajo që po vjen, sepse e di se çfarë po vjen. Jo në mënyrë të saktë. Jo momentin dhe orën domosdoshmërisht – jo në të gjitha rastet – por e di se çfarë njerëzimi ka mbjellë dhe se çfarë do të korrë.

Për Qiellin, kjo është aq shumë e qartë, por ju, që jetoni në sipërfaqen e tokës, ende nuk mund ta shihni. Nuk i keni akoma sytë për të parë dhe veshët për të dëgjuar. Dhe atëherë, vizioni juaj është aq i kufizuar. Jeni të preokupuar me vetveten, me mendimet tuaja, me planet tuaja, me kujtimet tuaja, me problemet tuaja, me qortimet tuaja kundër të tjerëve. Mendja juaj është e zënë me këto gjëra.

Mos kërkoni vetëm shaka. Mos u mundoni ta zbusni jetën tuaj me gjëra të ëmbla dhe të mrekullushme. Duhet të përgatiteni për një botë që do të jetë shumë më e rrezikshme dhe e vështirë për t’u lundruar. Mund ta hidhni poshtë këtë duke e ditur rrezikun tuaj, por bota po ju jep shenjat me çdo ditë që kalon – shenjat e një ndryshimi të madh që është në rrugë e sipër dhe ndryshime më të mëdha që do të vijnë.

Zoti do t’ju shpëtojë dhe do t’ju mbrojë përmes fuqisë së Dijes. Atëherë duhet ta kërkoni atë. Duhet të merrni Hapat drejt Dijes. Duhet ta ndërtoni urën për tek Dija dhe ta ridrejtoni jetën tuaj në përputhje me të. Sepse shumica e gjërave që mundoni të bëni në këtë moment janë të panevojshme për atë që ju duhet në të vërtetë, tani si dhe në të ardhmen.

Duhet të jeni të përqendruar. E mësoni, përvojë pas përvoje, moment pas momentit. Nuk do të vijë menjëherë, sepse nuk jeni gati për këtë.

Por nëse merrni Hapat drejt Dijes, do të bëhet më e fortë. Mund ta vëni në pyetje, duke pritur gjëra nga ajo, por do të jetë e heshtur sepse është ajo që e lëviz jetën tuaj. Do të flasë kur ka nevojë që të flasë. Ndërkohë, duhet të ndiqni dhe të jeni sa më të ndershëm që të mundeni rreth asaj që po bëni dhe mendimeve dhe ndjenjave tuaja.

Zoti e ka dhënë përgatitjen për ju, për ta lehtësuar mendjen tuaj nga barra e saj e madha të frikës dhe dënimit, për ta lehtësuar nga barra e saj e madhe të preokupimit dhe ideve të pamend që nuk kanë asnjë shpresë ose vlerë.

Duke jetuar në Ndarje, jeni munduar ta zëvendësoni përvojën tuaj të Shtëpisë suaj të Vjetër me plot gjëra të ndryshme. Edhe nëse duken krejtësisht në rregull, nuk mund t’i siguroni për të ardhmen.

Kjo nuk është një kohë për të shpëtuar, për t’u fshehur dhe për të munduar për të qenë të sigurt diku, sepse nuk ka asnjë vend për t’u fshehur, në të vërtetë. Mos ikni nga qyteti dhe të jetoni në ndonjë zonë të largët, sepse kjo do të jetë akoma më e rrezikshme.

Por jeni të bekuar që po mësoni për përgatitjen e madhe që Shpallja e Re nga Zoti për botën po sjell. Sepse vetëm Zoti e di se si t’ju përgatisë. Nuk e dini se si ta përgatisni veten. Vetëm Zoti e di se për çfarë duhet të përgatiteni. Nuk e dini se për çfarë duhet të përgatiteni. Këtu nuk bëheni pasiv dhe të shkëputur nga bota, duke u munduar të mos ndjeni asgjë, sepse do ta mbyllni fuqinë e Dijes brenda vetes nëse e bëni këtë.

Jeni këtu për të marrë pjesë, por për të marrë pjesë me të vërtetë, duhet të jeni të përgatitur. Dhe nuk jeni burimi i përgatitjes. Jini mirënjohjës se është ashtu. Është një bekim i madh në të vërtetë.

Dija do t’ju mësojë se si të lundroni një botë në ndryshim. Por së pari duhet t’ju lirojë nga barra e kushteve tuaja aktuale, sidomos kushtet tuaja mendore dhe emocionale, të cilat pëshojnë mbi ju më rëndë se gjithçka tjetër. Duhet ta lironi mendjen tuaj në mënyrë që fuqja e mendjes suaj mund të përdoret me qëllim.

Mos jetoni vetëm për momentin, sepse është parajsa e budallenjëve. Duhet të përgatiteni për të ardhmen, përndryshe do të jeni viktim e së ardhmes. Nëse mund të shihni atë që po vjen, do ta kuptoni plotësisht atë që Në po ju tregojmë këtu sot.

Bota do të ngrohet. Ngjarje të mëdha moti do të kenë një fuqi gjithmonë e më shumë shkatërruese. Njerëzimi ka lëshuar një ndryshim të madh mbi botën përmes keqpërdorimit të tij të botës – lakmisë së tij, korrupcionit të tij, plaçkitjes së tij të burimeve të botës pa asnjë mendim për të nesërmen.

Do të duhet tani të jetoni në këtë botë të re. Fëmijët tuaj do të duhet të jetojnë në këtë botë të re. Kush do t’i përgatisë? Kush do t’ju përgatisë? Kush do t’ju japë guxim, fuqi dhe vendosmëri të vërtetë.

Udhëheqësit politik nuk mund ta bëjnë këtë. Teoritë ekonomike nuk mund ta bëjnë këtë. Ndërsa njerëzimi mundohet për të bërë ballë dhe për të mbijetuar, do t’ju duhet të merrni hapa më të mëdha – Hapat drejt Dijet.

Zoti nuk do të vijë dhe ta shpëtojë njerëzimi në orën e njëmbëdjetë, por Zoti ju ka dhënë fuqinë e Dijes për t’ju udhëzuar dhe për t’ju parandaluar që t’ia jepni jetën gjërave të pakuptimta dhe të pashpresë. Kjo është mënyra se si Zoti do t’ju shpëtojë, dhe përmes jush të tjerë, dhe përmes të tjerëve të gjithë botën me kalimin e kohës, nëse mjaf njerëz mund të përgjigjen.

Mos mendoni se do të jeni pasiv, të ulur duke pritur për mesazhe, sepse do të jeni në punë – duke punuar në rrethanat tuaja, duke rregulluar sjelljen tuaj, duke vënë gjëra mënjanë, duke ndërmarrë gjëra, duke marrë vendime të rëndësishme dhe duke qenë të përgjegjshëm për rezultatet e këtyre vendimeve. Nuk ka pasivitet këtu. Nuk do të udhëheqeni si një fëmijë e vogël. Sepse bota që do të përballoni do të jetë e rrezikshme, dhe duhet të jeni shumë të fortë dhe shumë të vendosur për ta përballuar.

Do të shihni vuajtje të pamasë rreth jush, mundim të pamasë. Njerëzit do të veprojnë në mënyrë të pamënd përballë Dallgëve të Mëdha të ndryshimit. Do të zgjedhin përfaqësuesë të rrezikshëm. Do t’ia japin veten synimeve të rrezikshme. Do të marrin anë kundër të tjerëve. Do të tërhiqen në frikë dhe vetëmbrojtje. Do ta shihni këtë kudo, në të gjitha kombet.

Do të jetë shumë shqetësuese. Do të jetë shumë e vështirë. Do të jetë zemërthyese. Por duhet që ta gjeni qendrën tuaj dhe t’i rrini afër në sfidat që do të vijnë. Dhe nga kjo qendër do të dini se çfarë të praktikoni dhe çfarë mos të praktikoni. Do të merrni një rrugë prej shumë hapash, sepse nuk jeni akoma gati për një jetë më të madhe.

Duhet të tejkaloni disa tendenca brenda vetes. Dhe Dija do t’jau japë fuqinë dhe qartësinë për ta bërë këtë. Do t’ju duhet t’i ndryshoni marrëdhëniet tuaja me disa njerëz që ju mbajnë mbrapa ose ju harxhojnë. Dija do t’ju japë fuqinë dhe sigurinë për ta bërë këtë.

Do t’ju duhet të ndërtoni themelin e jetës suaj, praktikisht. Do të jetë një punë e madhe, por do të jetë shpenguese. Do të jetë e qëllimshme. Dhe do t’ju japë kuptim në moment dhe fuqi për të ardhmen.

Këto nuk janë kohët e fundit, por është fundi i botës ashtu siç e keni njohur. Mos iu ngjituni këtyre ideve, sepse janë dhënë në kohët e lashta. Kanë vetëm kuptim simbolik. Por shumë gjëra do të marrin fund, dhe kjo do të ndikojë shumë tek njerëzit.

Për këtë, shumica e njerëzve janë të papërgatitur – të papërgatitur nga ana e rrethanave, emocionalisht të papërgatitur, shpirtërisht të papërgatitur. Dhe kjo është arsyeja pse Zoti po e jep përgatitjen e madhe për botën në një Shpallje të Re për botën.

Sepse Zoti i jep njerëzve atë që vërtet kanë nevojë, si tani dhe për të ardhmen. Jo atë që duan në moment, gjë e cila në shumë raste vetëm do t’i dobësojë akoma më shumë dhe do ta bëjë akoma më të vështirë për ta për t’u përgjigjur.

Zoti nuk do të bëjë gjëra për ju. Zoti do t’ju mësojë se si t’i bëni gjërat për vete dhe për të tjerët. Zoti nuk do t’ju japë mrekullira. Zoti do t’ju japë hapat për t’u bërë më të fuqishëm, më të sigurt dhe më të dhembshur në një botë me grindje gjithnjë në rritje.

Zoti nuk do ta rregullojë jetën tuaj ose të bëjë ndonjë magji për ta bërë të kaluarën dhe historinë tuaj që të zhduket. Zoti do t’ju mësojë se si ta përdorni të kaluarën dhë historinë tuaj për të fituar urtësi dhe fuqi, sepse me siguri janë një shfaqje të asaj që është jeta pa Dija, nëse e shihni në mënyrë të saktë.

Kur luteni, lutuni që marrëdhënia juaj me Dijen të bëhet më e fortë. Lutuni për të pasur fuqi, guxim dhe dhembshuri. Sepse keni nevojë për këtë sot, dhe do të keni nevojë për të me siguri në të ardhmen. Kur luteni për të tjerët, lutuni që Dija të bëhet më e fortë brenda tyre në mënyrë që mund të gjejnë rrugën dhe drejtimin e vërtetë të jetës së tyre.

Zoti po ju jep një platformë krejt të re, mbi të cilën të ndërtoni një jetë të re dhe më të fortë, një platform që mund t’i mbijetojë Dallgët e Mëdha të ndryshimit dhe të fitojë kuptim nga to, dhe të japë shërbim brenda tyre.

Tani është sikur të flinit në plazh dhe dallgët e mëdha të cunamit të ishin duke ardhur. Po flini aty, duke ëndërruar për atë që doni dhe për atë që keni frikë. Ndërkohë që kafshët kërkojnë terren më të lartë dhe zoqtë largohen, njerëzit po rrinë në plazh sikur asgjë mos të ndodhte.

Duhet ta merrni këtë rrugë. Mos mundoni që ta bëni për njerëzit e tjerë. Mos kërkoni që ta bëjnë me ju. Sepse çdo person duhet të përgjigjet. Për fëmijët tuaj, mësojini se si të ndjekin dhe të dëgjojnë përvojën e tyre të thellë dhe jepini një shembull guximi dhe integriteti nga vetja, nga jeta juaj.

Nuk mund t’i shpëtoni të gjithë. Por nuk jeni dërguar këtu për t’i shpëtuar të gjithë. Duhet ta ndërtoni themelin tuaj, themelin tuaj të vërtetë. Nga kjo, shërbimi juaj i vërtetë që duhet të jepni do të dalë natyrisht. Në këtë moment, nuk mund të përcaktoni se çfarë do të jetë, si do të duket, çfarë kuptimi do të ketë. Sepse nuk jeni gati. Nuk i keni akoma sytë për të parë.

Duhet ta merrni seriozisht jetën tuaj. Nuk është lojë. Nuk është zbavitje në pazar. Nuk është një hakmarrje kundër njerëzve të tjerë. Nuk është një fantazi e ndërtuar mbi fantazi. Do t’ju duhet të bëheni mjaft të fortë për t’u kujdesur për veten dhe të tjerët, pa u bërë vetë viktim.

Nuk e dini se si ta kryeni këtë, dhe idetë tuaja ndoshta do t’ju bëjnë më shumë dëm sesa mirë. Kjo është arsyeja pse Zoti e ka dërguar përgatitjen në botë – një paralajmërim, një përgatitje dhe një bekim të madh, për njerëzimin në mundim që po përballon tani ndryshim në një shkallë të paparë në botë, e dhënë tani njerëzimit që ndodhet në pragun e hapësirës, një Komunitet të Madh jete në univers, me të cilin duhet të mësojë se si të hahet.

Njerëzit e jetojnë jetën e tyre sikur asgjë mos të kishte ndryshuar, kur në të vërtetë, gjithçka ka ndryshuar. Klima e botës suaj po ndryshon. Burimet e botës suaj po zvogëlohen. Në botë ka një ndërhyrje nga raca nga matanë, të cilat e shohin oportunitetin e madh për të marrë kontrollin këtu pa përdorimin e forcës.

Zoti po ju paralajmëron, po ju përgatit, po mundohet t’ju zgjojë nga gjumi juaj i shqetësuar, nga endrrat dhe preokupimet tuaja, nga prirjet dhe zakonet tuaja në mënyrë që mund t’i gjeni pikat tuaja të forta të vërteta, cilësitë tuaja të vërteta, guximin e vërtetë dhe vlerën e jetës suaj, e cila është e gjallë brenda jush poshtë gjithçka që është vënë përsipër.

Qëllimi i parë i Zotit është t’ju lehtësojë nga ato gjërat që ju dëmtojnë ju dhe të tjerët, t’ju lehtësojë nga kurora juaj e ferrave – inatin tuaj, përbuzjen tuaj për të tjerët dhe vetveten, pendimet tuaja, injorancën tuaj. Qëllimi i parë i Zotit është t’ju lehtësojë.

Para se mund të dini se çfarë po vjen më pas, ky lehtësim duhet të ndodhë. Dhe do të marrë kohë. Nuk do të ndodhë brenda natës. Në këtë, duhet të mësoni të ndiqni pa e ditur se si duket ana tjetër e malit. Duhet të jetoni pa përcaktime për të ardhmen tuaj. Duhet të jetoni pa shumicën e konkluzioneve mbi të cilat mbështeteni sot, të cilat do të jenë të pashpresë në kohët që do të vijnë.

Jo të gjithë do të jenë në gjendje t’i përgjigjen kësaj. Jo të gjithë do ta gjejnë në kohë. Shumë do ta hedhin poshtë për shkak të besimeve ose pozitës së tyre fetare, të paaftë për të parë se në të vërtetë është një Mesazh dhe një përgatitje nga Zoti.

Nuk mund të bëni asgjë për ta. Duhet që të vazhdoni vetë. Thirrja është për ju. Ata kanë thirrjen e tyre, të cilën mund ose mund mos t’i përgjigjen. Ju duhet t’i përgjigjeni tuajës.

Duhet të jeni të përqendruar në një botë që shembet – të guximshëm, të vendosur, të prekur, por jo të zënë në befasi nga gjërat rreth jush, të ndikuar, por jo të tronditur nga ajo që shihni dhe dëgjoni.

Këtu nuk këni nevojë për të qenë shumë të blinduar, sepse qendra juaj është Dija. Jeni kthyer tek vetvetja ashtu siç në të vërtetë jeni, jo ashtu si bota ju ka bërë. Dhe me këtë, Fuqia e Qiellit mund të levizë përmes jush, në mënyrë misterioze. Është një Plan perfekt. Dhe ka ardhur tamam në kohën e duhur.

 

1. Hyrja në Botën e Re

Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 4 prill 2011
në Boulder, Kolorado

Po përgatiteni për një botë të re, një botë që ka tashmë ndryshuar, një botë që është ndryshuar nga injoranca, shpërdorimi dhe neglizhenca njerëzore. E kaluat linjën disa kohë më parë ku bota ndryshoi në mënyrë të pakuptueshme, një pikë e panjohur në evolucionin e njerëzimit.

Tani jeni në një botë të re – një botë ndryshe nga bota me të cilën jeni mësuar, një botë me një klimë të ndryshueshme dhe të ndryshme, një botë me burime në ulje, një botë me lumenj dhe me toka të ndotura dhe të kontaminuara, një botë ku një numër gjithmonë e më i madh njerëzish do të pijnë nga një pus që po zvogëlohet me ngadalë.

Kjo është bota e re. Ka tashmë ndryshuar. Por njerëzit nuk kanë ndryshuar. Ndoshta nuk keni ndryshuar në të vërtetë, përveç në mënyrë të sipërfaqshme.

Njerëzit nuk e dinë se po jetojnë në një botë të ndryshme, një botë të re, një botë që do të jetë shumë më e çrregullt, një botë ku natyra do t’i ndryshojë kushtet e angazhimit në mënyrë të hollë dhe dramatike, një botë që mund të ishte parashikuar dhe që është parashikuar nga disa individë largpamës, një botë për të cilën njerëzimi është fatkeqësisht i papërgatitur dhe të cilën ende nuk e dallon.

Përveç në kohë fatkeqësie të madhe natyrore, njerëzit rrallë e kuptojnë se sa shumë natyra i lejon të jetojnë, se si stabiliteti i botës, klima dhe kushtet e saj të jetesës, fizikisht dhe rrënjësisht e kanë lejuar qytetërimin njerëzor të rritet dhe të shtrihet. Njerëzit e kanë humbur lidhjen e tyre me botën natyrore, janë bërë injorantë për rreziqet e saj të mëdha dhe e kanë humbur mirënjohjen për dobinë e madhe që i ka sjellë familjes njerëzore gjatë periudhës së gjatë të stabilitetit të madh.

Në botën e re nuk do ta keni këtë stabilitet. Ka ndryshuar. Dhe shfaqja që ka ndryshuar po fillon të dalë këtu e atje, në këtë vend e në atë vend, dhe pastaj në një vend tjetër – sikur gjithçka po shpejtohej, sikur ngjarjet që ndodhnin vetëm shumë rrallë tani po ndodhin shpesh në shumë vende. Kjo është pjesë e botës së re.

Zoti është këtu për t’ju përgatitur për botën e re. Ne jemi këtu për t’ju përgatitur për botën e re. Përgatitja është shumë e rëndësishme, por kërkon një rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aq shumë gjëra për të cilat ju ndoshta nuk kishit menduar ndonjëherë më parë, ose për të cilat nuk jeni shqetësuar ndonjëherë – si për shembull nga vjen ushqimi ose uji juaj, masën të cilën mund të kontaminohen dhe masën të cilën shpërndarja e tyre mund të ndërpritet dhe ndoshta do të ndërpritet në kohët që do të vijnë.

Nëse mund t’i përgjigjeni kësaj në mënyrë të qartë, do ta shihni se përbërësit thelbësor të jetës e kanë rëndësinë më të madhe. Intrigat e politikës dhe të kulturës, tendencat e shoqërisë, bëhen shumë më pak të rëndësishme përballë ketyre gjërave.

Në botën e re, ushqimi, uji dhe energjia do të bëhen gjithnjë e më të rëndësishme, gjithnjë e më shumë prioriteti për stabilitetin e kombeve dhe komuniteteve brenda kombeve.

Tranzicioni është i vështirë, sepse njerëzit jetojnë në të kaluarën, jetojnë më një seri supozimesh të cilat nuk i kanë pasur ndonjëherë për të vënë në pyetje, përveç kur përballohen me fatkeqësira natyrore në një shkallë të madhe.

Në kohë fatkeqësie, njerëzit zgjuhen shkurtazi dhe pastaj me ngadalë shkojnë prapë në gjumë. “Ishte diçka e tmerrshme që ndodhi, vite më parë. E mbajmë mend. Por tani po shkojmë prapë në gjumë. Nuk do të ndodhë prapë në shekuj, atëherë po shkojmë prapë në gjumë.” Të vënë në gjumë nga vetëkënaqësia njerëzore, mohimi njerëzor, shqetësimet njerëzore dhe hutimet njerëzore; nga forcat e shoqësirisë që duan t’ju nanuritin për t’ju bërë një konsumator të dëgjueshëm; nga rregullat e fesë që përcaktojnë se si jeta dhe Zoti duhet të merren në konsideratë; nga shqetësimet e një kombi në marrëdhënjet e tij me kombet e tjera; duke vajtur prapë në zakonet e vjetra, duke harruar të kaluarën, duke menduar se kaloi.

Njerëzimi do të duhet të jetë gjithmonë e më vigjilent në botën e re, gjithmonë e më i kujdesshëm, duke marrë gjithmonë e më shumë në konsideratë pasojat e veprave aktuale, më i përmbajtur në përdorimin e tij të burimeve, më i përmbajtur se si kombet ndërhyjnë me njëri-tjetrin, më i matur, më i përgjegjshëm, më i preokupar me rezultatin në të ardhmen.

Tashmë një pjesë e madhe e njerëzimit është e uritur, nuk ka ujë të pastër dhe nuk ka stabilitet dhe siguri në fshatet, qytetet dhe komunitet e tyre. Kjo do të rritet, duke i sjellë kombet në revolucione, duke sjellë në pushtet individë dhe grupe akoma më të rrezikshëm, duke krijuar gjithmonë e më shumë paqëndrueshmëri. Edhe qytetarët mesatar duhet të fillojnë të zgjuhen nga fiksimet, varësitë dhe shqetësimet e tyre për të bërë kujdes për rrethanat e ndryshueshme të jetës rreth tyre.

Është kjo kohë që mund të jetë shumë shpenguese, shumë qartësuese dhe shumë kthjelluese – duke i sjellë njerëzit në të tashmen ku mund të gjejnë kënaqësira më të thjeshta, aktivitete më natyrore dhe të bëhen më prezent me njëri-tjetrin, më të pranishëm për njëri-tjetrin dhe duke kuptuar më mirë atë që shohin rreth tyre.

Është brenda kësaj kohe që disa individë do të fillojnë të rimarrin një zgjuarsi më të madhe që ndodhet brenda çdo personi, një zgjuarsi që Ne quajmë Dije – një mendje të madhe të paprekur nga bota, që nuk ka frikë nga bota, këtu në një mision të madh që është misioni juaj, që i përgjigjet vetëm Zotit dhe Pranisë së madhe Engjëllore që shërben Krijuesin në këtë botë dhe nëpër univers.

Është një kohë tronditjeje dhe ankhi të madh, por është edhe një kohë qartësimi të madh, një kohë kur thirrja juaj e vërtetë do të dalë nga bota, sepse nuk mund ta thërrisni veten. Prirjet tuaja duhet të jepen në disa vende, disa njerëzve, dhe kjo gjë rrallë është e pasqyruar në qëllimet dhe synimet e njerëzve. Ndërkohë që bota bëhet më e errët, më problematike, më e paqëndrueshme, më shqetësuese, thirrja do të bëhet më e fortë, më e fuqishme, më angazhuese për ata që mund të përgjigjen.

Në bollëk, vetëkënaqësia njerëzore rritet. Indulgjencat njerëzore rriten. Varësitë njerëzore rriten. Patologjitë njerëzore rriten. Sëmundjet mendore rriten – çuditërisht. Në këtë, të pasurit mund të jenë më patetik se të varfërit. Në këtë, kombet e pasura mund ta shpërdorojnë lirinë e tyre, trashgiminë e tyre natyrore, mjedisin e tyre, burimet e tyre, kohën e tyre, energjinë e tyre, kreativitetin e tyre – të humbura, të haxhuara, të ikura përgjithmonë, të haxhura në mënyrë jo të urtë.

Kjo është tragjedia e jetës në botë pa Dije. Është tragjedia në jetën e çdo personi. Sepse të gjithë janë dërguar këtu për një qëllim të madh, dhe të gjithëve u është dhënë Dija për t’i udhëzuar dhe për t’i përgatitur për këtë qëllim.

Por shumica e njerëzve në botë janë të shtypur – të shtypur nga shtypje politike; të shtypur nga varfëria; të shtypur nga diktatet shoqërore dhe fetare; të shtypur sepse nuk kanë fuqi shoqërore, nuk kanë lëvizshmëri. Nuk mund t’i ndryshojnë rrethanat e tyre –  një humbje e madhe për familjen njerëzore, sepse shumica e shkencëtarëve, doktorëve, emancipatorëve të mëdhenj shoqëror, artistëve të mëdhenj, muzikantëve të mëdhenj janë të humbur dhe të shtypur, prirjet e tyre nuk shihen kurrë, jetët e tyre të ikura dëm.

Në botën e re, tragjedia e njeriut të zakonshëm do të bëhet aq akute dhe aq kërkuese, saqë shumë njerëz që nuk po përgjigjen sot do të duhen të përgjigjen. Kombe të tëra njerëzish nuk do të mund t’i sigurojnë nevojat e tyre. Edhe kombet e pasura nuk do t’i kenë burimet për t’i ndihmuar kombet që janë të paqëndrueshme ose të varfëruara. Kjo do të jetë një thirrje për individët dhe për kombet për t’u përgjigjur dhe për t’u përgatitur.

Njerëzimi jeton për momentin. Është i pakujdesshëm për të ardhmen e tij. Nuk është i urtë në aktivitetet dhe në sjelljen e tij.

Lufta nuk është më një opsion, sepse shkatërron njerëzit, infrastrukturën dhe burimet që do të duhen për të ardhmen. Në botën e re, kjo bëhet gjithmonë e më e rëndësishme.

Në botën e re, do të duhet të haheni me forcat e çrregullta të natyrës, me një klimë të paqëndrueshme dhe me impaktin e saj mbi prodhimin e ushqimit, zvogëlimin e burimeve kritike dhe se si do të ndikojë në transportimin dhe rritjen e ushqimit dhe pastrimin e ujit. Problemet tuaja do të jenë më thelbësore, më themelore dhe më të thella.

Bota e re mund t’ju zgjuajë, por edhe mund t’ju shkatërrojë. Kjo është arsyeja pse duhet të fitoni akses tek zgjuarsia e thellë brenda jush, fuqi dhe prania e Dijes që Zoti ju ka dhënë për të lundruar në këtë botë të re dhe për të sjellë përpara prirjet tuaja të vërteta që ngelen akoma të fshehura brenda jush dhe të tjerëve.

Në botën e re, bashkëpunimi do të bëhet gjithmonë e më i rëndësishëm për të shpëtuar jetën e njerëzve, për të përballuar urgjenca gjithnjë në rritje, për t’iu përgjigjur klimës së ndryshueshme dhe rrethanave të ndryshueshme të jetës. Këtu të pasurit duhet të japin, përndryshe rrezikojnë të humbin gjithçka. Këtu të varfërit duhet të shërbehen dhe të bashkohen për të krijuar një stabilitet më të madh matanë kufijve të kulturës dhe të fesë. Sepse në luftë dhe në konflikt – llojin e luftës që bota e re mund të krijojë – të gjithë do të vuajnë, të gjithë do të humbasin.

Rajone të botës do të bëhen të pabanueshme. Problemet që do të dalin do të jenë aq të mëdha saqë do të duken të pakapërcyeshme. Kjo është arsyeja pse zgjuarsia njerëzore do të duhet të përdoret tani në mënyrat më konstruktive.

Nuk ka kuptim që kombet të armatosen në mënyrë ekstreme, sepse lufta nuk mund të jetë një opsion, përndryshe bota do të hyjë në rënie dhe e ardhmja e njerëzimit do të sakrifikohet.

Çdo komb do të varet nga stabiliteti i kombeve rreth tij. Do të jetë në interesin e tyre që ta mbështesin këtë stabilitet në rajonin e tyre të botës. Kombet nuk mund të sakrifikohen, përndryshe dhjetëra miliona njerëz do të derdhen nëpër kufijtë tuaj, duke krijuar gjithmonë e më shumë paqëndrueshmëri dhe vështirësira shumë më të mëdha për të gjithë.

Vetëm Zoti e di se çfarë po vjen në horizont. Zoti e ka dërguar përgatitjen, paralajmërimin, bekimin fuqinë, ndriçimin dhe sqarimin. Por Zoti nuk i përgjigjet çdo pyetjeje, çdo dileme, çdo problemi. Këto duhet t’i zgjedhin njerëzit e botës vetë.

Nuk mund të jeni pasiv në këto çështje. Nuk mund të talleni përballë Dallgëve të Mëdha të ndryshimit. Nuk mund të jeni të ngeshëm dhe përtac në botën e re. Duhet të jeni të fortë. Duhet të jeni të vendosur. Dhe duhet të jeni të dhembshur. Nuk është një mjedis për të dobtin dhe përtacin. Por dobësia dhe përtacia janë të përhapura, sidomos në kombet e pasura.

Të rinjtë nuk e kanë idenë se çfarë do të duhet të përballojnë në të ardhmen. E ardhmja e tyre është arxhuar dhe shpërdoruar. Do t’i duhet të përballojnë dhe t’i adaptohen një bote të re. Nuk mund të jeni dembel dhe të ankoheni dhe të bëni këtë. Nuk mjafton të jeni thjesht në ankim ose në revolucion. Duhet të mendoni se si gjërat do të ecin – praktikisht, thellësisht, në thelb.

Kjo është një kohë ku njerëzimi duhet të rritet, të pushojë konfliktet e tij të pafundme, të vërë mënjanë indulgjencat e tij të pamend për t’u marrë me një botë në ndryshim, për t’u marrë me një botë të re, për t’u marrë me një botë të cilën paraardhësit e tyre rrallë dueshin të merreshin, për të përballuar një seri rrethanash të reja që do të sfidojnë synimi, integritetin dhe vullnetin për të jetuar.

Do të jetë një tronditje për aq shumë njerëz. Shumë njerëz nuk do të jenë në gjendje për t’u përgjigjur. Nuk e kanë ndërtuar fuqinë në jetën e tyre për të përballuar një botë të re. Do të jenë të prekshëm. Do të jenë të kërcënuar.

Nëse do të shërbeni të dobëtit, duhet të keni aleatë të fortë. Duhet të keni Shpalljen, përndryshe do të jeni shumë të zhytur në kuptueshmërinë tuaj të topitur të së kaluarës, ende të zënë në inatet tuaja, ende duke menduar në botën e vjetër që nuk ekziston më.

Vetëm Zoti e di se çfarë po vjen në horizont. Spekulimet njerëzore rrallë e marrin parasysh realitetin. Vetëm ato mendjet që janë të qarta, të kthjellta dhe objektive mund të shohin vërtet çdo gjë. Por edhe këtu, mendimet e tyre mund të jenë të papërshtatshme për realitetin që po del dhe çfarë duhet bërë për t’u përgatitur për mundësitë e ndryshme.

Duhet të shihni jetën dhe rrethanat tuaja. A do të jetë punësimi juaj në gjendje të mbijetojë në një botë ku shumë njerëz nuk do të mund të shpenzojnë për luks dhe shpenzime të ndryshme? A jeni të rrethuar nga njerëz që janë të dobët ose të fortë, njerëz që mund të përgjigjen ose njerëz që janë të humbur – të humbur në dëshirat e tyre, frikat e tyre, problemet e tyre, çështjet e tyre, ankimet e tyre, fiksimet e tyre, e kështu me radhë?

Duhet të lëvizni në toka më të larta, mendërisht dhe fizikisht. Mos jetoni afër ujërave në lëvizje të botës. Konsiderojeni sigurinë dhe stablitetin e komunitetit tuaj. Jetoni pranë atje ku prodhohet ushqimi, dhe mësoni ta prodhoni vetë nëse mundeni. Jini të kujdesshëm me shëndetin tuaj, sepse do të duhet të jeni shumë të fortë dhe të aftë në ardhmen. Edukojini të tjerët me durim. Kërkoni ata që mund të përgjigjen, dhe mos e humbni veten me ata që nuk mund të dëgjojnë dhe të shohin.

Filloni të ndërtoni një jetë më të fortë, më të qëndrueshme. Shpallja e Re do t’ju mësojë se si ta bëni këtë me Katër Shtyllat e jetës suaj – Shtylla e Marrëdhënieve, Shtylla e Punës dhe e Kontributës, Shtylla e Shëndetit dhe Shtylla e Zhvllimit Shpirtëror.

Gjithçka që po ju tregojmë është e mbështetur në Shpalljen. Por nuk mund të jeni thjesht pasiv dhe të mendoni se çdo gjë e vogël do t’ju jepet dhe do t’ju tregohet. Duhet të bëheni të zgjuar dhe të përdorni fuqinë e Dijes, të zhvilloni aftësitë tuaja, mprehtesinë dhe maturinë tuaj. Nuk mund të jeni të shpërkatur dhe të pamend tani, sepse gjithçka që thoni dhe bëni është e rëndësishme.

Sepse jeni dërguar në botë për një qëllim të madh, keni një sferë të madhe përgjegjësish për të zhvilluar. Duhet ta kundërshtoni përtacinë tuaj, dobësinë tuaj, tendencën tuaj për të hequr dorë, sasinë e frikës që mbani dhe ndikimin e kësaj frike mbi ju. Është një situatë e madhe dhe kërkuese, perfekte për shpengimin tuaj.

Nëse njerëzimi nuk mund të bashkohet në kohë pasurie dhe qëndrueshmërie, atëherë duhet të bashkohet në kohën e sprovave dhe shtrëngimeve të tij të mëdha.

Mos u shqetësoni se çfarë po bëjnë njerëzit e tjerë. Duhet të merreni me punët dhe me marrëdhëniet tuaja. Por shiheni mjedisin tuaj dhe mësoni të dëgjoni për shenjat e ndryshimit. Për këtë, do t’ju duhet një mendje e qetë dhe e fokusuar, një mendje që nuk është e zënë në inate, frika ose ambicie. Shpallja do t’ju mësojë se si ta kultuvoni këtë vetëdijshmëri të madhe dhe depërtuese.

Shumica e përgatitjes do të jetë e brendshme, sepse është ajo që udhëzon vendimet tuaja, që udhëzon veprimet tuaja, që ju frymëzon, që ju motivon, që ju dekurajon që do ta bëjë ndryshimin e madh në atë që do të jeni në gjendje të shihni, të dini dhe të bëni.

Mos u largoni dhe të mundoheni të fshiheni diku, sepse kjo nuk ka për të ecur në botën e re. Mos mendoni vetëm të mbroni veten, sepse nuk jeni këtu në botë për të bërë këtë, dhe do t’ju bëjë më të prekshëm më në fund.

Do të duhet ta përforconi themelin tuaj, por matanë kësaj, jeni këtu për të pasur një shërbim të madh. Dija do t’ju udhëzojë në këtë drejtim. Frika do t’ju sjellë diku tjetër. Dhe frika do t’ju sjellë vetëm në rreziqe të mëdha në të ardhmen, nëse do të vazhdoni t’i përgjigjeni vetëm asaj.

Lajmëtari është në botë. Shpallja është këtu. Sjell me vete këshillën dhe komentarin e vet. Nuk është këtu për t’ju dhënë urdhëra, por ju tregon se si të përgjigjeni, për të trajtuar problemet dhe pyetjet që do të dalin me siguri dhe për të dhënë Hapat drejt Dijes që do t’ju japin themelin e domosdoshëm dhe lidhjen me burimin dhe qendrën e forcës, urtësisë dhe fuqisë suaj.

Bota e re do të jetë aq kërkuese, aq shqetësuese. Për të dobëtit, do të duket e pakapërcyeshme, dhe do të ndjehen të pafuqishëm dhe pashpresë para saj.

Por nuk mund të përgjigjeni ashtu, sepse rrethanat e ndryshueshme, ngritja e baticës dhe Dallgët e Mëdha të ndryshimit janë këtu për t’ju treguar se duhet të jeni më të fortë, më të zgjuar dhe më përgjegjës ndaj mjedisit tuaj dhe fuqisë dhe pranisë së Dijes brenda jush. Kjo do të bëjë më shumë për t’ju dhënë qëndrueshmëri dhe siguri se çfarëdo gjë tjetër që mundoni të ndërtoni jashtë. Nuk mund të mblidhni ushqim për pjesën tjetër të jetës suaj. Nëse grumbulloni gjëra, të tjerët do të vijnë dhe do t’i vjedhin, edhe me përdorimin e forcës.

Mesazhi i Ri po ju thërret që të përgjigjeni dhe të përgatiteni. Nuk është e mjaftueshme vetëm që të jetoni në moment. Është në rregull për zoqtë, kafshët dhe krijesat e thjeshta, por ata nuk e kanë barrën e njohjes së vdekjes së tyre të ardhme, ose të shqetësohen veçanërisht për të ardhmen e tyre.

Për qeniet njerëzore, të jetosh në moment tregon një injorancë të thellë dhe neglizhimin e zguarsisë dhe të përgjegjësive të mëdha të veta. Në momentin, mund të shihni, të dëgjoni dhe të dini – por jeni gjithmonë duke u përgatitur për të ardhmen. Jeni gjithmonë duke vëzhguar erërat e botës.

Nëse hiqni dorë nga të gjitha pronat dhe bëheni asket, do të keni më pak shqetësime, por roli juaj është gjithmonë të shërbeni botën në ndryshim. Dhe të bëheni asket nuk është ajo që kërkohet ose duhet për shumicën e njerëzve.

Vendimet janë para jush sot. Vlerësimi i thellë është para jush sot, në lidhje me kë jeni dhe çfarë po bëni, çfarë duhet vazhduar dhe çfarë duhet vënë mënjanë, çfarë duhet ndryshuar dhe çfarë duhet mbajtur, me kë të jeni, me kë mos të jeni, çfarë të thoni, çfarë mos të thoni, çfarë të bëni, çfarë mos të bëni. Kjo është faza juaj e zhvillimit.

Nuk mund të lëvizni në të ardhmen dhe të mundoni të vendosni. Nuk jeni gati për të ardhmen. Prandaj, përgatitja është shumë e rëndësishme. Do ta bëjë të gjithë ndryshimin në rezultatin për ju dhe për të tjerët, për njerëzit që doni dhe për njerëzit që jeni të destinuar për të shërbyer në fund të fundit.

Nuk mund ta ndryshoni botën e re. Nuk mund ta ndaloni nga të qenit ajo që është. Mund t’i zbusni gabimet që njerëzimi vazhdon të bëjë rreth kontaminimit të botës, dhe kjo duhet bërë, me siguri. Por nuk mund të dëshironi që bota e re të ikë, dhe ta mohoni këtë është vetëm një vepër budallallëku dhe vetëmohimi.

Atëherë, duhet të përgjigjeni. Shihni dhe dëgjoni. Mos arrrini në konkluzione të parakohshme. Përballojeni frikën tuaj, por mos iu dorëzoni. Përballojeni ndjenjën tuaj të pasigurisë, por mos iu dorëzoni. Përballojeni faktin që keni shumë pak përgjigje për çdo gjë, por mos iu dorëzoni as kësaj.

Jeni student të Dijes tani. Jeni këtu për t’u përgatitur. Po i përgjigjeni Shpalljes së Re, e cila do t’ju përgatisë dhe do t’ju mësojë se si të ndiqni atë që është e urtë brenda jush dhe të tjerëve.

Jeni të bekuar që po e merrni këtë, por bekimi kërkon shumë punë, durim dhe vendosmëri – cilësi që mund të zhvilloni vetëm duke i përforcuar dhe i aplikuar në situatat e vërteta të jetës suaj. Fuqia dhe Prania do të jenë me ju ndërkohë që e bëni këtë.

Bëhet fjalë për të qenë të ndershëm më vetveten, të vërtetë ndaj prirjeve tuaja të thella – jo vetëm besnik ndaj mendimeve ose ndjenjave tuaja në moment, por besnik ndaj një ndjenje dhe një ndërgjegje më të madhe brenda jush që është në pritje për t’u zbuluar dhe për t’u shprehur në jetën tuaj.

Dëgjojini fjalët Tona. Mbajnë Urtësinë e madhe brenda tyre. Dëgjoni. Mos i mohoni. Bëni kujdes. Mendoni për to brenda rrethanave të jetës suaj. Shqyrtojini. Jetoni me to. Më mirë të jetoni me pyetje të mëdha sesa të ndërtoni jetën tuaj mbi përgjigje të pamend.

Zoti ka folur përseri – për ta zgjuar botën, për ta përgatitur botën, për ta përforcuar familjen njerëzore, për të sjellë përpara cilësitë e saj të mëdha në mënyrë që të mund të përdorë urtësinë e feve të saj, urtësinë e kulturës saj dhe sukseset e shumta që njerëzimit ka kryer në ndërtimin e një qytetërimi botëror.

Gjithçka do të sfidohet tani. Mos mendoni se e mira do të fitojë. Mos e përdorni këtë si justifikim për t’iu shmangur përgjegjësive tuaja. Mos kërkoni që Zoti ta shpëtojë botën, sepse Zoti ju ka dërguar ju dhe të tjerë në botë për ta shpëtuar botën. Nuk e dini se si ta bëni këtë në të vërtetë, nëse jeni të ndershëm dhe të përulur me veten tuaj. Është një punë për Dijen për t’ju udhëzuar hap pas hapi.

Për këtë, do të duhet të jetoni pa përgjigje. Do t’ju duhet t’i dorëzoni supozimet tuaja të dobëta dhe të afroheni me jetën, me momentin, ndërsa dalloni se çfarë po vjen në horizont.

 

2. Paralajmërimi i Madh

Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 26 prill 2015
në Boulder, Kolorado

Zoti ka dërguar një Mesazh të Ri në botë në një pikë kthese të madhe për familjen njerëzore – një pikë kthese për të cilën jeni të papërgatitur dhe të pavatëdijshëm, një pikë kthese aq e madhe sa do ta ndryshojë drejtimin e jetës së çdo njeriu këtu sot dhe të ardhmen e të gjithëve që do të vijnë në këtë botë.

Është një prag i madh, më i madhi që njerëzimi ka pasur ndonjëherë për të përballuar, pjesërisht për shkak të plaçkitjes së tij të botës, dhe pjesërisht për shkak të evolucionit të tij, që e ka sjellë në pragun e hapësirës, një Komunitet të Madh jete në univers për të cilin nuk dini asgjë fare.

Shpalljet e mëdha të së kaluarës dhe Lajmëtarët që i sollën ato këtu nuk ju kanë përgatitur për këtë, sepse nuk ishte e nevojshme në atë kohë.

Mirëpo, e keni arritur pragun ku e keni ndryshuar botën aq shumë sa do të krijojë një mjedis në të cilin do të jetë gjithmonë e më e vështirë për ju për të mbijetuar. Dhe po përballoni ndërhyrje nga universi rreth jush, nga ato raca që kërkojnë të përfitojnë nga dobësitë dhe përçarjet tuaja dhe nga rrethanat tuaja të ndryshueshme për qëllimet dhe dobinë e tyre.

Gjatë kësaj kohe, njerëzimi është i zënë me problemet e tij të brendshme dhe me grindjet midis kombeve, kulturave dhe feve. I konsumuar është, i zënë me vetveten është, i verbër dhe budalla, ndërkohë që ndodhet në pragun e Komunitetit të Madh, i papërgatitur për t’u marrë me rezultatet dhe pasojat e plaçkitjes së tij të botës në një nivel aq të madh saqë po e ndryshon atmosferën, ujërat dhe tokat – pikërisht ato gjërat nga të cilat vareni në çdo moment dhe çdo ditë për të jetuar në këtë botë, këtë botë madhështore, një perlë e vërtetë në univers.

Shkatërrimi i planetit ka sjellë këtu të tjerë për ta shpëtuar për veten e tyre, për t’u bërë udhëheqësit e rinj të botës, nëse mundësia mund t’iu jepet.

Shumë njerëz ndjejnë një frikë të madhe për të ardhmen dhe merak për atë që do të vijë, dhe kjo është mirë e bazuar. Pavarësisht nga shpjegimet që i japin kësaj, ose atë që mendojnë se çfarë do të thotë, është e gjitha e njëjta përgjigje për ndryshimin e madh në rrethanat tuaja dhe një sfidë e madhe për lirinë dhe mirëqenien tuaj.

Vetëm Zoti i universit mund t’ju paralajmërojë për këto gjëra me një qartësi të përsosur. Dhe kjo po bëhet përmes Asamblesë Engjëllore, e cila flet si një Zë për ta sjellë Shpalljen e Re të Zotit në botë.

Sepse Zoti nuk i ka folur botës që prej 1400 vjet. Mesazhe kanë ardhur për gjëra specifike, përmes disa agjentë, por asgjë për të gjithë botën, asgjë për ta ndryshuar sjellen dhe drejtimin e papërgjegjshëm të njerëzimit.

Shpallje të kësaj natyre vijnë ndoshta vetëm një herë në mijëvjeçar. Jeni aq të privilegjuar dhe të sfiduar që po jetoni në një kohë të tillë Shaplljeje. Është oportuniteti më i madh nëse mund ta kuptoni, nëse mund ta merrni atë që Zoti po i jep njerëzimit, dhe jo vetëm ta përdorni për qellimet tuaja vetjake, por që ta vëni në përdorim për mirëqenien dhe të ardhmen e familjes njerëzore në këtë botë, e cila tani është e rrezikuar na brenda si dhe nga jashtë.

Sepse e keni ndryshuar përbërjen kimike të atmosferës aq shumë saqë planeti do të ngrohet dhe ujërat do të rriten. Oqeanet do të rriten dhe do vazhdojnë që të rriten, duke konsumuar gjithçka në rrugën e tyre. Thatësira dhe stuhira të mëdha do t’i turren botës ashtu siç po fillojnë tani.

Do të jetë nje kohë vështirësie dhe urgjence të mëdha. Mos u befasoni se po ndodh kjo, sepse i keni ndryshuar kushtet e jetës aq shumë saqë kjo mund të parashikohej dhe është parashikuar nga disa individë.

Por pikëpamja është më e madhe se kaq tani, sepse prekshmëria juaj në rritje ka sjellë një ndërhyrje nga universi, nga raca zhfrytëzuese që mund të prezantohen si paqësore dhe në shërbim të njerëzimit. Por kjo është vetëm një mashtrim.

Ky planet ka një vlerë të madhe në univers. Por askush nuk do ta sulmojë, sepse nuk është e lejuar në këtë pjesë të hapësirës. Askush nuk do t’ia shkatërrojë pasurinë e madhe. Dhe askush nuk do ta shkatërrojë njerëzimin si forcën e tij rezidente punëtore.

Me çdo ditë që kalon po e humbni vetë-mjaftueshmërinë tuaj, duke u bërë gjithmonë e më të prekshëm ndaj bindjes nga matanë, nxitjeve nga matanë dhe dhuratave nga matanë. Ndërkohë që kushtet e njerëzimit vazhdojnë të bien, kush midis jush ose udhëheqësve tuaj do ta ketë urtësinë dhe vetëpërmbajtjen për mos t’i pranuar këto gjëra?

Bota po ndryshon aq shpejt, dhe një pjesë të kësaj gjëje nuk mund ta ndryshoni. Vetëm mund ta zbusni, gjë e cila shumë rrallë po bëhet në botë sot.

Sepse njerëzit nuk e kuptojnë se po jetojnë në një gjendje urgjence globale, fazat e hershme të kësaj ku shumë mund të bëhet, ku shumë mund të zgjidhet, ku shumë përpagatitje mund të ndërmerret.

Por kush midis atyre që njihni, kush në kulturën, kombin ose familjen tuaj po përgatitet për Dallgët e Mëdha të ndryshimit? A po përgatiteni për Dallgët e Mëdha të ndrshimit? Apo po jetoni si budallenj në moment, të verbër dhe injorant se ku po shkoni dhe se çfarë po vjen në horizont dhe ndaj shenjave të mëdha që bota po ju jep tani për t’ju paralajmëruar dhe për t’ju përgatitur?

Zoti ka dhënë tani përgatitjen për ndryshimin e madh që po vjen – e dhënë në një kohë shumë të rëndësishme dhe të përshtatshme, e dhënë në një kohë ku njerëzimi ka akoma kohë për t’u përgatitur dhe për të kompensuar një pjesë të madhe të dëmit që mund të bëhet në të ardhmen, nëse do t’i neglizhoni detyrat dhe përgjegjësitë tuaja tani.

Vetëm Zoti e di se çfarë po vjen në horizont. Jeni të shqetësuar me nevojat dhe problemet tuaja, inatet dhe debatet tuaja. Por nuk po shihni fare. Kush midis njerëzve që njihni po sheh me të vërtetë? Njerëzit fshihen pas feve të tyre, shkrimeve të tyre, njerëzit fshihen pas politikave të tyre, njerëzit fshihen pas problemeve të tyre. Kush e ka kurajon dhe përulësinë për të parë dhe për të pyetur më gjithë ndershmëri se çfarë po vjen tani?

Njerëzit nuk duan të dinë. Nuk duan të shohin. Nuk duan ta përballojnë sfidën, edhe pse ta përballojnë do t’i bëjë më të fortë se janë sot dhe do t’i japë një shans për të bërë diçka inteligjente për vete dhe për të afërmit e tyre.

Mos kërkoni rehat. Mos kërkoni pushim. Mos kërkoni të gjeni paqe dhe qetësi në një botë ku jeni dërguar për të shërbyer – një botë që po përballon tani sfidat dhe oportunitetet e saj më të mëdha për unitet dhe bashkëpunim, nëse një numër i mjaftueshëm njerëzish mund ta dallojnë nevojën e madhe të kësaj kohe dhe të kohëve që do të vijnë.

Nuk ka rëndësi nëse i luteni Zotit. Nuk ka rëndësi nëse gjunjëzoheni në kishë, në tempull ose në xhami nëse nuk jeni të gatshëm të bëni atë që Zoti ju ka dërguar këtu për të bërë, që është të luani pjesën tuaj të vogël por të rëndësishme në përgatitjen tuaj dhe të kombit tuaj në dy sfidat e mëdha që njerëzimi po përballon tani dhe që do të përballojë gjithmonë e më shumë me vazhdimin e kohës.

Nuk ka problem më të madh se ky. Sepse nëse dështoni në secilën prej këto dy sfidave, nëse dështoni në përgatitjen për Dallgët e Mëdha të ndryshimit, nëse dështoni për ta kundërshtuar Ndërhyrjen që po ndodh në botë sot, gjë të cilën e keni fuqinë për ta bërë, atëherë liria njerëzore do të jetë e humbur, dhe do t’i sillni vetvetes një seri rrethanash më të vështira dhe më sfiduese sesa mund ta përfytyroni tani.

Kjo është një sfidë aq e madhe dhe aq e rëndësishme saqë Zoti ka folur përsëri, për ta trajtuar, për t’ju përgatitur, për të sjellë qëllim, gjakftohtësi dhe bashkëpunim midis feve të botës, të cilat duhet të gjitha të ndihmojnë për ta përgatitur njerëzimin për ndryshimin e madh që po vjen. Nuk duhet të ketë ndonjë konflikt midis tyre, sepse Zoti i ka iniciuar të gjitha. Edhe pse janë ndryshuar të gjitha nga njerëzit me kalimin e kohës, kanë akoma një qëllim të madh për Burimin e tyre dhe shërbim për t’i dhënë botës në bashkëpunim me njëra-tjetrën.

Tani duhet të filloni të mendoni për gjëra për të cilat nuk keni menduar ndonjëherë më parë, të konsideroni rezultatin dhe pasojat e ngjarjeve të mëdha në botë dhe jo vetëm për interesat, nevojat dhe zbavitjet tuaja personale.

Duhet të bëheni të përgjegjshëm – të aftë për t’u përgjigjur, të gatshëm për të parë, duke dalluar kufizimet tuaja duke bërë këtë, duke dalluar dobësitë dhe forcat tuaja. Një vlerësim i thellë të jetës suaj duhet të ndërmerret, përndryshe Dallgët e Mëdha do t’ju konsumojnë ju dhe gjithçka që keni. Dhe kur të ndodhë, do ta shihni se nuk i patë duke ardhur, sepse nuk patë ose bëtë kujdes ndonjëherë.

Detet do të rriten. Brenda një shekulli e gjysëm, do të rriten prej afërsisht mbi 30 metra. Ku do të jetoni? Çfarë do t’i ndodhë porteve, qyteteve dhe tokës suaj bujqësore kryesore? Çfarë do t’i ndodhë deltave të botës dhe milionave njerëz që jetojnë atje? Kush do t’i pranojë kur do t’i duhet të largohen nga kombi i tyre, ku nuk do të mund të mbijetojnë më? Është kjo që duhet të merrni në konsideratë.

Shikoni një hartë të botës dhe shihni se çfarë do të humbet. Shumica e qyteteve të mëdha të botës do të përmbyten dhe nuk do të mbrohen dot. Çfarë do t’i ndodhë njerëzve që duhet të ikin, edhe në kombet e pasura, në qytetet e tyre dhe në bregjet e tyre? Ku do të shkojnë? Çfarë do të bëjnë, ata me ju dhe me paraardhësit tuaj të fundit që e keni ndryshuar klimën e botës? Ndërkohë që shtresat e akullit shkrihen, ndërkohë që akullnajat shkrihen, ndërkohë që uji bëhet gjithhmonë e më i çmuar dhe thatësirat rritet në të gjithë botën, këto janë gjërat që duhet të zbuten tani ndërsa keni akoma një shans për ta bërë këtë. Mos mendoni se ka ndonjë problem më të rëndësishëm se kjo. Mos e përjashtoni këtë.

Duhet ta ndërtoni arkën tuaj – për veten tuaj, për familjen tuaj dhe për komunitetin tuaj – jo vetëm për nevojat tuaja, po për nevojat e të gjithëve rreth jush. Po të prisni shumë gjatë, do të jetë shumë vonë për t’u përgatitur, dhe të gjithë do të jenë në panik. Të gjithë ata që nuk panë ose që nuk mund të shihnin ose që ishin shumë të dobët, të moshuar ose të sëmur – do të jetë një panik e madhe, një panik në rritje, një panik midis kombeve, një panik brenda kombeve.

Duhet që t’jau tregojmë këto gjëra në mënyrë që ta kuptoni rëndësinë e Shpalljes së Re të Zotit për botën dhe rëndësinë e qenies suaj në botë në këtë kohë, që nuk është vetëm për t’u humbur në hobitë, fantzitë dhe qëllimet tuaja personale. Keni përgjegjësi ndaj atyre që ju dërguan dhe ndaj atyre që patën mundime të mëdha për t’ju sjellë këtu në këtë kohë, në këto rrethana, për të shërbyer një botë që po përballon sfidat e saj më të mëdha dhe krizat e saj më të mëdha.

Dilni nga hija. Largohuni nga varësitë dhe fiksimet. Largohuni nga romancat tuaja të pashpresë dhe qëllimet tuaja të pamend, të cilat nuk do të kenë ndonjë perspektivë në një të ardhme si kjo. Kjo është sfida e jetës suaj, e shihni. Përjashtojeni duke e ditur rrezikun tuaj. Neglizhojeni duke e ditur rrezikun tuaj. Debatoni më të duke e ditur rrezikun tuaj.

Sepse teknologjia nuk do t’ju shpëtojë. Një racë e huaj nuk do t’ju shpëtojë. Ato janë pjesë e problemit tuaj, e shihni. Është vetëm vullneti, vendosmëria dhe bashkëpunimi njerëzor që do ta përforcojnë familjen njerëzore në sfidat e mëdha që do të vijnë. Është përgjegjësia juaj morale. Është qëllimi juaj i madh për të qenë këtu. Ky është synimi i vërtetë i jetës suaj.

Shërbimi juaj nuk do të jetë madhështor. Nuk do të kapë një vëmendje shumë të madhe. Do të jetë të ndihmoni një person, një grup njerëzish ose një qytet, çfarëdolloj gjëje që jeni të krijuar për të dhënë. Shërbimi duhet të ndodhë në çdo nivel, në çfarëdolloj mënyre, nga një numër gjithmonë e më i madh njerëzish.

Mos prisni derisa qiejt të erren, niveli i ujit të rritet, tokat të thahen dhe njerëzit të dëshpërohen. Sepse atëherë do të jetë shumë vonë për të bërë diçka, për vete ose për të tjerët.

Zoti po ju jep tani sytë për të parë dhe veshët për të dëgjuar. I keni tashmë brenda jush, në zgjuarsinë e thellë të quajtur Dije. Ndodhet matanë intelektit tuaj. Është më e fuqishme se intelekti juaj. Është më e madhe se idetë tuaja, supozimet tuaja, besimet tuaja ose preferencat tuaja.

Duhet ta përballoni këtë realitet të madh. Nëse nuk e bëni, jeta juaj do të jetë e humbur, dhe qëllimi juaj nuk do të njihet dhe të plotësohet.

Nëse e përballoni, do të frikësoheni fillimisht, por do të fitoni fuqi ndërkohë që vazhdoni ta dalloni nevojën e madhe që po del. Do t’ju ndihmojë ta rikonsideroni jetën tuaj dhe të hiqni dorë nga gjëra të vogla, të rrezikshme dhe të dëmshme. Do të jetë një nxitje dhe një frymëzim i përsosur për ta sjellë jetën tuaj në regull dhe për të mësuar që të ndiqni Dijen, sepse ky është kuptimi i të gjithë spiritualitetit të vërtetë dhe të të gjitha feve të vërteta.

Zoti ju ka dhënë një Zgjuarsi udhësuese të përsosur. Nuk ka frikë nga bota. Nuk është e korruptuar nga bota. Cila pjesë e juaj mund ta pohojë këtë, me gjithë ndershmëri? Pjesa juaj e dobët duhet të ndjekë pjesën tuaj të fortë. Pjesa juaj e dobët duhet të ndjekë të tjerë që janë të fortë në mënyrën që Ne e përshkruajmë.

Njerëzimi e ka futur veten në një cep. Nuk ka ndonjë rrugë dalje të lehtë. Nuk ka ndonjë zgjidhje të lehtë. Nuk ka ndonjë teknologji që do ta ndryshojë të gjithë këtë. Njerëzimi nuk di se si të përgatitet. Ka vetëm disa pjesë të vogla të përgatitjes dhe shumica nuk janë provuar ndonjëherë më parë.

Nëse ia jepni vëmendjen tuaj kësaj, do t’ju ndihmojë ta kuptoni. Nëse do të kuptoni se jeni dërguar këtu për këtë, do ta sjellë jetën tuaj në një ekuilibër më të madh dhe një fuqi më e madhe mund të fillojë të dalë brenda jush.

Për herë të parë në historinë e njerëzimit, Zoti i të gjitha universeve i ka dhënë Hapat drejt Dijes familjes njerëzore, një mësim i vjetër që i është dhënë racave të tjera në univers herë të panumërta. Kjo është që duhet të studiohet, sepse do t’ju angazhojë me forcën e madhe brenda jush, e cila është e lidhur me Zotin. Nëse jeni fetar apo jo, pavarësisht nga tradita juaj fetare, ose nëse nuk keni traditë fetare, është e njëjta gjë. Dhurata është e njëjta. Nevoja është e njëjta. E vërteta është e njëjta.

Debatoni me këtë teologjikisht. Debatoni me të psikologjikisht. Debatoni me të politikisht, ekonomikisht. Nuk ka rëndësi. Është e gjitha një dështim për t’u përgjigjur. Mos e mbroni dobësinë tuaj në këtë mënyrë, por shiheni se Zoti po ju thërret përmes Shpalljes për të dalluar kushtet e botës dhe të jetës suaj, të ardhmes dhe të fatit tuaj këtu.

Bëjeni këtë për vete. Bëjeni për fëmijët tuaj. Bëjeni për gjithçka që doni ose vlerësni në botë. Por matanë kësaj, bëjeni për ata që ju dërguan këtu dhe që po shohin nëse mund të përgjigjeni.

Lajmëtari është në botë. Është një burrë i moshuar tani. Nuk do të jetë këtu përgjithmonë. E mban pjesë të dhuratës brenda vetes së tij, sepse është dërguar nga Asambleja Engjëllore, si të gjithë Lajmëtarët e mëparshëm.

Kjo është koha. Ky është momenti. Kjo është kriza. Vetëm kur ta shihni se nuk e keni përgjigjen për këto gjëra do të ktheheni tek ajo që e ka përgjigen dhe që mund t’ju sjellë hap pas hapi që ta rivendosni jetën tuaj dhe mendjen tuaj në mënyrë të saktë, në mënyrë që të keni urtësi dhe qartësi, në vend të frikës dhe të qortimeve.

Kjo është Dashuria që Zoti po ju jep. Është e vështirë. Është sfiduese. Është e parehatshme. Nuk është vetëm për t’ju ngushëlluar dhe për t’ju siguruar. Është për t’ju thirrur në një shërbim dhe njohje të madhe, në një bashkëpunim të madh midis jush dhe të tjerëve – midis grupeve, midis feve, midis kombeve, për ruajtjen dhe përparimin e njerëzimit.

Shumë njerëz do ta refuzojnë. Do t’i ngjiten besimeve, ideve dhe investimeve të tyre të mëparshme. Do ta hedhin poshtë verbërisht si gjë të pamundur, ose do të mendojnë se janë kohët e fundit për njerëzimin, dhe gjithçka që duhet të bëjnë është të luten, kur në fakt duhet të përgatiten.

Sepse ky është tranzicioni i madh. Por tranzicionet e mëdha, nga vetë natyra e tyre, janë të vështira dhe të rrezikshme. Njerëzit mund të dështojnë gjatë pika kthese të tilla. Dhe dështimi këtu do të jetë më i kushtueshëm se gjithçka që keni përjetuar ndonjëherë në këtë botë. Nuk mund t’i përballoni gjëra të tilla.

Qielli po vëzhgon për të parë se kush mund të përgjigjet, kush do të përgatitet, kush do ta sjellë jetën e tyre në rregull, të marrë Hapat drejt Dijes dhe të ndërtojë Katër Shtyllat e jetës së tyre – Shtyllën e Marrëdhënieve, Shtyllën e Punës, Shtyllën e Shëndetit, Shtyllën e Zhvillimit Shpirtëror – Katër Shtyllat mbi të cilat çdo jetë e vërtetë duhet të qëndrojë për të qenë stabile në kohëra të turbullta dhe të pasigurta.

Kjo është Thirrja. Kjo është Dashuri e vërtetë. Nëse nuk do të kishte Dashuri të vërtetë, Krijuesi i të gjithë jetës do të shikonte mënjanë dhe do ta linte njerëzimin të binte në kaos dhe shpërbërje, vetëm për t’u pushtuar nga fuqira të huaja, të cilat janë më të ashpra se gjithçka që mund të përfytyroni.

Mos u dorëzoni. Mos hiqni dorë. Mos iu dorëzoni frikave tuaja ose sfidave rreth jush. Mos jini viktim. Jini kontributor. Këtu do të fitoni fuqi, qëllim dhe përtëritje të madhe. Sepse vetëm një situatë më e madhe do ta restaurojë, ripërtërisë dhe përgatisë njerëzimin për t’i përballuar sfidat e mëdha që do të vijnë.

Shpallja e Re e Zotit për botën është Shpallja më e madhe e dhënë ndonjëherë, e dhënë tani për një komunitet botëror, një komunitet të shkolluar, një botë me tregti globale, një botë me ndërgjegje globale në rritje, një botë me komunikime globale.

Është oportuniteti më i madh para se gjërat të fillojnë të thyen. Është koha më e madhe, e shihni. Është koha e jetës suaj. Përgjigjujini kësaj dhe do të filloni kthimin tuaj të madh tek Burimi juaj, qëllimi juaj dhe fati juaj i madh që ju ka sjellë këtu, pikërisht në këto rrethanat për të cilat Ne po flasim.

Lajmëtari është në botë. Mësoni nga ai. Ndihmojeni nëse mundeni. Merrni nga ai. Ai është i vetmi që mund ta sjellë Shpalljen e Zotit në botë. Kur do të ketë mbaruar, Vula e Profetëve do të mbyllet  pas tij, dhe asgjë më tepër nuk do të jepet për një kohë shumë të gjatë.

Është për këtë arsye që Mesazhi i tij është aq i madh dhe aq i detajuar, aq i përsëritur, aq i gjerë, aq gjithëpërfshirës, aq i rëndësishëm në mënyrë të drejtpërdrejtë për çdo aspekt të jetës suaj, i dhënë gjatë një periudhe shumë të gjatë, i dhënë me komentarin e vetë, në mënyrë që e vërteta e tij mos të varet nga komentatoret e mëvonshëm, të cilët nuk e njihnin Lajmëtarin dhe që ndoshta nuk e kuptonin Shpalljen. Nuk mund të ketë ndonjë ngatërrim tani. Gabimet e së kaluarës nuk mund të përsëriten se si Shpalljet e mëdha përdoren.

Gjithçka është e rëndësishme tani. Çdo ditë është e rëndësishme. Çdo vendim është i rëndësishëm. Vendimet tuaja, vendimet e të tjerëve, sjellja juaj, sjellja e të tjerëve. Jeta juaj është e rëndësishme tani, por vetëm brenda këtij konteksti më të madh.

Dështimi duhet të mënjanohet dhe të kundërshtohet me çdo kusht, sepse të përballoni Dallgët e Mëdha të ndryshimit do të kushtojë gjithçka. Në vend që të ndërtoni ushtrira më të mëdha dhe të pasuroni disa individë, të gjitha burimet e shoqërive dhe kombeve tuaj duhet të përdoren për këtë synim.

Përballojeni Fuqinë dhe Praninë, dhe Hiri do të jetë me ju. Mund t’i kapërceni dobësitë dhe frikat tuaj sepse ka një fuqi më të madhe brenda jush. Në Shpalljen e Re të Zotit për botën, kjo fuqi bëhet krejtësisht e qartë dhe e nevojshme.

 

3. Urgjenca Globale

Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 20 tetor 2015
në Boulder, Kolorado

Njerëzimi ndodhet në pragun e një ndryshimi global të madh, ndryshim global në një shkallë të paprarë, i shkaktuar nga keqpërdorimi dhe mbipërdorimi i botës nga njerëzimi, nga injoranca dhe lakmia njerëzore. Është një gjendje që do të ndikojë tani në jetën e çdo personi.

Megjithëse pak njerëz janë të vetëdijshëm për të, bëhet fjala për një urgjencë globale. E keni ndryshuar përbërjen kimike të atmosferës, të ujërave dhe të tokave. Dhe tani bota po ndryshon – po ndryshon aq shpejt, në mënyrë aq të rrezikshme, po ndryshon tani në mënyra që do të ndikojnë tek ju më shumë sesa e përfytyroni.

Mesazhi i Zotit për botën duhet t’i bjerë alarmit dhe të japë përgatitjen për një realitet botëror të ri. Është një kohë dhe një prag që do t’i thërrasë shumë njerëz matanë jetës së tyre të vetë-preokopuar, matanë vuajtjes dhe hutimit të tyre personal, për të shërbyer një botë në rrezik.

Kjo është një nga arsyet pse ka një Ndërhyrje nga universi matanë jush, sepse ata që e vlerësojnë këtë botë për veten e tyre e shohin se çfarë po ndodh. Ata e kanë analizuar atmosferën e botës. E kuptojnë se çfarë njerëzimi i ka bërë ajërit, ujërave dhe tokave të saj. Sepse kjo ka ndodhur herë të panumërta në univers. Është diçka e kuptuar mirë aty. atëherë tani ka një garë për të fituar kontrollin e botës, për ta ruajtur për përdorimin e atyre që vijnë nga matanë botës. Është e lidhur drejtpërdrejt me këtë, e shihni.

Është një urgjencë globale në një shkallë që ende s’e keni kuptuar. Ka fuqinë për ta shkatërruar qytetërimin njerëzor. Ka fuqinë për të sjellë një ndërhyrje nga matanë botës. Ka fuqinë për të krijuar kaos këtu në një shkallë të paparë.

Do t’ju duhet tani që të ndiqni një fuqi më të thellë brenda jush, sepse gjithmonë e më shumë do të ketë tension kudo rreth jush dhe kudo rreth botës, ndërkohë që komunitetet njerëzore tendosen në një pikë thyerje, ndërkohë që armiqësitë e vjetra tani fillojnë të përhapen dhe të përmbysin kombet dhe rajonet, ndërkohë që konkurrenca për burimet që ngelen bëhet e ashpër dhe e rrezikshme, duke prodhuar konflikte dhe acarime në një shkalë të paparë.

Për disa, kjo do të duket si fundi i botës, plotësimi i një profecie të vjetër, sikur të ishte e gjitha vepra e Zotit. Por Zoti nuk është autori i kësaj urgjence globale. Zoti është dëshmitari. Ky është rezultati i injorancës, egoizmit, dritëshkurtërsisë njerëzore dhe mungesës së të kuptuarit të së ardhmes dhe të veprimeve të veta.

Zoti tani duhet ta paralajmërojë njerëzimin për rrezikun e madh që ka krijuar, për mjerimin e madh që ka vënë në lëvizje. Sepse brenda kësaj kohe, njerëzimi mund të përgatitet dhe t’i zbusë pasojat e veprimeve të tij.

Nëse dështon për ta bërë këtë, atëherë qytetërimi njerëzor do të jetë i rrezikuar kudo, në çdo komb. Ekonomitë do të falimentojnë. Miliona njerëz do të jenë papunë. Miliona njerëz do të duhet të ikin nga atdheu i tyre, i cili do të bëhet shterp dhe i pabanueshëm.

Kjo është arsyeja pse Shpallja e Re e Zotit duhet t’i bjerë alarmit, duhet ta japë këtë paralajmërim. E keni ndryshuar klimën e botës. Tani po ndryshon vetvetiu. Do të vazhdojë të ndryshojë. Do të shkaktojë thatësira, përmbytje dhe privim. Do të falimentojë ekonomitë e vendeve që do të duhet të merren me pasojat dhe me ngjarjet – fatkeqësitë që tani do të jenë gjithmonë e me të shpeshta dhe gjithmonë e më shkatërruese.

Është një kohë ku njerëzimi do të duhet të bashkohet për të ruajtur botën dhe për ta shpëtuar vetveten. Zoti këtu po ju jep Paralajmërimin, Bekimin dhe Përgatitjen për ta shpëtuar vetveten, për të shpëtuar kombin tuaj, për t’i shpëtuar familjet tuaja dhe komunitetet tuaja, për të shpëtuar qytetërimin njerëzor.

Nuk mund të zbrisni në kaos, sepse kjo do të arxhojë atë që ngelet nga burimet e botës, duke lënë një shkallë varfërie që nuk mund ta përfytyroni dot.

Asambleja Engjëllore që mbikëqyr këtë botë e ka parë këtë duke ardhur. Dhe po afrohet aq shpejt tani, duke u shpejtuar vetvetiu dhe duke u shpejtuar më tej nga kontaminimi i vazhdueshëm të ajërave, të ujërave dhe të tokave – duke vënë në lëvizje forca të cilat ende nuk i kuptoni plotësisht; duke vënë në lëvizje forca ndryshimi dhe trazire që do të veprojnë kundër njerëzimit, që do ta kërcënojnë njerëzimin tani.

Është gara për të shpëtuar qytetërimin njerëzor. Është një garë në të cilën duhet të merrni pjesë. Është një thirrje për bashkëpunim dhe unitet njerëzor për të përballuar një realitet të paparë këtu në botë në kohën e qytetërimit njerëzor.

Zoti e di se çfarë po vjen. Asambleja e di se çfarë po vjen nëse njerëzimi nuk përgatitet. Sepse kjo ka ndodhur herë të panumërta në univers, ku bota të rralla dhe të bukura si kjo janë shkatërruar nga injoranca e popullsisë vendase, të shpërdoruara, të plaçkitura dhe të kontaminuara deri në pikën ku mjedisi natyror fillon të bjerë.

Nuk mund t’ia lejoni vetes këtë. Duhet ta shihni. Duhet ta përballoni. Duhet ta keni guximin, ndershmërinë dhe përulësine për ta përballuar. Tani vetëm një rrezik i madh, vetëm një sprovë e madhe, vetëm një oportunitët i madh për unitet dhe bashkëpunim njerëzor, të lindura tani nga domosdoshmëria, do ta thërrasin Zotin për t’i folur botës përsëri.

Ora është vonë. Njerëzimi është vonuar shumë gjatë. Është një krizë e parashikuar nga ata që janë largpamës dhe të informuar mirë. Mos mendoni se ka ndonjë problem tjetër përballë njerëzimit që mund të krahasohet më atë që Ne po themi sot këtu. Mos mendoni se ka ndonjë nevojë ose kërkesë tjetër të madhe që e tejkalon atë që Ne po themi këtu sot. Është një paralajmërim i madh. Është mbi ju.

Qytetet bregdetare dhe portet e botës mund të përmbyten brenda 30 vjet. Tokat do të thahen. Korrat do të dështojnë. Do të ketë migracione njerëzore në një shkallë të paparë, me sprova dhe konflikte të mëdha që do të shfaqen. Do të jetë një situatë dërmuese nëse njerëzimi nuk përgatitet.

Është gjëja më e rëndësishme në botë. Do të kërkojë të gjitha burimet, talentet, aftësitë dhe bashkëpunimin e njerëzimit për ta përballuar dhe për ta siguruar të ardhmen e njerëzimit në një botë që tani është ndryshuar dhe është bërë më e vështirë dhe më e rrezikshme. Do të jetë përpjekja njerëzore më e madhe në historinë e kësaj bote.

Por njerëzimi duhet të bashkohet. Duhet t’i japë fund tani konflikteve të tij të pafundme dhe konkurrencës së tij shkatërrimtare për të bashkëpunuar, përndryshe kombet do të bien si domino. Dhe kriza e tyre do të jetë aq dërmuese, saqë do ta tejkalojë kapacitetin e njerëzimit për t’u marrë me të në të ardhmen nëse njerëzimi nuk mund dhe nuk do të përgatitet. Kemi folur për këtë vezhdimisht, por kriza po rritet. Po përshkallëzohet.

Zoti e do njerëzimin, përndryshe do të kishte parë në drejtimin tjetër dhe do ta linte frytin e hidhur të veprimeve tuaja t’ju ballafaqonte dhe t’ju zinte në befasi. Por Zoti e do këtë botë dhe do që ta bëjë një botë të lirë dhe përparimtare në një univers ku liria është e rrallë dhe ku bota si kjo janë të rralla dhe të vështira për t’u gjetur.

Raca nga matanë botes e kanë përballuar këtë situatë. Njihet mirë, dhe kjo është arsyeja pse shfrytëzimi i tokës tani dhe ndërhyrja janë të ndërmarra me aq vendosmëri, të ndërmarra pa përdorimin e forcës. Sepse ato pak kombe që marrin pjesë në këtë nuk duan ta degradojnë botën më tej përmes konfliktit dhe do të mbështeten në fuqinë punëtore dhe në bashkëpunimin njerëzor për të fituar kontrollin këtu. Nuk duan ta shkatërrojnë njerëzimin, por duan ta përdorin për qëllimet e tyre. Dhe meqë pushtimi nuk është i lejuar në këtë pjesë të universit, mënyra të tjera duhet të përdoren: mashtrimi dhe bindja, armë shumë më të fuqishme nga sa e përfytyroni.

Njerëzit janë të konsumuar me vetveten. Janë të fiksuar me vetveten. Të pasurit janë të zënë në një rrjet lakmie, konfuzioni dhe zhgënjimi. Të varfërit mundohen të mbijetojnë me një vështirësi gjithmonë e më të madhe. Qeveritë janë të angazhuara në mbajtjen e një realiteti që vetëm mund ta degradojë botën më tej.

Mos mendoni se do të jetë e lehtë. Mos mendoni se do të kërkojë vetëm pak gjëra për ta ndryshuar drejtimi në të cilin njerëzimi ndodhet tani. Mos mendoni se ka zgjidhje të lehta dhe basike. Do të duhen një mijë zgjidhje, dhe ju keni vetëm disa. Do të duhet t’i gjeni të tjerat, dhe do të duhet mundim dhe bashkëpunim njerëzor të madh për ta mundësuar këtë.

Po jetoni në një urgjencë globale. Mos mendoni se kjo nuk do të ndikojë tek ju dhe në jetën tuaj në mënyrë të thellë dhe të plotë. Mund t’i falimentojë ekonomitë tuaja. Mund të sjellë uri masive dhe vdekje. Mund të sjellë luftë, luftë të vazhduesme, në një shkallë të paparë. Mund të sjellë fatkeqsira aq të ashpra dhe të vazhdueshme, sikur natyra po turrej kundër njerëzimit, e rrezikuar nga ajo që ka krijuar njerëzimi – bota që ka krijuar, ndryshimi që ka krijuar, skatërrimi që ka krijuar – që ia ka sjellë qenieve të tjera të gjalla, e tani vetvetes.

Kjo është një thirrje për çdo komb, për çdo fe. Zoti e ka dhënë përgatitjen thelbësore, e cila tani duhet të ndodhë nëse njerëzimi do ta ketë guximin, vendosmërinë dhe vizionin për të parë se çfarë duhet bërë, për të vepruar ashtu siç duhet vepruar dhe për të ndërtuar bashkëpunimin që duhet ndërtuar.

Nuk është e mjaftueshme që të fokusoheni vetëm për t’i dhënë fund varfërisë, ose për të sjellë drejtësi më të madhe atje ku është e nevojshme në aq shumë vende. Nuk është e mjaftueshme vetëm që të përdorni botën në mënyrë më të mençur. Nuk është e mjaftueshme vetëm që t’i jepni fund ndotjes.

Do t’ju duhet ta ftohni planetin – një punë larg matanë gjithçka që është arritur ndonjëherë më parë, por megjithatë e arritshme. Por do të kërkojë një rishpërndarje të burimeve, një ridrejtim të vullnetit dhe të qëllimit njerëzor, një përdorim të madh të të gjitha shkencave dhe aftësive njerëzore.

Do t’ju duhet ta ftohni planeti. Do të ndryshojë gjithçka që njerëzimi po bën tani. Do t’ju duhet t’i rimbjellni pyjet, t’i restauroni tokat, t’i pastroni lumenjtë. Njerëzit do të duhet të jetojnë në mënyrë shumë të thjeshtë, sepse e gjithë pasuria e botës do të shpenzohet në këtë.

Nuk ka asnjë vend për t’u fshehur për të pasurit. Nuk ka asnjë izolim të vërtetë për të privilegjuarit; sepse gjithçka që kanë do të kërcënohet nga gjërat që Ne po flasim këtu sot.

Është Dashuria e madhe e Zotit që po jau sjellë këtë paralajmërim. Mos mendoni se është i ekzagjeruar në çfarëdolloj mënyre, sepse Ne as nuk po jau tregojmë të gjitha. Dhe Ne nuk po jau tregojmë të gjitha, sepse ende nuk e keni aftësinë, guximin dhe vendosmërinë për ta dëgjuar dhe për ta përballuar.

Shumë njerëz nuk do ta marrin parasysh atë që Ne po ju themi. Shumë njerëz nuk do të përgjigjen. Dhe do të rrëzohen kur Dallgët e Medha do të godasin – të pavetëdijshëm, të papërgatitur – sepse nuk i panë duke ardhur, dhe nuk e morën në konsideratë paralajmërimin, dhe nuk i dalluan shenjat.

Ndryshojeni jetën tuaj. Thjeshtojeni jetën tuaj. Perdorni sa më pak nga burimet e botës që të mundeni. Bashkëpunoni. Falni. Dijeni se çfarë po ndodh në botë. Shiheni krizën e madhe që po vjen në horizont. Shihni me sy objektiv dhe të ndershëm dhe më aq shumë guxim sa mund të grumbulloni.

Zoti jua ka dhënë forcën dhe vendosmërinë e madhe për ta përballur situatën – oportuniteti më i madh në të gjithë historinë njerëzore, oportuniteti që do të përcaktojë të ardhmen e çdo personi, të fëmijëve tuaj dhe të gjeneratave tuaja të ardhme. Zoti jua ka dhënë fuqinë dhe vendosmërinë në nivelin e Dijes, Dija që jeton brenda jush matanë sipërfaqes së mendjes suaj, matanë intelektit dhe të gjitha preokupimeve dhe ankesave të tij.

Është në këtë nivel që njerëzit duhet të ndizen, përndryshe nuk do ta kenë guximin dhe vendosmërinë, guximin ose ndershmërinë ose dhemshurinë për të përballur diçka të kësaj madhësie. Dhe kjo është arsyeja pse Zoti po ju jep çelsin, ingredientin sekret, atë gjënë që do ta bëjë të gjithë ndryshimin – të gjithë ndryshimin në jetën tuaj si individ dhe të gjithë ndryshimin në jetën e njerëzimit në përgjithësi. Sepse Zoti ka vendosur një Dije të thellë brenda jush. Dhe kjo nuk është e korruptuar ose e kontaminuar nga bota dhe të gjitha iluzionet dhe tragjeditë e saj, vuajtjet dhe degradimet e saj.

Zoti jua ka dhënë fuqinë që do t’ju duhet. Është e dhënë në Shpalljen e Re të Zotit për botën, ndoshta Shpallja më e rëndësishme e dhënë ndonjëherë – e dhënë tani për të shpëtuar njerëzimin nga vetvetja; e dhënë tani për të shpëtuar qytetërimin njerëzor; e dhënë tani për t’i shpenguar të gjithë ata që mund t’i përgjigjen; e dhënë tani me urgjencë të madhe, paralajmërim të madh, por edhe me Bekimin e madh nga Krijuesi. Sepse Zoti nuk do t’ju shohë të dështoni në oren e nevojës më të madhe.

Mos u tërhiqni në jetën tuaj të vogël të frikshme. Mos u tërhiqni në hije. Mos u preokuponi me gjëra të vogla, ose me romanca të pamend që nuk kanë ku të venë në një botë në ndryshim.

Kjo është një thirrje për të përballuar rastin më të madh në histori. Është një thirrje dhe një nevoje aq e madhe dhe aq e thellë saqë po ta dallonit edhe pjesërisht, do t’jau ndryshonte plotësisht prioritetet, veprimet dhe synimet tuaja.

Dallgët e Mëdha të ndryshimit do të zbulojnë korrupsionin njerëzor, mashtrimin njerëzor, injorancën dhe budallallëkun njerëzor. Por ato kanë edhe fuqinë për të gjeneruar një forcë aq të madhe, që forca më e madhe, qëllimi më i madh dhe dhurata më e madhe e njerëzimit nga Krijuesi mund të aktivizohet dhe të sillet në shërbim të madh për botën.

Por për të parë zgjidhjen, duhet ta shihni sfidën. Duhet ta shihni urgjencën globale. Dhe duhet të jeni pjesë në të, sepse jeni pjesë në të. Duhet ta gjeni vendin dhe rolin tuaj. Duhet të jeni të përgatitur përmes Shpalljes. Duhet të fitoni sytë për të parë dhe veshët për të dëgjuar. Nëse mund ta bëni këtë, roli juaj individual do të fillojë të dalë me ngadalë ndërsa e vëni jetën tuaj në regull dhe fitoni vizionin për të parë se çfarë po ndodh në botën tuaj dhe në jetën tuaj.

Mos kërkoni ndriçim. Mos kërkoni shpëtim, sepse nuk ka shpëtim. Ka vetëm kontributë dhe bashkëpunim, ose ka dështim dhe katastrofë.

Qoftë kjo kuptueshmëria juaj.

 

5. Gara për të shpëtuar qytetërimin njerëzor

Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 22 korrik 2009
në Halep, Siri

Ndërsa gjithçka duket normale këto kohë, Dallgët e Mëdha të ndryshimit po vijnë në botë, ndryshim në një nivel të paparë, ndryshim që do të ndikojë tek çdo njeri në botë. Më të mëdha se luftat botërore do të jenë. Më të mëdha se epidemitë e mëdha të së kaluarës do të jenë, Dallgë të Mëdha ndryshimi, ndërsa njerëzimi e ka plaçkitur botën dhe e ka shkatërruar trashgiminë e tij natyrore në një nivel aq të madh, saqë bota tani do të ndryshojë, duke u bërë një vend më i vështirë për familjen njerëzore.

Është dashur një kohë shumë e gjatë për t’i krijuar kushtet që do të sjellin Dallgët e Mëdha të ndryshimit. Dhe të gjithë kanë marrë pjesë në një farë mase, prandaj nuk ka një person, organizatë ose komb vetëm për të fajësuar plotësisht. Kombet e pasura kanë marrë më shumë, por të gjithë kanë marrë nga bota – edhe më të varfërit, që kanë marrë aq pak dhe që kanë aq pak. Të gjithë kanë përgjegjësi.

Është një situatë tani që duhet të merrni në konsideratë për të ardhmen dhe për të cilën duhet të përgatiteni në kohën e sotme. Sepse do të ketë migracione njerëzore të mëdha, tani që rajonet e thata të botës do të humbasin mundësinë për të prodhuar ushqim, tani që burimet e ujit do të rrallohen dhe konflikte midis kombeve dhe grupeve brenda kombeve do të lindin për të përcaktuar se kush do të ketë akses tek burimet që ngelen. Pavarësisht nga mënyra se si këto konflikte mund të maskohen si politike apo fetare, do të jenë kryesisht një luftë për burime natyrore.

Bota bën të njëjtën zhurmë – dridhjet dhe zhurma e një qyteti të madh. Është thjesht shenja e një ndryshimi të madh që po vjen, të cilin njerëzit nuk po e shohin sepse nuk i përgjigjen Dijes, Zgjuarsisë së thellë që Krijuesi i të gjithë jetës ka vendosur brenda çdo personi për ta udhëzuar, për ta mbrojtur dhe për ta sjellë në veprat e mëdha të jetës së tij.

Miliona njerëz do të duhet të largohen nga rajonet e thata të botës. Rajonet bregdetare do të përmbyten dhe do të preken nga stuhi jashtëzakonisht të fuqishme dhe nga mot i egër. Njerëzit do të duhet të lëvizin për arsye ekonomike, falimentimi i ekonomive lokale, dhe ndonjherë i ekonomive kombtare.

Ku do të shkojnë të gjithë këta njerëz, që nuk panë dhe nuk kuptuan? Kush do t’i pranojë në vendin e tyre? Kush do ta pranojë rrjedhjen e mijërave dhe milionave njerëz, të cilët do të duhet tani të lënë atdheun e tyre ose të shpërngulen brenda kombit të tyre?

Përçarja shoqërore do të jetë pamasë. Tensioni politik do të jetë pamasë. Thirrja për dhembshuri dhe për t’i dhënë fund grindjeve do të jetë pamasë. Do të jetë një tragjedi dhe një nevojë humanitare në një shkallë të paparë.

Sepse bota nuk mund të bjerë në kaos, përndryshe njerëzimi nuk do të ketë të ardhme. Me të vërtetë, ajo që është në lojë këtu është shpëtimi i qytetërimit njerëzor. Qytetërimi njerëzor që duket aq dominant, aq i fuqishëm dhe aq mirë i themelosur sot, të nesërmen dhe në ditët që do të vijnë do të duket gjithmonë e më i brishtë dhe i prekshëm.

Është vërtet tani një garë për të shpëtuar njerëzimin nga shembja dhe shkatërrimi. Kjo është diçka që çdo person mund të shohë pasi të jetë lajmëruar për Dallgët e Mëdha të ndryshimit, pasi të fillojë të dëgjojë zhurmat e botës dhe të shohë shenjat që prodhon bota. Njerëzit sot tashmë e ndjejnë se gjërat nuk janë normale, se gjërat nuk janë në rregull. Ka frika të mëdha në lidhje me perspektivën e njerëzimit në të ardhmen.

Dallgët e Mëdha të ndryshimit tashmë po fillojnë të ndikojnë në popujt e botës, duke zvogëluar ekonomitë e kombeve, duke i detyruar njerëzit në situata më të rënda tensioni dhe konkurrence. Sot tashmë ka luftë të madhe për të përcaktuar se kush do të ketë akses tek ushqimi, uji dhe burimet energjetike në shumë, shumë vende të botës.

Ende kush po shikon për shenjat, shenjat që Dallgët e Mëdha të ndryshimit janë tani duke ardhur? Kush po bën kujdes? Dhe nga ata pak që po bëjnë kujdes, kush ka kurajon dhe fuqinë për të parë se kjo është një thirrje – një thirrje për shërbim dhe kontributë; një thirrje për ta për të rikonsideruar jetën e tyre, rrethanat e tyre, aktivitetet e tyre dhe detyrimet e tyre?

Migracionet njerëzore do të jenë një nga problemet e mëdha që Dallgët e Mëdha të ndyshimit do të krijojnë. Në qytetet e mbipopulluara të vendeve të varfëra, ku do të shkojnë këta njerëz, dhe si do të jetojnë? A do të lihen të vdesin, nga lufta dhe nga uria? Kjo është diçka që disa njerëz në botë sot po fillojnë të marrin në konsideratë, sepse shenjat janë shumë të qarta.

Nuk është fundi për njerëzimin, por është një tranzicion në një botë të ndryshme – një botë të re, një botë me burime të pakësuara, një botë që do të ketë nevojë për bashkëpunim të jashtëzakonshëm midis kombeve nëse qytetërimi njerëzor mund të mbijetojë.

Popujt që do duhet të largohen nga zonat e prekura, do të duhet të thithen nga kombe rreth botës. Ata thjesht nuk mund të shkojnë tek vendi fqinj, sepse vendi fqinj ndoshta do të përballojë të njëjtën krizë. Do të jetë një diasporë e madhe, një shpërndarje popujsh larg mënyrës së jetesës së tyre tradicionale në një seri rrethanash shumë të ndryshme. Kjo do të krijojë tensione dhe vështirësi të mëdha.

Kryesore këtu është si do t’i ushqeni popujt e botës, kur bota do të humbasë 30 përqind të bujqësisë së saj, gjë e cila me të vërtetë po ju pret, e shihni? Moti i egër, ndryshimi i klimës dhe ndikimi mbi sistemet biologjike dhe gjeologjike të tokës do të sjellin aq shumë mosbalancim saqë edhe po të gjenit një shtëpi për të gjithë popujt e çvendosur, si do t’i ushqeni? Dhe banorët e vendeve mikpritëse, si do t’i përgjigjen të gjithë kësaj?

Këto janë pyetje që ende nuk kanë përgjigje, pyetje që duhet të merrni tani në konsideratë – ju që ndodheni në pragun e një ndryshimi të madh, ju që ndoshta e keni luksin t’i konsideroni këto gjëra, të planifikoni jetën tuaj dhe t’i riorganizoni prioritetet tuaja.

Qytetet do të mbushen aq shumë me njerëz, saqë do të jetë e vështirë për t’i furnizuar me ushqim ujë, edhe në vendet e zhvilluara, në vendet ku ka më shumë bollëk. Si do t’i ushqeni një milion njerëz të shtuar në një qytet tashmë me miliona njerëz. Qytetit të mbipopulluar, mund t’ia dëgjoni zhurmën. Sa mund të mbajë një qytet? Sa është limita e furnizimit të tij? Sa është toleranca e njerëzve të tij?

Situata do të bëhet aq e ashpër saqë edhe familjet në vendet e pasura do të duhet të konsiderojnë të marrin një familje nga një vend i varfër në shtëpinë e tyre. Sa veta do të duan ta bëjnë këtë? Sa keq do të duhet të bëhet gjendja, para që preferencat, paragjykimet dhe kërkesat personale të zëvendësohen nga një nevojë kritike?

Nuk do të ketë mjaft tepricë ushqimi thjesht për t’ia dërguar vendeve të prekura. Nuk do të ketë mjaft. Nëse njerëzimi humbet një përqindje të prodhimit të tij ushqimor, nuk ka rëndësi se sa para shpenzohen.

Bota po plaçkitet. A do të vazhdoni ta plaçkitni akoma gjithmonë e më shumë? Kjo është pasiguria e madhe në këtë situatë – si do të përgjigjet njerëzimi? Sa është përgjegjësia njerëzore – aftësia njerëzore për t’u përgjigjur? Edhe udhëheqësit e kombeve janë të verbër. Edhe udhëheqësit e institucioneve fetare janë të verbër. E shohin botën vetëm ashtu siç e kanë zakon ta shohin. E shohin botën vetëm ashtu siç e besojnë të jetë e vërtetë nga e kaluara. Por këto gjëra nuk do të jenë më të vërteta.

Do të ketë migracione njerëzore të mëdha nëpër botë. Disa prej tyre do të jenë normale, por një pjesë e madhe do të duhet të organizohet dhe të miratohet midis kombeve. Nëse kombet ia mbyllin derën popujve të çvendosur, do të jetë një tragjedi e paparë. Kjo tragjedi do ta zhytë botën në luftë dhe konflikt.

E gjitha kjo është e pashmangshme, e shihni, duke pasur parasysh qëndrimin e njerëzimit, përdorimin e tij të botës dhe marrëdhëniet e tij midis kombeve. Sigurisht do të arrini në një pikë ngopje. Sigurisht do të ndikoni tek bota në mënyrë të tillë që bota nuk do të përgjigjet në dobinë tuaj. Sigurisht do të arrini në një pikë krize.

Ka individë largpamës që e kanë parë se po vjen kjo. Por njerëzimi është i shurdhër, i vërbër dhe memec dhe vazhdon me dashje në ndjekjen e tij të pasurisë dhe të fuqisë – lehtë i korruptuar, lehtë i mashtruar, i dëshpëruar ndër të varfërve, i paaftë për të kontrolluar popullsinë e tij, i paaftë për të kontrollur përdorimin e tij të burimeve natyrore, i paaftë për të kufizuar konfliktet dhe paragjykimet e tij historike. Si një fëmijë kokëfortë, po shkon me vrull në të ardhmen – i pavëmendshëm, duke mos menduar përpara, duke mos shikuar përpara, vetëm duke plotësuar nevojat e ditës.

Në këtë moment mund të ndodheni në mes të një qyteti prej dy milion banorësh, dhe pas njëzet vjet do të jetë i shkretë. Çfarë do të ndodhë? Si do të përgjigjet bota?

Nëse mund të shihni pa frikë dhe paragjykim, do t’ju bëhët e qartë. Nuk keni nevojë të jeni gjeni për ta parë. Duhet vetëm të jeni të mençur dhe objektiv. Por si do të përgjigjen njerëzit është diçka që nuk mund të parashikoni. Sepse njerëzit mund të vendosin se si do të përgjigjen. Ka zgjedhje në këtë nivel.

Nuk mund t’i ndaloni Dallgët e Mëdha të ndryshimit. Mund t’i zbusni, ato dhe ndikimin e tyre, dhe mund të përgatiteni për to, por nuk mund t’i ndaloni dot tani.

Nesë njerëzit nuk mund të ndryshojnë në bazë të ndërgjegjes dhe vizionit të tyre të botës, atëherë do të duhet të ndryshojnë përballë situatave të vështira dhe krizave. Është një mënyrë mësimi e dobët, me siguri. Është edukimi i budallenjve, me siguri. Por edukimi duhet të ndodhë sepse njerëzimi duhet t’i adaptohet një bote në ndryshim, një bote në rënie.

Popujt e varfër të botës, çfarë mund të bëjnë tani për t’u përgatitur? Nuk kanë ndonjë fuqi shoqërore, ndonjë mobilitet shoqëror. Nuk mund të bëjnë thjesht plaçkat gati dhe të shkojnë në një vend të pasur. Janë të bllokuar. Janë të ngecur. Atëherë përgjegjësia qëndron tek popujt e pasur dhe tek kombet e pasura për të treguar rrugën. Por edhe në kombet e pasura, ka pak njerëz që mund të shohin. Njerëzit kudo, të pasur apo të varfër, shumë shpesh nuk duan ta rikonsiderojnë jeten e tyre dhe t’i ndryshojnë qëndrimet dhe parimet e tyre. Është një problem në zhvillimin njerëzor.

Bota do të ngrohet. Tokat do të hapen, por nuk do të mundeni të rritni një sasi të madhe ushqim mbi to. Dhe moti i egër do të jetë problem kudo – duke pakësuar burimet natyrore të kombeve, duke sjellë katastrofa njëra pas tjetrës.

Njerëzimi do të duhet të lëvizë në një tjetër lloj ekuilibri me jetën në të ardhmen, në një tjetër lloj stabilitet në botë. Pyetja e madhe që ju përballon është: çfarë do të ndodhë midis tani e atëherë? Nëse njerëzit janë të verbër dhe nuk i shohin Dallgët e Mëdha të ndryshimit duke ardhur në horizont; nëse njerëzit nuk duan ta rikonsiderojnë jetën e tyre, detyrimet e tyre dhe rrethanat e tyre; nëse nuk duan t’i tejkalojnë paragjykimet dhe inatet e tyre kulturore dhe kombtare, atëherë njerëzimi do të shkojë drejt një mjerimi të madh, ose një seri mjerimesh për të qenë më saktë.

Burri ose gruaja e Dijes e sheh këtë, me siguri. Nuk e mohojnë. Nuk mundohen të shohin një rezultat të preferuar. E shohin se çfarë po ndodh dhe i ndryshojnë rregullisht konkluzionet e tyre ndërsa situata ndryshon, me afrimin e Dallgëve të Mëdha. Sepse mund të jeni të sigurt se Dallgët e Mëdha janë duke ardhur, por nuk e dini se si do të ndikojnë tek bota ose kur do të godasin. Dhe pasiguria e madhe është si do të përgjigjet njerëzimi.

Atëherë burri ose gruaja e Dijes është duke parë – duke parë pa pasur ndonjë konkluzion fiks, duke parë pa e dënuar botën, duke parë pa e humbur shpresën, duke parë pa u bërë cinik ose mospërfillës, duke parë pa fajsuar udhëheqësit, individët ose kombet, duke parë për shenjat që po jep bota, për të treguar se si, ku e kur Dallgët e Mëdha do të godasin.

Burri ose gruaja e Dijes ka lëvizur në toka më të larta, në jetën e tyre të jashtme si dhe brenda vetes, duke e bazuar jetën e tyre mbi Dijen, Zgjuarsinë e thellë – një Zgjuarsi që nuk ka frikë nga bota, që nuk ka frikë nga ndrysimi dhe që mund të përballojë çdo gjë sepse është një zgjuarsi e dhënë nga Zoti. Është e urtë. Është e dhembshur. Është objektive.

Këtu, burri ose gruaja e Dijes nuk insiston për ndonjë zgjidhje, por përkundrazi është duke parë dhe duke inkurajuar sjellje pozitive, ndërgjegje pozitive dhe veprime pozitive. Por nuk mbështeten vetëm tek shpresa, sepse shpresa është shumë e dobët, shumë lehtë e thyer, shumë lehtë e zvogëluar dhe e shfryr.

Fuqia e tyre është fuqia e Dijes – një fuqi që nuk zvogëlohet përballë vështirësive ose pasigurive, një fuqi që nuk dobësohet nga tragjeditë ose krizat. Ata shohin në mënyrë të qartë dhe i përgjigjen në mënyrë të përshtatshme situatave të ndryshueshme që menjëherë shohin rreth tyre dhe në botë në përgjithësi. Ata nuk kanë frikë të shohin, sepse Dija është fuqia e tyre.

Për të gjithë të tjerët, do të ketë mohim në përgjithësi. Dhe ata pak njerëz që e shohin gravitetin e situatës do t’i bazojnë të gjithë shpresën e tyre në disa zgjidhje që të gjenerohen dhe të aplikohen. Ky do të jetë burimi i shpresës së tyre, por është një themel shumë i dobët. Sepse e gjithë baza e sigurisë së tyre bazohet në disa ngjarje dhe në disa ndryshime. Por këto ngjarje mund mos të ndodhin. Ndryshimet mund mos të ndodhin. Atëherë ku do të jenë ata, përveç në një gjendje dëshpërimi? Sepse themeli i tyre është i bazuar mbi rrethanat, jo mbi fuqinë e Dijes.

Do të kenë besim në disa udhëheqës, të cilët ata mendojnë se do t’i shpëtojnë. Por nuk ka asnjë udhëheqës në botë që mund t’i ndalojë Dallgët e Mëdha të ndryshimit. Do të besojnë në mirësinë e njerëzimit, por njerëzimi do të veprojë në mënyrë shumë të dobët, sidomos në fillim të Dallgëve të Mëdha. Do të besojnë në një ideologji, në një sistem ekonomik, në teknologjinë ose në përparime në shkencë, por kur këto do të duken të papërshtatshme ose të pamjaftueshme, shpresa e tyre do të shembet.

E shihni se sa e dobët është kjo, sa e bazuar është në ide ose abstraktime, ose në disa situata që të ndodhin, për të cilat në realitet ka shumë pak mundësi që të ndodhin? Optimizmi juaj nuk mund të jetë i bazuar mbi një rezultat të preferuar.

Bota po ndryshon. Duhet të ndryshoni me të. Duhet të lëvizni me të. Duhet ta vëzhgoni. Si një kapiten anijeje në det, duhet të vëzhgoni kohën dhe dallgët. Duhet të shikoni tek barometri. Duhet t’i përshtatni velat tuaja në përputhje me rrethanat. Nuk mund të uleni me nge dhe të besoni se gjithçka do të rregulohet, sepse kjo është një shpresë që fsheh frikë dhe pasiguri, dhe frika dhe pasiguria do ta mbytin anijen.

Kjo është arsyeja pse duhet ta keni themelin tek Dija. Zoti jua ka dhënë për të qenë piloti juaj, udhërrëfyesi juaj dhe busulla juaj. Pa të, do të keni vetëm ëndrra, shpresa, dëshira dhe fantazira për ta bazuar pikëpamjen tuaj pozitive, dhe asnjëra nga këto nuk do t’i mbijetojë Dallgët e Mëdha të ndryshimit. Do të zhgënjeheni. Do të frustroheni. Do të shqetësoheni. Do të inatoseni. Do të zhgënjeheni, e shini, sepse nuk e kishit një themel.

Teknologjia do të jetë e rëndësishme, por nuk do ta shpëtojë njerëzimin. Një sistem politik mund të preferohet mbi një tjetër, por nuk do ta shpëtojë njerëzimin. As nuk do të pranohet kudo në mënyrë të mjaftueshme për të sjellë bashkëpunimin dhe ndihmën që do të duhet.

Duhet të shikoni përpara, me sy të qarta, duke qenë të gatshëm për të parë çfarëdolloj gjëje që po vjen në horizont – pa e dënuar, pa e mohuar, pa pasur ndonjë konkluzion të menjëhershme. Si kapiteni i një anijeje në det, po vëzhgoni dhe po i përgjigjeni rrethanave të ndryshueshme.

Duhet ta keni këtë siguri të brendshme dhe fuqinë e Dijes për ta bërë këtë, përndryshe nuk do të jeni në gjendje ta bëni. Do të jeni në mohim. Do të mundoheni të fsheheni. Do të mundoheni të jetoni poshtë një guri. Do ta vëni të gjithë besimin tuaj në ndonjë nocion ose ideologji. Do t’i mohoni Dallgët e Mëdha si një pikëpamje negative në jetë. Do të jeni të verbër dhe budallenj duke pretenduar se jeni të zgjuar.

Budallalleku i njerëzimit është më tragjik kur është i fhehur poshtë një lustri racionaliteti dhe zgjuarsie. Do ta shihni këtë kudo rreth jush, me siguri. Do ta shihni mohimin. Do ta shihni fajësimin. Do t’i shihni mendimet ëndërrimtare. Do ta shihni besimin e verbër në shkencën dhe teknologjinë, në qeverisje të posatçme ose në një udhëheqës të veçantë.

Njerëzit i besojnë këto gjëra sepse nuk kanë një themel. Nuk kanë fuqi të brendshme të vërtetë. Mund t’i përballojnë vështirësitë në botë, por nuk e kanë qartësinë e mendjes për të parë se çfarë po vjen, çfarë po vjen drejt tyre dhe që do t’jau ndryshojë jetën. Atëherë i humbasin oportunitetet e mëdha të jetës. Nuk i shohin shenjat e jetës. Nuk i shohin paralajmërimet e jetës sepse nuk mund të  shohin me qartësi. Është një problem thelbësor për çdo person.

Njerëzit ankohen çdo ditë. Disa njerëz ankohen vazhdimisht. Por të ankohesh nuk është të shohësh. Të ankohesh nuk është të ndjekësh rrethanat e ndryshueshme të jetës suaj. Të ankohesh është të jesh si një bebe e vogël që vetëm qan e qan, ose si një fëmijë e vogël që bërtet kur nuk merr dot atë që do.

Atëherë, duhet të ndaloni të ankoheni dhe të filloni të shikoni, dhe të zhvilloni fuqinë për të parë dhe për të vëzhguar, ta pastroni mendjen tuaj nga gjykimet dhe dënimet. Merrini Hapat drejt Dijes për të ndërtuar lidhjen tuaj me zgjuarsinë e thellë që Zoti ka vendosur brenda jush, sepse është vetëm kjo zgjuarsi që do t’ju shpëtojë.

Arsyeja njerëzore pa Dije është vetëm mendim konvencional, i verbër dhe budalla, i pazoti për t’iu adaptuar rrethanave të ndryshueshme. Po bota mos të ndryshonte, mund të jetonit mbi një seri supozimesh. Por po përballoni ndryshimin më të madh që njerëzimi ka përballuar ndonjëherë, prandaj këto supozime tani do të bëhen rreziqë të mëdha për ju dhe për të gjithë rreth jush.

Ky paralajmërim është një dhuratë dashurie nga Krijuesi i të gjithë jetës. Është pjesë e një Mesazhi të Ri për njerëzimin, për ta përgatitur njerëzimin për Dallgët e Mëdha të ndryshimit, për ta përgatitur njerëzimi për hasjen e tij me jetën inteligjente në univers, për të sjellë Dije dhe Urtësi në botë që janë zhvilluar diku tjetër në univers, për të qartësuar marrëdhënien e njerëzimit me Perëndinë dhe natyrën e vërtetë të përgjegjësisë njerëzore.

E ardhmja dhe rezultati janë në duart e çdo personi, sepse çfarëdo që do të ndodhë do të jetë pasoja e vendimeve që njerëzit do të marrin. Pyetja që lind është: çfarë do të frymëzojë këto vendime? A do të jetë fuqia e Dijes, apo gjithçka tjetër që prezantohet si fuqi?

Mos mendoni se nuk keni fuqi në këtë drejtim, sepse e ardhmja juaj do të bazohet mbi vendimet dhe veprimet që do të merrni sot. Këto veprime do të varren nga njerëzit me të cilët shoqëroheni dhe ndikimi i tyre mbi ju.

Prandaj, Mesazhi i Ri nga Zoti ju jep përgjegjësi të mëdha dhe ju tregon se nuk mund t’iu shpëtoni ketyre përgjegjësive. I pasur apo i varfër, pavarësisht nga rrethanat tuaja, fuqia dhe prania e Dijes jeton brenda jush, në pritje për t’u zbuluar. Keni nevojë tani për të më shumë se për gjithçka tjetër – më shumë se për pasuri, më shumë se për siguri, më shumë se për rehat, më shumë se për kënaqësi, më shumë se për martesë, më shumë se për familje – më shumë se për gjithçka tjetër.

Pa Dijen do të jeni të verbër. Do të ndiqni frikat dhe manitë e njerëzve rreth jush. Do të ecni në të ardhmen pa ditur se çfarë po përballoni. Dallgët e Mëdha do t’ju zënë në befasi. Nuk do t’i shihni duke ardhur.

Kjo është thirrja e madhe tani për ndërgjegje dhe përgjegjësi njerëzore. Keni kohë, por jo shumë kohë. Keni kohë për ta rikonsideruar jetën tuaj, por jo shumë kohë. Keni kohë për të ndërtuar një bazë mbi Dijen, por jo shumë kohë. Keni kohë për të mbledhur fuqitë dhe rezervat tuaja. Keni kohë për të filluar të vëzhgoni nga kulla e vëzhgimit për të parë se çfarë po vjen drejt jush, çfarë po vjen në horizont – në rajonin tuaj si dhe në botë në përgjithësi

Këtu, në vend që të keni bisedime intelektuale dhe teorike, duhet që të përgatisni jetën tuaj dhe marrëdhëniet tuaja kryesore. Ideologjia juaj madhështore nuk do të ketë asnjë kuptim përballë Dallgëve të Mëdha të ndryshimit. Një dijetar mund të mbytet ashtu si një budalla.

Ky është një mesazh i fuqishëm për t’ju zgjuar, për t’ju nxjerrë nga memdimet tuaja preferenciale dhe të kushtëzuara, nga qëndrimet dhe supozimet tuaja, besimet tuaja dhe të gjitha gjërat që i shmangeni që tani duhet të shihni.

Zoti do që njerëzimi të mbijetojë dhe të ecë përballë Dallgëve të Mëdha të ndryshimit, por çfarë do Zoti dhe çfarë do të bëjnë njerëzit nuk është e njëjta gjë, e shihni. Kjo është arsyeja pse Zoti duhet të dërgojë tani një Mesazh të Ri në botë, për ta përgatitur njerëzimin për një të ardhme që do të jetë ndryshe nga e kaluara dhe për t’ju përgatitur, jo vetëm për t’i mbijetuar Dallgët e Mëdha të ndryshimit, por për të qenë kontributor brenda tyre, sepse kjo është arsyeja pse keni ardhur në botë.

Në një nivel më të thellë, e dini këtë. Është e qartë. Ka qenë gjithmonë e qartë. Në një nivel më të thellë e dinit se do të hynit në botë në kohën e një ndryshimi dhe një rrëmuje të mëdha. Nuk ka ndonjë dyshim këtu. Nuk ka ndonjë mosmarrëveshje këtu.

Është qëllim dhe misioni juaj tani që të bëheni kontributor përballë Dallgëve të Mëdha të ndryshimit. Por kjo ndërgjegje dhe kjo siguri ndodhin në një nivel më të thellë në mendjën tuaj, poshtë sipërfaqes së mendjes në të cilën jetoni, mendoni dhe e kaloni jetën tuaj.

Atëherë, Ne po i bëjmë thirrje përgjegjësisë suaj, llogaridhënies suaj dhe ndershmërisë suaj, për të qenë me të vërtetë të sinqertë me vetveten, për të nderuar atë që thellësisht dini, për ta zbuluar, atë dhe çfarë do të thotë dhe si do t’jau drejtojë jetën nga kjo ditë përpara. Për këtë, keni bekimin Tonë. Për këtë, keni të gjithë Fuqinë e Krijimit.