Author Archives: gretchen

6. Të qëndrosh te grëmina

Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 10 prill 2014
në Boulder, Kolorado

Pa një Mesazh të Ri nga Zoti, rënia e botës bëhet e parashikueshme, shkatërruese dhe tragjike. Pa një Shpallje të Re nga Zoti për ta përgatitur njerëzimin për Dallgët e Mëdha të ndryshimit që po vijnë, dhe për hasjen e njerëzimit me raca të tjera në univers, të cilin tani po përballon, rënia e njerëzimit bëhet e parashikueshme. Nëse mjaft njerëz nuk mund ta marrin Shpalljen e Re të Zotit, rënia do të vazhdojë. Është plotësisht e parandalueshme, por ora është vonë.

Megjithatë, Shpallja e Zotit është në botë, e dhënë për ta përgatitur njerëzimin për këto dy pragje të mëdha; e dhënë për të nxitur një ndërgjegje më të thellë, një qëllim më të thellë në mjaft njerëz për ta kthyer baticën, për t’i dhënë njerëzimit oportunitetin për t’u përgatitur për përvojën e botës së re.

Zoti e di këtë, me siguri, por njerëzit janë të papërgatitur. Matanë të qenit të papërgatitur, ata janë gjithashtu injorantë dhe të pavullnetshëm për të mësuar – duke menduar se e dinë se çfarë është realiteti, duke u mbështetur mbi përvojën e tyre nga e kaluara, duke mos e kuptuar që ndodhen në pragun e një ndryshimi të madh.

Profecia e Dallgëve të Mëdha është dhënë si pjesë e Shpalljes së Re. Përgatitja për këtë, për individin, është dhënë si pjesë e Shpalljes. Një Pamje e qartë duhet tani të bëhet të kësaj bote të ardhshme, në qoftë se kjo përgatitje nuk i kushtohet mjaft vëmendje, në qoftë se Shpallja e Re e Zoti injorohet ose mohohet. Duhet ta kuptoni këtu atë që do të shihni dhe përballoni në kohët që do të vijnë dhe atë që fëmijët tuaj do të duhet të përballojnë si pasojë, dhe gjeneratat matanë tyre.

Zoti i flet njerëzimit vetëm në kohë oportuniteti të madh, kohë ndryshimi të madh, kohë kur historia e botës mund të ndryshohet, farat që të mbillen në mjaft njerëz për të vënë në lëvizje forca të mëdha, fuqi të mëdha, për t’u përdorur ose për të mirë ose për keq. Por tani njerëzimi ndodhet në një prag ndryshe nga çdo që ka pasur për të përballuar – një mjedis në ndryshim, një klimë në ndryshim, një botë me burime që po pakësohen, një botë me paqëndrueshmëri ekonomike dhe politike në rritje.

Nëse njerëzimi të ishte një racë e urtë, do të ishte përgatitur për dekada për këtë. Do të ishte kuptuar. Do të ishte parashikuar mjaftueshmërisht, dhe do të ishin bërë sakrifica dhe përgatitjet do të ishin vendosur prej kohësh.

Por njerëzimi ende nuk është një racë e urtë. Nuk e kupton botën në të cilën jeton dhe kufijtë e botës. Nuk e kupton që jeton brenda një Komuniteti të Madh jete në univers, ku liria është e rrallë dhe ku bota të tilla si e juaj janë shumë të vlerësuara nga të tjerët. Është një racë e shqetësuar me të kaluarën e saj dhe me vështirësitë dhe obsesionet e saj aktuale.

Këtu ata që janë parashikues, që mund të shohin dhe kuptojnë, që mund të dallojnë forcat që po lëvizin në botë, do të ndihen vetëm dhe të izoluar për pjesën më të madhe dhe janë në gjendje të kuptojnë atë që duhet bërë në këto kohë, në këto kohë të mëdha përgatitjeje që po ju ngelen.

Zoti e kupton këtë, me siguri, dhe kjo është arsyeja pse Shpallja është në botë. Do t’ju japë gjithçka që do t’ju duhet, nëse mund të përgjigjeni, nëse mund të përgatiteni, nëse mund të ndryshoni kuptueshmërinë tuaj dhe prioritetet tuaja në mënyrë të mjaftueshme për të ndërmarrë këtë përgatitje me sukses. Por duhet të kuptoni alternativën nëse e neglizhoni këtë, nëse i shmangeni. Nuk është një pamje e lehtë, por duhet të kuptohet.

Në dekadat që do të vijnë, klima do të ndryshojë më dramatikisht sesa është e parashikuar aktualisht. Kombet do të mbarojnë burimet. Prodhimi i ushqimit do të kufizohet për shkak të ndikimeve mjedisore të mëdha. Luftëra dhe revolucione rajonale do të shpërthejnë, por pa zgjidhje, duke i lënë kombet të paafta për t’u marrë edhe me rrethanat e tyre aktuale, aq më tepër me kërkesat e së ardhmes. Fetë do të bëhen më të përçara dhe të ndara ndërsa njerëzit ndihen të kërcënuar dhe vetëm duan të shoqërohen me grupin e tyre – grupin e tyre etnik, grupin e tyre shoqëror, grupin e tyre fetar, në kundërshtim të të tjerëve, që gjithashtu bëhen të polarizuar përballë ndryshimi dhe paqëndrueshmërie të madhe.

Kjo fillon një periudhë të gjatë rënieje dhe shpërbërjeje, ndërsa kombet bëhen më të izoluara, ndoshta duke kërkuar aleanca, por më të izoluara rajonalisht, dhe të pavullnetshëm ose të paaftë për të ndihmuar njëri-tjetrin përmes sfidave të mëdha që do të vijnë. Një njerëzim në rritje do të përballet me humbjen në shumë vende të ushqimit, ujit dhe energjisë së nevojshme për të mbështetur qytetërimin siç e kanë njohur.

Kjo nuk është një seri problemesh dhe situatash konvergjente që vetëm teknologjia mund të zgjidhë, sepse teknologjia do të tejkalohet. Këto janë dallgët e mëdha konvergjente të ndryshimit, ndryshim që ndodh në çdo nivel të imagjinueshëm, i gjithë menjëherë. Kjo është prekshmëria që njerëzimi ka krijuar gjatë dekadave të neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë.

Megjithatë Shpallja është në botë. Zoti ka folur përsëri, për herë të parë në mbi një mijë vjet. Paralajmërimi është vendosur. Bekimi i është dhënë fuqisë së vërtetë që njerëzimi ka për të lundruar kohët e vështira përpara dhe çfarë mund të thotë ndërtimi i unitetit dhe bashkëpunimit njerëzor në një nivel të paparë në këtë botë, i ndërtuar tani nga krejt nevoja, i ndërtuar tani nga dhembshuria dhe përgjegjësia, i ndërtuar tani në mënyrë të tillë që njerëzimi mund të ketë një shans, një shans më të madh, por jo një shans që do të zgjasë përgjithmonë.

Sepse rezultati do të vendoset në dekadat që do të vijnë në lidhje me llojin e botës që njerëzimi do të duhet të përballojë, do nëse do të jetë në gjendje të rezistojë bindjen dhe ndërhyrjen e universit rreth tij, e cila aq shpesh ndodh në kohë të tilla si kjo kur popujt vendas bëhen të dobët dhe të konfliktuar.

Mos mendoni se jeni këtu rastësisht, sepse jeni dërguar në botë për të përballuar këto situata, për të shtuar pjesën tuaj të nevojshme por të vogël. Kjo është e vërtetë për këdo në botë. Dhe megjithëse gjysma e njerëzimit është e aq e shtypur nga varfëria dhe shtypja politike dhe fetare, ata mund të duken të bëjnë shumë pak, thirrja është megjithatë aty për të gjithë ata që janë në gjendje dhe mjaft të lirë për t’u përgjigjur.

Po situata mos të ishte aq e tmerrshme, atëherë Zoti nuk do të kishte nevojë të fliste përsëri. Njerëzimi do të kishte kohë dhe rezerva për të kuptuar situatën dhe për t’u përgatitur në mënyrë të përshtatshme. Por e keni kaluar këtë prag disa kohë më parë – pa e ditur, pa dashur – dhe tani do të jetë një garë deri në fund, gara për të shpëtuar qytetërimin njerëzor.

Nëse mjedisi juaj bëhet i pabanueshëm, gjithçka do të humbet. Kjo është një pasojë e përdorimit të njerëzimit të botës, përpjekjeve të tij për të sunduar natyrën dhe për ta kthyer drejt vullnetit të tij dhe synimeve të tij. Nuk është një mallkim nga Zoti. Është një produkt i mungesës së vizionit, përgjegjësisë dhe bashkëpunimit këtu në botë.

Prandaj, Zoti nuk flet me dënim, por me fuqi dhe shpresë. Sepse ora është vonë dhe njerëzimi nuk mund të jetë neglizhent. Nuk mund të jetë i pamend. Nuk mund të jetë vetëshkatërrues përballë forcave të tilla ndryshimi.

Po ta kishit guximin dhe përulësinë për të përballuar atë që po vjen drejpërsëdrejti, do ta shihnit se Zoti duhet të flasë përsëri. Sepse fetë e botës nuk u vendosën për të përballuar këto pragje të mëdha. Dhe janë aq të përçara midis tyre, madje edhe brenda tyre, që nuk mund ta sjellin njerëzimin përpara. Përshkrimet e tyre ishin për kohët e vjetra, një botë që vërtet nuk ekziston më. Dhe megjithëse urtësia e tyre është e madhe dhe etika e tyre e rëndësishme, Zoti duhet të flasë përsëri, përndryshe njerëzimi sigurisht do të dështojë.

Shpallja do të rivendosë atë që është e urtë brenda individit, mjaft individëve të cilët do të jenë atëherë në gjendje të ushtrojnë ndikimin e tyre në botë dhe për t’u përgatitur dhe për të mbijetuar Dallgët e Mëdha të ndryshimit dhe për të ndërtuar një të ardhme matanë pragjeve që do të vijnë.

Është sfida e madhe që do ta bashkojë njerëzimin tani, asgjë më pak se kjo. Janë pasoja të mëdha, kohë të mëdha, që do t’i ngrenë njerëzit nga manitë për vetveten dhe mjerimi në nivele më të larta shërbimi në botë.

Sepse secili prej jush është dërguar në botë për të jetuar në këto kohë, dhe kontributi që ju është dhënë për të dhënë është brenda jush tani por ekziston matanë fushës së intelektit. Duhet të thirret përpara nga një Fuqi e Madhe – fuqia e madhe brenda jush dhe Fuqia e Madhe matanë jush.

Kjo është koha e Shpalljes. Kjo është koha e madhe e vendimit. Kjo është një kohë e madhe ku njerëzimi do të duhet të zgjedhë llojin e së ardhmes që do, duke i kuptuar plotësisht rreziqet e mëdha që tani përballon.

Nuk mund të jeni dembel në këto kohë. Nuk mund të jeni ambivalent, përndryshe realiteti do t’ju tejkalojë dhe do të sjellë fatkeqësi të madhe në jetën tuaj.

Lajmëtari është në botë, por ngelet i panjohur. Ai po bën gjithçka që mundet për të sjellë Mesazhin përpara, për t’i folur njerëzve, por ata duhet të kenë sytë për të parë dhe veshët për të dëgjuar, përndryshe do të jenë të shurdhër dhe të verbër, të paaftë për t’u përgjigjur.

Zoti tani nuk i sjell thjesht një përmirësim familjes njerëzore, jo thjesht një mesazh shprese dhe frymëzimi, por pikërisht atë gjënë që do ta shpëtojë familjen njerëzore – nga shembja brenda botës dhe nga sundimi nga forcat nga matanë. Janë vetëm rrethana të rënda që do të sjellin një Shpallje të tillë në botë. Dhe po përballoni rrethana të tilla në këtë moment.

Mos prisni për shiun e fortë, për thatësirën e madhe ose për stuhinë e madhe për t’ju bindur që jetoni në një kohë të tillë, sepse ata me sytë për të parë mund të shohin mbi horizontit stuhitë e mëdha që po grumbullohen aty. Ata mund ta dëgjojnë zërin e Dijes brenda vetes, Mendja e thellë që Zoti ka vendosur brenda tyre për t’i udhëzuar, për t’i mbrojtur dhe për t’i sjellë në një jetë më të madhe shërbimi dhe plotësimi në një botë që po kalon një ndryshim të madh.

Për ta parë përgjigjen, duhet ta shihni nevojën. Është tronditëse. Do të jetë e vështirë për të përballuar në fillim. Do të ndiheni të pashpresë dhe të paaftë. Por Shpallja e Re e Zotit është në botë, dhe Zoti ju ka dërguar me fuqinë për t’u përgjigjur, në pritje për t’u zbuluar brenda jush.

Duhet atëherë të përballoni tronditjen e së ardhmes, sepse qëndroni në greminën e përcaktimit të llojit të së ardhmes që do të jetë vërtet. Pa bashkëpunim të madh midis kombeve tani, njerëzimi do të bjerë në një cikël konfliktesh të pafundme në lidhje me kë do të ketë akses te burimet që ngelen. Këto konflikte do të jenë të dëshpëruara dhe shumë më shkatërruese sesa gjithçka që keni parë deri tani.

Duhet të ketë dhembshuri të madhe, pranim të madh, tolerancë të madhe për popujt e tjerë. Sepse nuk do të ndihmoni thjesht veten në këtë situatë. Do të thirreni për të ndihmuar të tjerët të cilëve nevojat janë të thella dhe dërmuese. Është një kohë bashkëpunimi i madh. Është një kohë shërbimi të madh.

Njerëzit ende kërkojnë të jenë të lumtur dhe të kenë atë që duan, matanë plotësimit të nevojave të tyre themelore në jetë. Por ka një thirrje më të madhe për ta, dhe për ju. Bota po e jep këtë thirrje tani. Mos mendoni për të ardhmen tuaj për sa i përket asaj që do t’ju bëjë të lumtur ose të jetë një punë e këndshme, por atë që bota ka nevojë që mund të jepni, ku talentet tuaja, kudo që mund të jenë, mund të jenë në shërbim të vërtetë të njerëzve.

Kjo do të ndryshojë jetën tuaj. Kjo do të ndryshojë marrëdhënien tuaj me vetveten – si ndiheni për veten dhe të tjerët. Do të ndryshojë gjithçka në mënyrën se si e shihni jetën tuaj – vlerën e saj dhe kuptimin e saj. Sepse kjo është mënyra se si Zoti do t’ju restaurojë, përmes përgatitjes dhe pastaj shërbimit të madh ndaj të tjerëve – duke e restauruar mendjen tuaj tokësore përmes shërbimit ndaj Mendjes së thellë brenda jush, e cila është e quajtur Dije.

Ata që kanë sytë për të parë do të shohin, dhe do të dëgjojnë fjalët tona dhe t’i marrin në zemër thellësisht. Të tjerët do t’i harrojnë ose do t’i hedhin poshtë, duke menduar se kjo është tepër radikale, tepër sfiduese, tepër e pamundshme, duke menduar se jeta nuk mund të jetë vërtet kështu. Lutuni për ta, sepse ata janë të dobët dhe ende nuk mund të përgjigjen.

Janë ata që mund të përgjigjen që do ta bëjnë të gjithë ndryshimin, por ata duhet të përgjigjen plotësisht. Ky nuk është një angazhim i rastësishëm. Kjo nuk është disa gjëra të thjeshta për të bërë. Kjo është diçka që do të ndryshojë rrjedhjen e jetës suaj, por aq më mirë që të ndryshoni rrjedhjen e jetës suaj sesa që rrethanat t’ju tejkalojnë dhe ta ndryshojnë jetën tuaj matanë kontrollit tuaj.

Kjo është Urtësia që vjen nga Dashuria e madhe e Krijuesit, sepse Zoti e do njerëzimin dhe nuk do ta shohë familjen njerëzore të shpërbëhet dhe të dështojë për arsye që ende nuk mund të shohë. Kjo është ashpërsia dhe qëndrueshmëria e Dashurisë së Zotit e dhënë tani një bote të tërë për ta shpëtuar nga dështimi dhe shembja, dhe për ta përgatitur për t’u angazhuar në një univers plot me jetë inteligjente, për të cilin njerëzimi nuk di asgjë fare.

Vetëm një Mesazh i Ri nga Zoti mund t’i sjellë këto gjëra, sepse vetëm Zoti e di natyrën e zemrës dhe shpirtit tuaj. Vetëm Zoti e di se si është jeta në universin kudo. Vetëm Zoti mund t’ju përgatisë – emocionalisht, mendërisht dhe praktikisht – për rrugën përpara.

Është vetëm duke ardhur te Shpallja që do të vini për të parë këto gjëra për të cilat ne flasim sot. Duhet ta bëni këtë qasje. Zoti do t’ju shpëtojë ju dhe jetën tuaj, por ju duhet ta bëni qasjen.

Bekimi është mbi botën tani, sepse Zoti ka folur përsëri. Një përgatitje e madhe i është dhënë botës, një frymëzim i madh, dhe themeli për bashkëpunim të vërtetë midis popujve dhe kombeve – e lindur nga domosdoshmëria, e lindur nga realiteti, e lindur nga e vërteta e arsyes pse jeni vërtet në botë dhe çfarë jeni këtu për të shërbyer matanë interesave dhe nevojave tuaja personale.

12. Tronditja e së ardhmes

Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 30 prill 2011
në Boulder, Kolorado

Zoti kërkon që ta përgatisë njerëzimin për një botë të re, një realitet të ri dhe për takimin e tij me jetën në univers, një takim që do të ndryshojë dhe përcaktojë të ardhmen dhe fatin e njerëzimit.

Po hyni në një botë të re – një botë me ndryshim mjedisor, një botë me mot të egër, një botë që do të jetë e paparashikueshme, një botë që do të jetë e çekuilibruar, me vështirësi ekonomike dhe politike të mëdha. Kombet do të tronditen nga revolucione dhe ekonomitë kombëtare do të dështojnë.

Është rezultati i disa forcave që kanë qenë në lojë për disa kohë. Të urtit mund ta parashikojnë këtë. Për të gjithë të tjerët do të jetë një tronditje e madhe, tronditja e së ardhmes.

Mos e shikoni këtë si një tragjedi të madhe ose diçka për të shmangur, neglizhuar ose mohuar, sepse e ka emrin tuaj mbi të. Jeni dërguar në botë për të shërbyer botën nën këto kushte.

Megjithëse ndoshta nuk keni qenë të ndërgjegjshëm për Dallgët e Mëdha të ndryshimit që po fillojnë të përhapen nëpër botë, ato megjithatë po lëvizin. Kjo nuk është kohë për vetëkënaqësi. Kjo nuk është kohë për të projektuar idetë ose besimet tuaja. Kjo nuk është kohë për të debatuar pafund.

Kjo është kohë për të parë dhe për të vazhduar për të parë, duke dalluar horizontin, duke dalluar rrethanat e ndryshueshme të jetës rreth jush, duke dalluar ndryshimin që po ndodh në jetën e njerëzve – ndryshim i paparashikuar, ndryshim dërrmues, përtej parametrave normalë të jetës.

Ndoshta jeta juaj ka ndryshuar brenda dhe jashtë, sikur të ishte në përgatitje për diçka të madhe që do t’ju duhet të shërbeni dhe të jeni pjesë të saj. Nëse kjo është përvoja juaj, atëherë mund të jeni të sigurt që po përgatiteni për botën e re, megjithëse në mënyrë të pavetëdijshme.

Zoti ju ka dhënë Dijen për t’ju udhëzuar dhe për t’ju përgatitur, por Dija funksionon poshtë sipërfaqes së mendjes ku njerëzit jetojnë. Është një Zgjuarsi më e Madhe. Dallon lëvizjen e botës, dhe i përgjigjet Krijuesit.

Shpallja e Re e Zotit do t’i flasë kësaj pjesës suaj më shumë sesa intelektit tuaj, sepse është pjesa juaj që nuk e ka lënë kurrë Zotin. Prandaj, është pjesa juaj që vërtet mund të përgjigjet. Është pjesa e juaj që është e urtë dhe e pakonfliktuar. Nuk ka frikë nga bota, sepse nuk mund të shkatërrohet.

Në sipërfaqen e mendjes suaj, do të vuani për çdo gjë të vogël dhe keni ankthe të mëdha për të ardhmen dhe mirëqenien tuaj – gjithmonë frikën e humbjes së ardhshme, gjithmonë frikën e gjërave të panumërta që mund t’ju ndodhin dhe atyre për të cilët kujdeseni.

Si mund të dini ndonjëherë ndonjë gjë në këtë nivel, kaq të mbushur me frikë dhe ambicie, kaq lehtësisht të shpërqendruar, kaq lehtësisht të manipuluar, kaq lehtësisht të kontrolluar, kaq lehtësisht të dominuar nga opinionet ose përcaktimet e të tjerëve?

Tronditja e së ardhmes do të jetë tronditje sepse jeni të papërgatitur. Nuk keni kushtuar vëmendje. Keni qenë të fiksuar me gjëra të tjera me rëndësi të vogël ose fare. Keni qenë të zënë me çështjet e ditës dhe me ndjenjat, kujtimet dhe keqardhjet tuaja, duke mos pasur parasysh botën përreth jush.

Me përgatitje, nuk ka tronditje. Ka vetëm konfirmin. Edhe ajo që është tronditëse nuk do t’ju mposhtë. Ndoshta do t’ju habisë dhe do t’ju shqetësojë në moment, por nuk do t’ju tejkalojë. Nuk do të paralizoheni nga ajo, të ngrirë nga frika pa asnjë ide se çfarë të bëni.

Kur anija të fillojë të përkulet dhe të marrë ujë, do të jeni gati. Nuk do të jeni të ngrirë. Nuk do të mbyteni me anijen.

Zoti ju ka dhënë fuqinë për t’ju shpëtuar, jo vetëm nga fatkeqësitë në botë, por nga çdo fatkeqësi dhe çdo llogaritje të gabuar që mund të bëni dhe përjetoni gjatë rrugës. Mund t’i luteni Zotit për shumë gjëra – për mbrojtje, për avantazhe, për një rezultat të lumtur – por Zoti ju ka dhënë dhuratën më të madhe të mundshme. Por nëse kjo është e panjohur, e rezistuar ose e kundërshtuar, çfarë tjetër mund të bëjë Zoti për ju?

Zoti nuk po i menaxhon punët e ditës. Zoti nuk po e lëviz gjakun nëpër venat e tua. Zoti nuk po i lëviz erërat apo nuk e vendos temperaturën. Kjo është një botë ngjarjesh kaskaduese. Nuk ka ndonjë rend në dukje.

Forcat e botës – forcat gjeologjike dhe biologjike – u vunë në lëvizje në fillimin e kohës. Ato po lëvizin vetë. Shkalla në të cilën njerëzimi e ka prishur ekuilibrin delikat të Tokës do të prodhojë ngjarje të mëdha dhe po prodhon ngjarje të mëdha edhe në këtë moment.

Por kush po i kushton vëmendje? Kush po e kupton shkakun dhe pasojën? Kush po e dëgjon fuqinë dhe praninë që jeton brenda tyre?

Njerëzit lëvizin midis eksitimit dhe frikës. Ata kërkojnë dashurinë si një lloj shpëtimi dhe dehjeje për t’i çliruar nga barra e vazhdueshme dhe mbulimi i frikës dhe keqardhjes, ndërsa dashuria e vërtetë mbetet mister për ta, dashuria e vërtetë që buron nga Dija.

Bota, në ndryshimin e saj të madh, mund t’ju shërbejë nëse mund t’i afroheni në mënyrë të saktë. Tronditja e së ardhmes mund t’ju përgatisë. Mund t’ju shkundë nga ëndrrat tuaja të lumturisë dhe fatkeqësisë. Mund t’ju sjellë në ndjenjat tuaja. Mund të kërkojë pikat tuaja të forta dhe vendosmërinë tuaj dhe me siguri dhembshurinë tuaj për njerëzit.

Po hyni në kohën e përgjegjësisë dhe bashkëpunimit njerëzor. Duhet të jeni pjesë e kësaj, përndryshe jeta juaj do të shkojë dëm. Jeta juaj do të jetë gjithmonë e kërcënuar.

Njerëzit duan të tërhiqen në një lloj lumturie të pangopur, pa kujdes, por kur e shihni këtë, është patetike. Është e trishtë. Nuk ka zgjuarsi. Nuk ka frymëzim. Nuk ka ndershmëri. Nuk ka asnjë lidhje të vërtetë me të tjerët. Nuk ka asnjë shërbim dhe kontribut. Ata e kanë nxjerrë veten jashtë kuptimit të jetës në jetën e tyre të prehjes së vazhdueshme.

Kjo nuk është për ju. Nuk e keni bërë rrugën e gjatë në këtë botë dhe nuk keni kaluar nëpër fazat e rritjes dhe zhvillimit si një person me të gjitha vështirësitë e saj thjesht për t’u vënë në kullotë diku.

Ata që ju dërguan në botë po llogarisin në zhvillimin dhe përgatitjen tuaj. Ata e dinë se kjo do të jetë burimi i kuptimit, lumturisë dhe kënaqësisë në jetën tuaj.

Pasuria do të zbehet në botë. Do të humbet nga shumë njerëz. Nevoja njerëzore do të bëhet aq e madhe sa do t’u bëjë thirrje njerëzve kudo që të shërbejnë dhe të marrin pjesë.

Anija tashmë po merr ujë, e shihni. Tashmë ka filluar të përkulet në njërën anë. Ata që e dinë këtë po thirren të përgjigjen, të përgatiten dhe të shohin se ku mund të ketë dobinë më të madhe kontributi i tyre.

Tronditja e së ardhmes është për ta pikërisht tani – tronditja e realizimit, tronditja kur duhet ta ktheni jetën tuaj në një drejtim të ri, tronditja e të kuptuarit se sa pak kuptim dhe qëllim ka pasur jeta juaj më parë dhe sa e keni harxhuar veten, kohën tuaj dhe energjinë tuaj të vlefshme mbi gjëra që kanë pak ose asnjë shpresë.

Kjo është tronditja e së ardhmes, tronditje e ardhshme, që po ndodh në këtë moment, ndërsa filloni të kini kujdes dhe t’i përgjigjeni shenjave të botës.

Zoti po ju thërret përmes këtyre shenjave. Zoti nuk po ju thërret të ktheheni në gjendjen tuaj qiellore, por të hyni në botë për qëllimin që keni ardhur.

Kjo do të sfidojë vlerat tuaja dhe prioritetet tuaja. Kjo do të ndryshojë atë që kërkoni në të tjerët. Kjo do të ndryshojë atë që vlerësoni në veten tuaj. Kjo do të ndryshojë marrëdhënien tuaj me kohën. Kjo do të ndryshojë përvojën tuaj të marrëdhënieve. Kjo do të ndryshojë marrëdhënien tuaj me mendjen dhe trupin tuaj. Kjo do të ndryshojë marrëdhënien tuaj me gjithçka. Kjo është tronditja.

Pasi ta keni kaluar këtë cep, nëse mund ta kaloni këtë cep, atëherë do të jeni në gjendje të përballoni pothuajse gjithçka. Edhe pse mund të përjetoni tronditje dhe shqetësim në moment, nuk do t’ju tejkalojë. Dija do të bëhet themeli juaj dhe nuk tronditet nga bota. As nuk është nga bota. Është këtu për të shërbyer botën.

Në sipërfaqen e mendjes suaj, do të vazhdoni të vuani për gjërat, por ato do të jenë gjëra me rëndësi dhe domethënie më të madhe, kuptim dhe pasojë më të madhe, në vend të gjërave të vogla që nuk kanë të ardhme dhe fat.

Dashuria juaj do të bëhet autentike dhe jo deluzive. Ajo do t’u drejtohet njerëzve që vërtet mund të marrin pjesë me ju, në vend të atyre me të cilët nuk keni të ardhme dhe fat.

Zoti po ju thërret të përgjigjeni, si brenda vetes, ashtu edhe ndaj shenjave të botës. Për të parë shenjat, duhet të shikoni dhe të kushtoni vëmendje, jo vetëm aty-këtu, por vazhdimisht. Ashtu si zogjtë në ajër dhe kafshët në fushë, ju po vëzhgoni mjedisin tuaj. Ashtu si ata, ju keni një nevojë të madhe për ta bërë këtë.

Gjithçka që vlerësoni – e ardhmja juaj, njerëzit për të cilët kujdeseni, madje edhe vetë jeta juaj – do të varet nga kjo. Nuk shikon me frikë. Nuk po jeton në një gjendje frike. Po shikon me sy të kthjellët, me fuqinë dhe praninë e Dijes. Kjo do të bëjë të gjithë ndryshimin nëse mund të shihni apo jo dhe nëse do ta shikoni botën me frikë dhe ankth apo me siguri, dhembshuri dhe vendosmëri.

Angazhimi juaj i parë është ndaj Dijes sepse ky është angazhimi juaj me Zotin. Nëse angazhimi juaj është autentik dhe jo i mbushur me ambiciet dhe idetë tuaja, atëherë do të keni një themel që do t’ju mundësojë të jeni burim force, qëllimi dhe sigurie për të tjerët. Nevoja për siguri në këtë moment është e jashtëzakonshme dhe po rritet çdo ditë që kalon.

Budallenjtë le të jenë budallenj. Injorantët le të jenë injorantë. Të vetëmashtruarit le të vetëmashtrohen. Le të humbasin në mendimet e tyre ata që janë të humbur në mendimet e tyre. Kërkoni ata që mund të përgjigjen. Kërkoni për ata që mund të zbresin nga anija që po mbytet. Kërkoni aleatët tuaj të vërtetë. Sepse tani do të keni nevojë për shokë të fortë. Nuk mund të kufizoheni nga njerëzit me mendje të dobët dhe ata që kanë shumë frikë të vazhdojnë.

Kjo do të ndryshojë gjithçka për ju, ashtu siç duhet të ndryshojë, ashtu siç ka nevojë të ndryshojë. Është bekimi i ndryshimit. Është vështirësia e ndryshimit. Është ajo që do t’ju bëjë të fortë dhe të fuqishëm.

Mos mendoni se do të jetë e lehtë, sepse nuk do të jetë e lehtë. Mos mendoni se do të ndodhë menjëherë sepse është një proces me shumë faza dhe hapa. Mos mendo se jeni tashmë aty, sepse nuk e dini se me çfarë do t’ju duhet të përballoni.

Tronditja e së ardhmes është me ju tani. Të urtit i shohin ngjarjet përpara dhe përgatiten në mënyrë të përshtatshme. Ata nuk presin që të tejkalohen në momentin e fundit. Ata shohin shenjat e botës. Ato përcaktojnë ndryshimin e motit, të atmosferës, në lëvizjen e gjërave dhe në përgjigje jo vetëm të njerëzve, por edhe të krijesave të natyrës. Ata po shikojnë.

Ata nuk janë të humbur në hobitë, në romancat apo obsesionet e tyre, vetëm për t’u tejkaluar në momentin e fundit. Ata nuk ndjekin besimin e konsensusit. Ata nuk ndjekin atë që u thuhet nga udhëheqësit e qeverisë ose të fesë. Ata nuk ndjekin mendimet e përgjithshme sepse njerëzit janë të verbër dhe nuk kushtojnë vëmendje. Ata nuk kanë frikë të përballen me sfidat dhe vështirësitë, dhe kështu ata nuk e pacifikojnë veten me supozime të rreme. Ata nuk i marrin shenjat e tyre nga të dobëtit dhe të frikësuarit.

Dhurata e Zotit është për të gjithë. Fuqia e Dijes është për të gjithë. Por kush mund të përgjigjet? Dhuratat e qiellit janë për të gjithë, madje edhe duke jetuar në një botë të vështirë dhe katastrofike. Por kush mund t’i marrë ato? Kush mund ta ndryshojë jetën dhe perspektivën e tyre për të qenë në gjendje ta përjetojnë këtë?

Edhe këtu tronditja e së ardhmes është një dhuratë – një dhuratë shpengimi. Zgjimi nga ndarja e frikshme e vetë është një ngjarje e jashtëzakonshme. Thërret Fuqitë e Qiellit te ju që po filloni të zgjoheni.

Lëreni Dijen të jetë udhërrëfyesi juaj dhe lëreni botën t’ju tregojë se ku po shkon dhe çfarë po shfaqet në horizont. Jini vigjilentë. Qetësoheni mendjen tuaj. Lërini mënjanë dëshirat dhe frikën tuaj të vazhdueshme duke ndërmarrë Hapat drejt Dijes. Merreni Shpalljen, Mesazhin e Ri për njerëzimin.

Jeni të bekuar madje që e dini këtë. Jeni të bekuar të dëgjoni Zërin Tonë. Jeni të bekuar që jeni të tronditur. Jeni të bekuar edhe kur jeni të zhgënjyer, sepse ky zhgënjim mund t’ju çlirojë nga e kaluara. Jeni të bekuar që jeni liruar. Jeni të bekuar kur njerëzit largohen nga ju. Jeni të bekuar kur gjërat bien. Sepse kjo fillon të shtrojë skenën për një jetë të re dhe një angazhim dhe marrëdhënie më të madhe me Hyjnoren dhe me veten dhe me të tjerët.

Kjo është bota që keni ardhur për t’i shërbyer dhe asgjë përveç këtij shërbimi nuk do të japë kuptim të vërtetë dhe marrëdhënie të vërteta për ju. Kuptojeni këtë dhe do të gjeni sekretin dhe çelësin e lumturisë më të madhe, një kuptim më të madh dhe një qëllim më të madh, që presin të zbulohen.

Parafjalë

Hapat drejt Dijes është Libri i Njohurisë së brendshme. Plani i studimit i tij njëvjeçar, i cili është i ndarë në 365 ‘hapa’, ose mësime, është i parashikuar për t’i dhënë mundësinë studentëve që të mësojnë të përjetojnë dhe të përdorin Vetë-Dijen e tyre, ose Fuqinë e tyre Shpirtërore në botë. Hapat drejt Dijes e planifikon arritjen e kësaj pune në një mënyrë hap pas hapi ku stendentët prezantohen me idetë dhe praktikat thelbsore që e bëjnë një ndërmarrje të tillë të mundshme. Të praktikoni çdo ditë ju jep një themel të fortë përvoje dhe zhvillon të menduarit, perceptimin dhe vetë-motivimin e duhur për suksesin në botë si dhe për përparim shpirtëror.

Çfarë është Dija?

Hapat drejt Dijes e përshkruan Dijen në këtë menyrë:

‘Dija përfaqëson Veten tuaj të Vërtetë, Mendjen tuaj të Vërtetë dhe Marrëdhëniet tuaja të vërteta në univers. Aty ndodhet gjithashtu thirrja juaj e madhe në botë si dhe një përdorim të përsorur të natyrës suaj, të të gjitha aftësitëve dhe zotësitëve tuaja, si dhe kufizimet tuaja – të gjitha për t’u përdorur për të mirën në botë.’ (Hapi i dytë)

Dija është mendja e thellë shpirtërore që Krijuesi i ka dhënë çdo personi. Është burimi i çdo veprimi, kontribute dhe marrëdhenie domethënëse. Është sistemi jonë i natyrorshëm i Udhëzimit të Brendshëm. Realiteti i saj është misterioz, por Prania e saj mund të ndihet drejtpërdrejt. Dija është veçanërisht e urtë dhe efektive në udhëzimin e çdo njëriu për të gjetur marrëdhëniet, punën dhe kontributën e tij të vërtetë. Është edhe efektive për t’u përgatitur për të dalluar grackat dhe shgënjimet që ndodhin në rrugë e sipër. Është themeli për të parë, për të ditur, dhe për të vepruar me siguri dhe fuqi. Është themeli i jetës.

Për çfarë janë Hapat drejt Dijes?

Hapat drejt Dijes janë dhënë si një Rrugë për njerëzit që ndjejnë se një thirrje dhe një qëllim shpirtëror po hyjnë në jetën e tyre, por që kanë nevojë për një metodë të re por ta kuptur plotësisht çfarë do të thotë kjo. Shpesh këta individa e kanë ndjerë këtë tërheqje për një kohë të gjatë. Hapat i japin një themel mbi të cilën mund të filloni t’i përgjigjeni kësaj thirrjeje. E vetmja kërkesë për pjesëmarrje është vendosmëria për të ditur qëllimin, kuptimin dhe drejtimin e vetë.

Çfarë është projektuar për të arritur?

Hapat drejt Dijes përfaqësojnë një rrugë drejt Zotit si dhe një rrugë kontributi në botë. E angozhon studentin me dy pyetjet më themelore të jetës: Kush jam unë? Dhe Pse jam këtu? Hapat i adresojnë këto pyetje në kontekstin e qëllimit, marrëdhënieve dhe komunitetit. Theksojnë se të gjithë kërkojnë për këto gjëra në botë dhe që kjo ndjekje i nënvizon të gjitha dëshirat dhe përpjekjet të menduara si të kuptimplota këtu. Përvoja e qëllimit, marrëdhënieve dhe komunitetit i japin çdo personi ndjenjën e kuptimit dhe identitetit që mund të kenë në çdo moment të caktuar. Hapat tregojnë se këto nevoja janë të qenësishme për të gjithë dhe se të gjithë e kanë sjellë përgjigjen nga Shtëpia e tyre e Lashtë. Prandaj thonë se çdo person mbart, pa e ditur, plotësimin e vetë brenda vetes, brenda Vetë-Dijes së vetë.

Përmes praktikës dhe shpalljes, Hapat drejt Dijes i japin studentëve strukturën e nevojshme për të gjetur Dijen, për t’u angazhuar me Dijen dhe për të ndjekur Dijen në çdo situatë. Me këtë, ata fillojnë të gjejnë drejtimin e vërtetë të tyre në jetë. Të studiosh çdo ditë ndërton aftësinë dhe besimin që vetëm vetë-aplikimi i qendrueshëm mund të sjellë.

Bonifikimi dhe aplikimi i Vetë-Dijes është qëllimi i këtij libri praktike shpirtërore dhe mësimit të tij. Theksimi në çdo hap është zhvillimi i jetës së brendshme dhe jetës së jashtme të studentit së bashku, sepse Dija (Vetë-Realizimi) dhe Urtësia (Vetë-Aplikimi) duhet të lindin së bashku. Prandaj, përmes studimit dhe aplikimit të Udhës së Dijes, studenti zhvillon natyrisht durim, objektivitet, depërtim, forcë, tolerancë dhe një ndjenjë të qendrushme të vlerësimit të vetvetes.

Si është dhënë?

Hapat drejt Dijes i janë shpallur mësuesit Marshall Vian Summers në pranëverën e vitit 1989. Është marrë në një periudhë prej më shumë se njëzet ditë në një gjendje shpalljeje. Hapat drejt Dijes u dhanë nga një grup mësuesish shpirtërorë të padukshëm që e përshkruajnë veten si Mësuesit e Komunitetit të Madh. Mesazhi i tyre është universal dhe megjithatë metodat e tyre janë unike për kohën dhe botën tonë.

Pse është shkruar?

Bota jonë ndodhet në pragun e emergjencës në një Komunitet të Madh jete inteligjente në universin rreth nesh. Prandaj, një kuptueshmëri dhe perspektivë më universale mbi marrëdhëniet, spiritualitetit dhe përparimit njerëzor janë të nevojshme në këtë kohë. Hapat drejt Dijes janë dhënë për ata që tregojnë shpresë për t’u bërë kontribuesit kryesor gjatë periudhën tjetër të madhe në historinë njerëzore, ku njerëzimi fillon të hasë raca të tjera inteligjente nga Komuniteti i Madh. Ky është pragu më i madh që kemi përballuar ndonjëherë. Megjithatë, nga perspektiva e Komunitetit të Madh, është e qartë që njerëzimi nuk është i përgatitur. Kjo e vendos skenën për një kuptueshmëri dhe mësim shpirtëror të ri për t’u dhënë në botë, sepse Krijuesi nuk do të na lëjë vetëm dhe të papërgatitur për emergjencën tonë në Komunitetin e Madh. Prandaj, një përgatitje shpirtërore nga një lloj shumë i veçantë është dhënë për t’i lejuar burrat dhe gratë për të fituar fuqinë, dhembshurinë dhe aftësinë e nevojshme për të shërbyer një botë në tranzicion. Për t’i përgatitur këta individë për të gjetur thirrjen e tyre të madhe në jetë, Hapat drejt Dijes dhe librat e tij shoqërues janë dhënë si udhësues dhe burim.

Si të punosh me Hapat

Ju lutemi merrni parasysh këto rekomandime të mëposhtme për t’ju mundësuar për të marrë dobinë maksimale nga studimi juaj i Hapave drejt Dijes:

  • Hapat drejt Dijes janë një program studimi i plotë. Çdo hap ju sjell më lartë dhe më afër nga vetë-zbulimi i juaj. Prandaj, planifikoni të shkoni deri në fund. Nëse nuk ndaloni, do të përparoni.
  • Megjithëse Hapat drejt Dijes janë një program vetë-studimi, rekomandohet që të gjeni të tjerë me të cilët mundeni të ndani praktikën dhe përvojën tuaj. Kjo maksimizon mundësinë tuaj për të mësuar dhe siguron një bazë kuptimplotë për formimin e marrëdhënieve të reja.
  • Ndiqni “hapat” në Hapat drejt Dijes saktësisht si janë dhënë. Mos i ndryshoni praktikat në asnjë mënyrë. Kjo është shumë e rëndësishme. Mund të qëndroni në një mësim për më shumë se një ditë nëse dëshironi, por mos qëndroni në ndonjë mësim për shumë kohë përndryshe mund të humbni ritmin me kurrikulën.
  • Mos kaloni përpara ose mos ndryshoni sekuencën për të praktikuar mësimet që ju duket se janë tërheqëse. Çdo mësim është krijuar për t’ju çuar një hap në një kohë. Kjo siguron një pasazh të sigurt dhe të suksesshëm në afrimin tuaj ndaj Dijes. Ndiqni dhe përdorni hapin për ditën. Është perfekt për atë ditë.
  • Lexoni mësimin si në mëngjes kur ngriheni dhe më vonë gjatë ditës. Ju gjithashtu mund ta lexoni mësimin në vetën e parë, në një nga këto raste, nëse dëshironi ta personalizoni mesazhin për veten tuaj.
  • Hapat drejt Dijes do t’ju mësojnë se si të praktikoni dhe si të zhvilloni zakone efektive të studimit. Ndonjëherë mund të gjeni se qëndrimi me praktikat do të jetë mjaft sfidues. Megjithatë mbani mend se Hapat do të ndërtojnë forcën dhe vetëdijen tuaj përmes praktikave të tyre. Jeni në gjendje t’i bëni këto praktika dhe bërja e tyre do të harmonizojë dhe transformojë jetën tuaj.
  • Lini mënjanë orare të rregullta praktike çdo ditë. Mos lejoni që rrethanat të diktojnë disponueshmërinë tuaj për të praktikuar. Praktika është thelbësore për ndërtimin e një mjedisi për shfaqjen e Dijes. Koha e praktikës është shtuar në fund të çdo hapi për t’ju ndihmuar në integrimin e praktikës në ditën tuaj.
  • Mbajtja e një ditari është jashtëzakonisht e vlefshme për të ndjekur përparimin tuaj dhe për të parë se si çdo hap luan një rol në shërbimin tuaj çdo ditë. Ditari është një mjet i fuqishëm për vetë-zbulim dhe do t’ju ndihmojë në zbatimin e hapave. Mbajtja e një ditari gjithashtu do t’ju ndihmojë shumë në përdorimin e praktikave të Rishikimit që ndodhin gjatë gjithë kurrikulës.
  • Jini të durueshëm dhe lejojini hapat që të funksionojnë për ju. Është jashtëzakonisht e fuqishme nëse ndiqni sekuencën e hapave siç janë dhënë. Kjo kërkon kohë. Një udhëtim i madh përbëhet nga shumë hapa të vegjël. Secili prej tyre është i nevojshme.
  • Nëse humbisni një ditë, thjesht kthehuni në praktikën. Mos e dënoni veten (ose programin). Ju thjesht duhet të vazhdoni në Hapat për të marrë dobinë e tyre të plotë.
  • Hapat drejt Dijes mund të sfidojnë besimet dhe supozimet e shtrenjta. Nëse kjo ndodh, pranojeni këtë sfidë dhe shikoni se çfarë mban për ju. Ju duhet të shihni përtej një këndvështrimi të kufizuar për të fituar një pikëpamje më të madhe. Këtu arrihet kënaqësia.
  • Hapat drejt Dijes janë një dhuratë për ju nga Zoti përmes mësuesve të padukshëm që shërbejnë njerëzimit. Është një dhuratë për ju që të merrni dhe të jepni.

Në Përfundim

Fuqia dhe shtrirja e Hapave drejt Dijes është po aq e madhe sa edhe qëllimi i tyre. Burimi i tyre është nga matanë kësaj bote. Ato mësojnë se bota është në procesin e emergjencës në një Komunitet të Madh botësh. Ato ofrojnë një kuptim dhe përgatitje të re shpirtërore që nevojiten për të aktivizuar fuqitë dhe aftësitë shpirtërore të çdo personi. Kjo do të shpengojë të kaluarën e tyre dhe do t’i përgatisë për të ardhmen e tyre. Hapat drejt Dijes mbrojnë një perspektivë më të madhe se një këndvështrim thjesht njerëzor në kuptimin e ngjarjeve brenda botës dhe më gjerë. Atëherë do të ishte e përshtatshme të thuhet se kurrikula në Hapat drejt Dijes përfaqëson Urtësi Universale në kuptimin më të vërtetë.

Siç tregojnë shpesh Hapat, e Vërteta, sado e konceptuar, duhet të përjetohet plotësisht që të realizohet dhe zbatohet siç duhet. Ky është një proces hap pas hapi. Për t’u shërbyer atyre që janë thirrur për të realizuar trashëgiminë dhe qëllimin e tyre shpirtëror në botë në këtë kohë, Hapat drejt Dijes janë dhënë.

Hyrja në Komunitetin e Madh

Siç i është shpallur
Lajmëtarit të Zotit
Marshall Vian Summers
më 27 maj 2011
në Boulder, Kolorado

Shpallja e Re e Zotit i hap dyert një universi jete inteligjente, dukë sjellë perspektivë, depërtim dhe kuptueshmëri kurrë më parë të disponueshme.

Familja njerëzore nuk e kupton prekshërinë e saj ndaj këtij Komunitet të Madh, as marrëdhënien e saj me këtë Komunitet të Madh.

Duke jetuar në izolim për aq gjatë, i gjithë nocioni juaj i vetvetes, nocioni juaj i Krijimit dhe i Perëndisë, janë të lidhura sidomos me këtë botë vetëm. Mirëpo, aq shumë njerëz në botë sot i kanë rrënjët e tyre në Komunitetin e Madh, sespe shumica e përvojës së tyre të kaluar ka ndodhur atje para se të vinin në këtë botë, në këtë jetë.

Është sikur të ishit një fis i izoluar, asnjëherë i zbuluar nga bota e jashtme, duke mos njohur fuqitë e mëdha që ekzistojnë rreth jush dhe plotësisht të parpërgatitur për ditën ku ekzistenca juaj do të zbulohej nga jashtë.

Por sigurisht, njerëzimi ka emetuar në hapësirë, sigurisht në mënyrë të pamend, dhe atëherë prania juaj është e njohur mirë për fqinjët tuaj dhe për grupet e tjerë që po e vëzhgojnë botën me interes të madh.

Për disa, keni qenë të studiuar për një kohë shumë të gjatë. Ndërsa ata mund ta gjejnë natyrën tuaj të thellë të pakuptueshme, sjellja juaj e jashtme mund të kuptohet lehtë dhe është mjaft e parashikueshme.

Ndodheni në pragun e një realitetiti krejtësisht të ndryshëm, një uniersi jo-njerëzor – një univers ku vlerat dhe synimet njerëzore nuk janë të përbashkëta, një univers ku ekzistenca juaj dhe ku rëndësia juaj kanë pak ose asnjë pasojë, përveç për ato racat që kërkojnë të mbështesin lirinë njerëzore në botë ose ato racat që kërkojnë ta marrin prej jush.

Komuniteti i Madh do të ndryshojë se si e shihni veten, si kombet ndërveprojnë me njeri-tjetrin dhe prioriteti i tërë i njerëzimit. Impakti i tij mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm nëse mund ta kuptoni në mënyrë të saktë.

Sepse është Komuniteti i Madh që do të bindë më në fund kombet tuaja që të bashkëpunojnë, të bashkohen për ruajtjen e botës dhe mbrojtjen e familjes njerëzore.

Është Komuniteti i Madh që do t’ju tregojë që nuk mund t’i përballoni konfliktet tuaj të pafundme këtu në botë, që burimet tuaja janë të çmuara dhe që vetëmjaftueshmëria juaj është me rëndësinë më të madhe.

Me këtë vetëdije, nuk do të vazhdoni të harxhoni botën me shpejtësinë e tmerrshme që po bëni tani. Nuk do të mendoni në mënyrë të pamend që universi është këtu për t’u marrë pasi të keni mbaruar pasurinë e kësaj bote. Do të kuptonit që kjo botë është gjithçka që keni.

Kjo botë, ky sistem diellor është gjithçka që keni. Matanë këtij, hyni në rajone në pronësi ose të kontrolluara nga të tjerët, dhe nuk mund t’i merrni nga ata.

Nuk i dini rregullat e angazhimit në univers, marrëdhëniet midis kombeve ose çfarë është e lejuar dhe çfarë nuk është e lejuar në këtë Komunitet të Madh jete. Jeni si fëmija që po hyn në metropol, i pafajshëm, me supozime, i pavetëdijshëm.

Njerëzit duan shumë gjëra nga vizitorët këtu. Ata presin shumë gjëra. Njerëzit ndjejnë se janë shumë të rëndësishëm në univers dhe se të tjerët do të vijnë natyrisht për t’ju ndihmuar dhe për t’ju dhënë atë që donit dhe që kishit nevojë. Njerëzit mendojnë se kontakti është një aventurë dhrithëruese, një pushim nga zakonshmëria e jetës njerëzore. Ata duan të mendojnë se ky kontakt do të jetë shumë pozitiv dhe i dobishëm sepse nuk e kanë fuqinë, guximin ose përgatitjen për ta konsideruar në ndonjë mënyrë tjetër.

Shpallja e Zotit po ju jep një dritare në këtë Komunitet të Madh jete, një dritare që vetëm Zoti mund të japë. Sepse nuk ka asgjë në univers për të cilën Zoti nuk është i vetëdijshëm.

Asnjë racë nuk mund të bëjë një pohim të tillë. Asnjë racë nuk e kanë kuptueshmërinë të as kësaj galaktike. Asnjë racë nuk e ka kuptueshërinë të natyrës së thellë të njerëzimit. Edhe ato racat e pakta në këtë rajon të hapësirës që janë të lira dhe të vetëvendosura, as ato nuk mund ta kuptojnë plotësisht atë që natyra njerëzore vërtet do të thotë.

Por të gjithë në univers kërkojnë burime, dhe kombet më të përparuara teknologjikisht janë shumë të varura mbi këtë. Nuk arrini një vend ku kjo nevojë merr fund, sepse ndërsa përparoni teknologjikisht, nevoja përshkallëzohet në përgjigje të kësaj.

Njerëzimi nuk e di se ndodhet në një prag të madh, një pikë kthese të madhe, një pikë kthese që do të krijojë një të ardhme ndryshe nga e kaluara. Duke jetuar në një botë në rënie, një botë me burime në rënie dhe mundësi në ulje, nuk e shihni prekshmërinë tuaj ndaj hapësirës.

Kufijtë tuaj janë të paruajtur. Njerëzit tuaj janë të pavetëdijshëm. Qeveritë tuaja janë të nënshtruara në vështirësitë e tyre të brendshme dhe problemet me njëra-tjetrën.

Kjo botë, një vend aq i bukur, aq i pasur biologjikisht, me aq shumë burime të rëndësishme që janë të vështira për t’u gjetur në një univers planetash shterpë.

Shpallja nga Zoti duhet t’ju zgjojë ndaj realiteteve, vështirësive dhe oportuniteteve të hyrjes në një Komunitet të Madh jete. Asnjë nga Shpalljet e mëparshme të Zotit nuk i kërkohej ta bënin këtë, sepse nevoja nevoja nuk ishte aty. Njerëzimi nuk kishte përparuar aq larg.

Por keni tani një qytetërim global – të shpërndarë, të konfliktuar, shkatërrues, të shkujdesur dhe të papërgjegjshëm, por është një komunitet botëror megjithatë. Keni komunikim global. Keni tregti globale, dhe për shumë njerëz, një ndërgjegje globale në rritje. Është në këtë pikë që ndërhyrja do të tentohet. Është në këtë pikë që njerëzimi bëhet një çmim për të pohuar.

Sepse ata që do të vijnë këtu dhe që janë tashmë këtu nuk mund të jetojnë në botën e ndërlikuar biologjikisht që banoni dhe të cilës jeni adaptuar. Ata kanë nevojë për ndihmë njerëzore. Ata kanë nevojë për pjesëmarrjen njerëzore në mënyrë për të fituar sovranitet dhe kontroll këtu. Dhe ata do të përfitojnë nga pritjet tuaja, dëshirat tuaja, fantazitë tuaja, ankesat tuaja për ta vendosur këtë pozicion për vete.

Shikoni historinë e ndërhyrjes në botën tuaj. Shihni se sa lehtësisht popujt vendas iu nënshtruan pranisë së ndërhyrjes së huaj. Ky nuk duhet të jetë fati juaj.

Nëse filloni të mendoni brenda kësaj arene më të gjerë jete, do të filloni të shihni gjëra që nuk mund të shihnit më parë, dhe do të shihni se uniteti dhe bashkëpunimi njerëzor nuk janë thjesht një synim i ardhshëm i dëshirshëm ose një opsion i preferuar, por një domosdoshmëri për të siguruar lirinë dhe të ardhmen e familjes njerëzore.

Ndërhyrja nuk kërkon t’ju shkatërrojë, por t’ju përdorë, t’ju përdorë për qëllimet e veta. Ky është një realitet nga i cili nuk mund të shpëtoni, dhe mashtrimi që do të ushtrohet mbi familjen njerëzore dhe pacifikimi që do të ushtrohet mbi familjen njerëzore për t’u nënshtruar, për të pranuar, janë shumë të forta dhe bindëse.

Pasi të kenë humbur besimin në udhëheqjen dhe institucionet njerëzore, njerëzit do të shohin tek fuqitë e tjera në univers për t’i udhëzuar, duke besuar se një forcë mirëbërëse do të vijë këtu për ta restauruar dhe për ta shpëtuar njerëzimin nga vetvetja. Është këtë pritje, këtë dëshirë, pavarësisht se sa e pandërgjegjshme mund të jetë, që Ndërhyrja do të përdorë për qëllimet e veta.

Liria juaj është e çmuar, në çfarëdo lloj mase që është vendosur në botë. Është fituar me përpjekje të mëdha dhe sakrifica njerëzore. Duhet të ruhet me vigjilencë të madhe.

Jeni të shqetësuar vetëm me njëri-tjetrin në këtë drejtim. Por tani keni shqetësime më të mëdha, dhe me këto shqetësime, një nevojë më të madhe për t’u bërë të edukuar në lidhje me jetën në univers dhe të përgatitur për kuptimin e këtij angazhimi të vështirë dhe të rrezikshëm.

Ata që janë aleatë të njerëzimit, racat e lira, ata nuk do të ndërhyjnë këtu, sepse ndërhyrja për ta është një shkelje. Ata e kuptojnë se nëse mund të fitonin besimin tuaj, do të duhet të mbanin një prani kontrolluese këtu në mënyrë për t’ju udhëzuar në Komunitetin e Madh. Këtë, nuk mund ta bëjnë. Ata e kuptojnë se njerëzimi do të duhet të ketë mundime dhe të vuajë në lidhje me të ardhmen dhe fatin e tij aty.

Ata thjesht mund të këshillojnë. Do të dërgojnë Brifingjet e tyre, Brifingjet nga Aleatët e Njerëzimit. Këtë e kanë bërë si pjesë së Shpalljes së Re të Zotit, sepse Krijuesi e di që duhet të kuptoni që nuk jeni plotësisht vetëm në univers dhe që liria dhe vetëvendosja ekzistojnë dhe janë arritur nga të tjerët. Por kjo nuk është një arritje e lehtë, dhe ka kërkesa basike.

Njerëzit janë të tronditur nga këto gjëra, jo sepse nuk janë të vërteta, ose edhe se duken sensacionale, por sepse nuk kanë menduar për to ndonjëherë, dhe as nuk duan në të vërtetë të mendojnë për to, është aq e madhe, komplekse dhe sfiduese.

Por kjo është bota juaj. Kjo është arsyeja pse keni ardhur. Nuk keni ardhur për të fjetur në një planet të bukur, por për të ndihmuar për ta ruajtur dhe për të mbrojtur familjen njerëzore nga rënia dhe nga sundimi.

Konflikti njerëzor po ju harxhon. Injorant, të pamend dhe të pavetëdijshëm për atë që ekziston në kufijtë tuaj, konflikti njerëzor po ju harxhon.

Është koha për njerëzimin për t’u pjekur, për t’u rritur, për të kuptuar që po jetoni në një Komunitet të Madh jete – një Komunitet të Madh që nuk mund të kontrolloni, një Komunitet të Madh që është matanë mundimenve tuaja, teknologjisë suaj, madje edhe kuptueshmërisë suaj.

Kjo është arsyeja pse Krijuesi i të gjithë jetës po sjell Shpalljen në lidhje me Komunitetin e Madh në botë. Është koha tani – ndërsa njerëzimi qëndron në prag të një bote në rënie, një botë me burime në ulje, trazira dhe paqëndrueshmëri ekonomike dhe politike në rritje; një kohë ku fetë e botës janë bërë partizanë në një konflikt dhe konkurrencë në rrugë e sipër për pranim dhe udhëheqje njerëzore; një kohë ku kombet e varfëra po i mbarojnë burimet dhe kombet e pasura po bien në borxh të madh.

Është koha perfekte për ndërhyrje. Është koha e domosdoshme për një ndërgjegje njerzore më të madhe për të dalë dhe me të, një përgjegjësi më të madhe ndaj botës – jo vetëm ndaj kombit të vet, grupit të vet ose përkatësisë fetare të vet, por ndaj të gjithë njerëzimit. Sepse nëse kombet dështojnë, e gjithë bota mund të dështojë. Nëse Ndërhyrja është e suksesshme në një pjesë të botës, ajo kërcënon të ardhmen e të gjithëve këtu.

Njerëzit janë plot me inate. Janë plot me nevoja. Janë plot, në shumë raste, me nevoja të dëshpëruara – varfëria dhe shtypja. Udhëheqësit e botës janë ose të verbër ose nuk mund të komunikojnë atë që i është thënë, atë që shohin dhe dinë. Atëherë kombet e botës ngelen injorant në lidhje me ngjarjen më të madhe në historinë njerëzore, sfidën më të madhe ndaj lirisë dhe sovranitetit njerëzor dhe oportunitetit më të madh për unitet dhe bashkëpunim njerëzor.

Sepse nuk do të jeni në gjendje të angazhoheni me një Komunitet të Madh jete si një grup luftëtar dhe i konfliktuar fisesh dhe kombesh. Nuk do të keni asnjë fuqi dhe efikasitet aty, dhe prekshmëria juaj do të jetë aq e dukshme për të tjerët.

Njerëzimi po e shkatërron pasurinë e botës, dhe kjo gjithashtu ka nxitur ndërhyrjen.

Ka aq shumë për ju për të mësuar. Nuk mund të komunikohet në disa fjalë, por në një seri të madhe mësimesh, të cilat janë pjesë të Shpalljes së Re të Zotit.

Këtu një i krishterë duhet të bëhet një krishterë me një ndërgjegje Komuniteti të Madh. Një mysliman duhet të bëhet një mysliman me një ndërgjegje Komuniteti të Madh. Një budist dhe një çifut fiton një panoramë më të madhe jete ndaj të cilës mësimet e tyre fetare duhet të bëhen relevante. Nëse feja në bota të edukoj dhe të ndriçoj, duhet ta ketë këtë kapacitet dhe vetëdije më të madhe.

Nuk mund të talleni përballë Komunitetit të Madh ose përballë Dallgëve të Mëdha të ndryshimit që tashmë po ndodhin në botë. Është koha për t’u rritur.

Njerëzimi ka forca të mëdha. Nuk e keni humbur lidhjen tuaj me Dijen e thellë që ekziston brenda çdo personi. Nuk jeni bërë një shoqëri e regjimentuar, laike, teknologjike, të cilat janë aq të zakonshme në univers. Nuk e keni humbur lirinë tuaj ose ndjeshmëritë tuaja të mëdha plotësisht, megjithëse kjo është e kërcënuar me çdo ditë që kalon.

Nevojat e jetës janë thelbësore kudo. Teknologjia e avancuar nuk ju lehtëson nga këto nevoja plotësisht, dhe në fakt mund t’i përshkallëzojë jashtëzakonisht. A mendoni që shoqëritë teknologjike në univers nuk janë të dëshpëruara për burime, burime që ato tani nuk mund krijonjnë vet, por për të cilat duhet të tregtojnë dhe të negociojnë nga larg, larg matanë? E kanë humbur vetëvendosjen e tyre. Janë të kontrolluara tani nga ato rrjetet e tregtisë nga të cilat varen.

Për të qenë të lirë në univers, duhet të jeni të vetëmjaftueshëm, duhet të jeni të bashkuar dhe duhet të jeni shumë të matur. Këto janë kërkesat që çdo komb, çdo botë, çdo racë duhet të vendosë në një Komunitet të Madh jete.

Këtu mund ta shihni rrezikun dhe joshjen që njerëzimi të marrë teknologji dhe burime nga matanë botës. Çfarë terheqje e madhe që do të jetë. Çfarë joshje e madhe që është.

Pasi ta keni humbur vetë-mjaftueshmërinë tuaj, gjithçka është e humbur që vlerësoni. Sepse nuk do të jeni në gjendje të vendosni kushtet e angazhimit për të fituar akses tek ato gjërat mbi të cilat jeni bërë tani të varur. Kombet e tjera do të përcaktojnë sjellen tuaj dhe pjesëmarrjen tuaj. Është një fakt i jetës.

Nuk mund ta pushtoni universin tuaj lokal sepse do të kundërshtoheni nga të gjithë. Ky është një imazh shumë i ndryshëm nga filmat tuaj, fantashkenca juaj dhe fantazitë tuaja, shpresat tuaj dhe pritjet tuaja të pathëna.

Kjo sjell një imazh shumë të ndryshëm në lidhje me rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit njerëzor këtu në botë, rëndësia e sigurimit dhe ndërtimit të lirisë njerëzore dhe fuqinë dhe praninë e Dijes që Zoti ka vendosur brenda çdo personi.

Këtu liria nuk është thjesht të jesh indulgjent dhe i papërgjegjshëm ndaj askujt ose asgjëje tjetër. Bëhet një element thelbësor të pjesëmarrjes suaj në jetë. Këtu dhuratat tuaja të mëdha mund të thirren, sepse e kuptoni që jeni këtu për të shërbyer nevojat e mëdha dhe të rrezikuara të njerëzitmit. Këtu gjithçka brenda jush që është e vërtetë aktivizohet dhe thirret.

Këtu kombet do të ndalin konfliktet e tyre të pafundme dhe të mundohen të krijojnë stabilitet për vetveten dhe për fqinjët e tyre për të siguruar mirëqenien e tyre të ardhme dhe për ta mbrojtur veten nga ndërhyrja nga matanë.

Bota nuk do të pushtohet me forcë, sepse kjo nuk është e lejuar në këtë pjesë të universit. Do të pushtohet përmes joshjes dhe bindjes, përmes kapitalizimit të dobësisë dhe konfliktit njerëzor, besëtytnisë njerëzore dhe nevojave njerëzore të paplotësuara.

Forca brutale rrallë përdoret në këtë pjesë të universit. Mënyra më të mëdha, më të holla përdoren për të ruajtur burimet e botës dhe për të fituar epërsi përmes bindjes, mashtrimit dhe sekretit. Njerëzimi është gjithmonë një racë e ngathët dhe e dhunshme në këtë drejtim, por edhe kjo po ndryshon këtu në tokë.

Po jau japim këto perspektiva sepse kjo përfaqëson Dashurinë e Krijuesit. Megjithëse mund të jetë dërrmuese ose e frikshme në fillim, është një realitet ndaj të cilit duhet të bëheni të vetëdijshëm dhe të mësuar. Duhet të mendoni tani jo vetëm për vete, për komunitetin tuaj ose për kombin tuaj, por për të gjithë botën, sepse kjo do të përcaktojë fatin tuaj, mirëqenien e fëmijëve tuaj dhe të fëmijëve të botës. Është një ndryshim i madhe ndërgjegjeje, një ndryshim i madh dhe i domosdoshëm tani.

Njerëzit do ta kundërshtojnë këtë, me siguri. Do të marrin strehë në fenë e tyre. Do të marrin strehë në ideologjinë e tyre politike. Do të marrin strehë në racionalitetin njerëzor.

Por jeta në univers nuk është e varur mbi këto gjëra. Jeta ndodh nëse jeni të vetëdijshëm për të apo jo, nëse jeni të përgatitur për të apo jo. Nuk është një çështje perspektive. Nuk është një çështje orientimi politik. Ka të bëjë në të vërtetë me vëmendjen, të jesh vëzhgues, objektiv dhe të ndershëm me vetveten.

Kjo është një sfidë e madhe, por një sfidë e domosdoshme, dhe një sfidë shpenguese nëse mund të përballohet në mënyrë të ndershme dhe të sinqertë. I keni sytë për të parë dhe veshët për të dëgjuar, por nuk po shihni dhe nuk po dëgjoni.

Të gjithë rreth jush duken shumë të fiksuar, të shqetësuar dhe të shtypur. Kush do t’i flasë atyre? Kush do t’i mësojë? Ata mund mos t’i dëgjojnë fjalët Tona. Kush do t’i flasë atyre?

Keni thjesht nevojë të drejtoni tek Shpallja, sepse ju vetë nuk mund ta shpjegoni jetën në univers. Ju vetë nuk mund t’i shpjegoni Dallgët e Mëdha të ndryshimit që po vijnë në botë. Ju vetë nuk mund të shpjegoni se çfarë do të thotë spiritualiteti njerëzor në nivelin e Dijes. Ju vetë nuk mund ta shpjegoni Urtësinë dhe Dijen nga universi. Ju vetë nuk mund ta shpjegoni fatin e madh të njerëzimit dhe atë që duhet bërë për ta arritur.

Për këtë, duhet të ktheheni drejt Shpalljes, sepse Shpallja është më e madhe sesa një përson mund të kuptojë. Drejtoni tek Shpallja, sepse kjo vetëm mban përgatitjen e njerëzimit për të ardhmen dhe fatin e njerëzimit në një botë emergjente.

Zoti po i jep njerëzimit atë që nuk mund t’i japë vetes. Zoti po e paralajmëron njerëzimin për rreziqet dhe oportunitetet ndërsa ndodhet në pragun e hapësirës. Zoti po e paralajmëron njerëzimin për rreziqet, oportunitetet dhe nevojat e të jetuarit në një botë në rënie. Zoti po sjell në botë një sqarim të natyrës dhe qëllimit të spiritualitetit njerëzor, një natyrë dhe qëllim që janë humbur dhe errësuar aq shumë në Shpalljet e mëparshme të Zotit.

Shpallja është e gjerë. Flet për aq shumë gjëra. Nuk mund t’i vini në fund, dhe duhet ta përdorni, ta aplikoni dhe ta ndani realitetin e saj me të tjerët. Është vetëm atëherë që do të shihni atë që vërtet do të thotë, pse është e nevojshme dhe pse mban një shpresë të madhe për të ardhmen dhe lirinë e popujve të kësaj bote.

Sepse suksesi nuk është i siguruar. Shumë popuj në univers kanë rënë nën bindje dhe sundim. Ka ndodhur herë të panumërta. Është rezultati i pashmangshëm kur njerëzit nuk lajmërohen dhe përgatiten për t’u angazhuar me një arenë më të madhe jetë inteligjente.

Kini kujdes nga fantazitë dhe pritjet tuaja. Vëjini në pyetje. Konsiderojini në ndritë të realiteteve të natyrës dhe të historisë njerëzore.

Nëse jeni të ndershëm me vetveten, do të jeni në gjendje të shihni se nuk e dini se çfarë ndodhet matanë kufijve të kësaj bote, dhe që pritjet shpresëdhënëse mund të jenë jashtëzakonisht verbuese. Duhet të jeni të përgatitur për gjithçka, ashtu si duhet të jeni të përgatitur për gjithçka në funksinimin e kësaj bote në marrëdhëniet njerëzore dhe përmes aktiviteteve të jetës vetë.

Për të qenë të lirë, duhet të jeni të fortë. Për të qenë të fortë, duhet të jeni të qartë. Duhet të shihni në mënyrë të qartë. Duhet të jeni të qartë në lidhje me jetën tuaj dhe rrethanat tuaja. Duhet ta shihni botën jo me ankesa ose shmangie, por me dhembshuri, durim dhe vendosmëri. Nëse do të vendosni themelin për një të ardhme të re këtu, për të luajtur pjesën tuaj të vogël por të rëndësishme këtu, atëherë duhet ta keni këtë qëndrim.

Pranojeni këtë dhuratë dashurie dhe Shpalljeje. Sjell me vete përgjegjësi të madhe, por edhe fuqi të madhe dhe shpresë të madhe.

Ende nuk po jetoni jetën që ishit të përcaktuar për të jetuar, sepse jeta juaj nuk është e angazhuar me realitetin e madh që jeton brenda jush dhe kudo rreth jush. Për njerëzimin, kjo është një pikë kthese e madhe. Dhe për ju, është një pikë kthese e madhe.

Njerëzit e botës duhet t’i zgjuhen Komunitetit të Madh dhe kushteve të botës ku jetoni. Duhet të mësoni për fuqinë e madhe dhe urtësinë e madhe që Zoti ka vendosur brenda jush për t’ju udhëzuar, për t’ju përgatitur dhe për t’ju ruajtur.

Zoti ka folur përsëri. Është për qëllimin më të madh për të plotësuar një seri nevojash më të mëdha.

Parathënie

Ky libër përmban fjalët e para të një Mesazhi të Ri nga Zoti. Në faqet e mëposhtme, Zoti po i flet njerëzimit përseri, duke dhënë një paralajmërim, një bekim dhe një përgatitje për ndryshimin e madh që do të vijë në botë.

Zoti ka folur përsëri në kohën e një nevoje dhe një vështirësie të madhe në nivelin botëror. Kjo është një përgjigje hyjnore për krizat në rritje të luftës, ndryshimit të klimës të pandërprerë, konflikteve fetare, vuajtjes dhe privimit njerzore, tani duke u përshkallzuar nëpër botë.

Mesazhi i Ri nga Zoti është një komunikim i gjallë nga Zoti në zemrën e çdo burri, gruaje dhe fëmije në botë. Fjala dhe Zëri janë në botë përsëri. Ne po jetojmë në një kohë Shpalljeje.

Mesazhi i Ri nga Zoti nuk ka hyrë në botë përmes autoriteve dhe institucioneve fetare te sotme. Nuk i ka ardhur udhëheqësve të fesë ose atyre që mbledhin famë dhe njohje.

Në vend të kësaj, Mesazhi i Ri nga Zoti ka hyrë në botë siç e ka bërë gjithmonë. Ka ardhur në mënyrë të qetë, i pakërkuar dhe i panjoftuar, i dhënë një burri të përulur i zgjedhur dhe i dërguar në botë me këtë detyrë, për të qenë një Lajmëtar për njerëzimin në këtë pikë kthese të madhe.

Megjithëse duket të jetë një libër në dorë, Zoti ka folur përsëri është diçka shumë më e madhe. Është fillimi i një komunikimi nga Zoti tek ju. Në faqet e këtij libri, Prania e Zotit ju thërret, ju dhe të gjithë njerëzit, duke ju thirrur për t’ju zgjuar nga ëndrra dhe makthi të të jetuarit në Ndarje mënjanë Burimit tuaj, duke ju thirrur përmes Korridorëve të Lashtë të mendjes suaj në praninë dhe fuqinë shpirtërore që jetojnë brenda jush, në pritje për t’u zbuluar.

Është kjo prani shpirtërore brenda jush që do ta konfirmojë të vërtetën dhe autenticitetin e Mesazhit të Ri të Zotit. Këtu, mendja mund të dyshojë dhe të mundohet me dhuratën dhe sfidën e një Shpalljeje të Re, por zemra juaj do të di. Në këtë nivel më të thellë, nuk do të keni nevojë për bindje, e vërteta do të jetë e dukshme për ju.

A ka folur Zoti përsëri? A është ky Mesazhi që keni kërkuar? Lexojini fjalët e Shpalljes në këtë libër dhe në një nivel të thellë do të dini nëse është e vërtetë, e ndershme dhe e pastër, edhe nëse është e ndryshme nga ajo që besoni aktualisht. Është kjo njohje dhe konfirmin i brendshëm që mund t’ju kujtojë thellësinë dhe fuqinë e lidhjes suaj me Zotin.

Ajo që mbani në duart është një libër Shpalljeje. Fjalët në këtë tekst janë komunikim direkt nga Zoti, të përkthyer në gjuhë njerëzore nga Prania Engjëllore që mbikëqyr këtë botë, dhe pastaj të folura përmes Lajmëtarit të tyre, Marshall Vian Summers.

Mesazhi i Ri nga Zoti është Shpallja më e madhe e dhënë ndonjëherë njerëzimit, e dhënë tani një bote të shkolluar me komunikim botëror dhe ndërgjegje globale në rritje. Nuk është i dhënë për një fis, një komb ose një fe vetëm, por në vend të kësaj për të arritur të gjithë botën, një botë shumë e ndryshme nga bota e lashtë e Lajmëtarëve të kaluar. Kurrë më parë nuk ka pasur një Shpallje Hyjnore të kësaj thellësie dhe madhësie, e dhënë nga Zoti për të gjithë popujt e botës, në jetën e Lajmëtarit.

Në qendër të Mesazhit të Ri është Zëri origjinal i Shpalljes, i cili ka folur të gjitha fjalët e çdo libri të Masazhit të Ri. Kurrë më parë nuk ka qenë i regjistruar Zëri i Shpalljes – Zëri që i foli Lajmëtarëve dhe Profetëve të së kaluarës – në pastërtinë e tij origjinale dhe i bërë i disponueshme për çdo person për të dëgjuar dhe përjetuar për vete. Në këtë mënyrë, Fjala dhe Zëri janë në botë.

Në këtë proces të jashtëzakonshëm Shpalljeje, Prania e Zotit komunikon matanë fjalëve me Asamblenë Engjëllore që mbikëqyr botën. Asambleja pastaj e përkthen këtë komunikim në gjuhë njerëzore dhe flet e gjitha si një përmes Lajmëterit të tyre, të ciit zëri i bëhet mjeti për këtë zë më të madh – Zëri i Shpalljes.

Fjalët e këtij zëri janë regjitruar në format audio, transkriptuar dhe tani janë bërë të disponueshme në tekstet dhe regjistrimet audio të Mesazhit të Ri. Në këtë mënyrë, pastërtia e Mesazhit origjinal të Zotit ruhet dhe i jepet të gjithë njerëzve në botë.

Lajmëtari ka ecur një rrugë të gjatë dhe të vështirë për të sjellë Mesazhin e Ri nga Zoti në botë. Procesi i Shpalljes filloi në 1982 dhe vazhdon deri sot.

Në këtë kohë, Lajmëtari është i angazhuar në përbledhjen e Shpalljeve të folura në më shumë se 3 dekada në një formë tekti finale dhe të plotë. Mesazhi i Ri do të përmbajë në fund gjashtë vëllime dhe ndoshtë më shumë. Çdo vëllim do të përmbajë dy ose më shumë libra, dhe çdo libër do të jetë i organizuar në kapituj dhe vargje. Prandaj, Mesazhi i Ri nga Zoti do të stukturohet në mënyrën e tillë: Vëllim > Libër > Kapitul > Varg.

Zoti ka folur përsëri është Libri i parë në Vëllimin e parë të Mesazhit të Ri nga Zoti. Atëherë, ky tekst përmban fjalët e para të Mesazhit të Ri të Zotit dhe qëndron si libri i parë në librarinë në rritje të Shpalljes së Rë.

Zoti ka folur përsëri përmban 14 Shpallje individuale, të përmbledhura në këtë libër nga Lajmëtari. Më këtë, lexuesi duhet të kuptojë se ky libër nuk është një seri kapitujsh e dorëzuar në rend, por në vend të kësaj është një përmbledhje shpalljesh individuale të dhëna në kohë dhe vende të ndryshme.

Në mënyrë për ta sjellë këtë komunikim të folur në formë të shkruar, korrigjime të lehta tekstuale dhe gramatikore janë bërë nga Lajmëtari. Kjo u kërkua nga Asambleja për të ndihmuar kuptueshmërinë e lexuesit dhe për ta përcjellë Mesazhin sipas normave gramatikore të gjuhës angleze të shkruar.

Në disa raste, Lajmëtari ka futur një fjalë jo origjinalisht të folur në Shpalljen. Në këto raste, fjala e futur do të jetë [në kllapa]. Konsiderojini këto futje në kllapa si klarifikim direkt nga Lajmëtari, të vendosura në tekst nga ai vetëm në mënyrë për të siguruar që paqartësitë në komunikimin e folur nuk shkaktojnë hutim dhe interpretim të gabuar të tekstit.

Në disa raste, Lajmëtari ka hequr një fjalë për të ndihmuar lexueshmërinë e tekstit. Kjo është bërë zakonisht në rastin e disa lidhëzve të caktuar (fjalë si dhe, por) që e bëjnë tekstin të vështirë ose gramatikisht të pasaktë.

Lajmëtari vetëm i ka bërë këto ndryshime të lehta dhe vetëm për ta përcjellë komunikimin e folur origjinalisht me qartësinë më të madhe të mundshme. Asnjë nga kuptimi ose synimi origjinal nuk është ndryshuar.

Teksti i këtij libri është strukturuar nga Lajmëtari në vargje. Çdo varg sinjalizon fillimin ose fundin e një teme të veçantë ose pikë mesazhi të komunikuar nga Burimi.

Struktura në vargje e tekstit e lejon lexuesin për të pasur akses në pasurinë e përmbajtjes dhe ato mesazhe të holla që përndryshe do të humbeshin në paragrafe të gjata teksti që përcjellin tema të ndryshme. Në këtë mënyrë, çdo temë dhe ide e komunikuar nga Burimi i jepet vendin e vet, duke e lejuar që të flasë që nga faqja drejtpërdrejt tek lexuesi. Lajmëtari e ka përcaktuar se strukturimi i tekstit në vargje është mënyra më efektive dhe besnike për të sjellë shpalljet e folura origjinalisht të Mesazhit të Ri.

Përcjellja e këtij teksti është sipas vullnetit dhe synimit të Lajmëtarit. Këtu jemi të privilegjuar të dëshmojmë procesin e përmbledhjes të ndërmarrë nga Lajmëtari, në kohën e tij, nga duart e tij. Kjo qëndron në kontrast me faktin që traditat e mëdha të mëparshme nuk u vunë në formë të shkruar nga Lajmëtarët e tyre, duke i lënë Shpalljet origjinale të prekshme ndaj ndryshimit dhe korrupsionit me kalimin e kohës.

Këtu Lajmëtari i vulos në pastërti tekstet e Masazhit të Ri, dhe jau jap juve, botës dhe të gjithë njerëzve në të ardhmen. Nëse ky libër është i hapur sot ose 500 vjet më pas, komunikimi origjinal i Zotit do të flasë nga këto faqe me të njëjtin intimitet, pastërti dhe fuqi si në ditën kur u fol.

Zoti ka folur përsëri është fillimi i një komunikimi të gjallë nga Zoti tek njerëzimi. Kapitujt e këtij libri janë si frymëmarrje në këtë komunikim. Ketu, Zoti po e thërret njerëzimi; duke thirrur nëpër botë në çdo komb, kultur dhe komunitet fetar; duke thirrur nëpër sallat e qeverisë dhe fesë; duke thirrur vendet më të errëta ku vuajtja e brendshme dhe privimi fizik janë më të thella; duke thirrur për fuqinë shpirtërore të njerëzimit që të dalë dhe që njerëzimi të bashkohet dhe të bashkëpunojë mjaftueshmërisht për t’u përgatitur për sfidat e mëdha përpara.

Mrekullisht, e keni gjetur Mesazhin e Ri nga Zoti, ose ju ka gjetur. Nuk është rastësi që ky është rasti. Zoti tani pë thërret nëpër botë, dhe kjo thirrje ju ka gjetur.

Këtu hapet kapitulli tjetër në misterin e jetës suaj dhe të pranisë suaj në botë në këtë kohë. Kjo dërë hapet para jush. Keni nevojë thjesht për të hyrë për të filluar.

Ndërsa hyni më thellë në Shpalljen, impakti mbi jetën tuaj do të rritet, duke sjellë një përvojë më të madhe qartësie, sigurie të brendshme dhe drejtimi të vërtetë në jetën tuaj. Me kalimin e kohës, pyetjet tuaja do të kenë përgjigje ndërsa gjeni liri në rritje nga vetë-dyshimi, konflikti i brendshëm dhe kufizimet e së kaluarës. Kjo është Fuqia e Qiellit që po ju flet drejtpërdrejt, duke ju zbuluar jetën më të madhe që ishit gjithmonë të destinuar për të jetuar.

New Knowledge Library